Lajme
Afera për tokën e helmuar vetëm për marketing politik
Këto komente i bëri Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës duke adresuar një varg akuzash në adresë të Ministrisë së Bujqësisë
FSBK-ja ka reaguar duke shprehur pakënaqësinë dhe mospajtimin e tyre, me nivelin dhe formën e mbështetjeve që Ministria e Bujqësisë i ofron bujqve të Kosovës.
Kryetar i FSBK-së, Tahir Tahiri, ka deklaruar se mostransparenca e Ministrisë së Bujqësisë përball FSBK-së dhe opinionit dhe mos përfillja totale e kërkesave të arsyeshme, drejtuar Qeverisë dhe MBPZHR-së nga kjo organizatë, ka krijuar pakënaqësi të madhe te bujqit.
Po ashtu, sipas tij, mbështetja dhe subvencionimi për bujqit e Kosovës po keqpërdorën, pasi që po i jepen atyre që nuk kanë nevojë e të cilët mund të veprojnë edhe pa mbështetje. Tahiri, ka thënë se MBPZHR ka vënë kritere, të cilat nuk mund t’i plotësojnë as 30 për qind e bujqve.
FSBK-ja, ka paralajmëron protesta në rast se nuk dëgjohet zëri i tyre dhe Qeveria nuk ofron dialog për të biseduar për probleme të shumta me të cilat ballafaqohen bujqit. Sipas FSBK, Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka sajuar aferën për tokën e helmuar, me qëllim që t’i japin vetës hapësirë nëpër media dhe për të bërë marketing politik.
Por, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, i ka hedhur poshtë këto akuza.
Ai iu përgjigjur akuzave të FSBK-së ka pohuar se adresimi i akuzave të tilla është i pa kuptimtë dhe se se po bëhet nga një person i cili shfrytëzon gjithçka për të sulmuar, me një gjuhë politike dhe aspak profesionale, raportojnë mediat kosovare. Sipas tij, ky është edhe një rast që dëshmon se Tahiri, nuk u shërben interesave të fermerëve.
Kjo, sipas Behramajt, është edhe një tentative e radhës për t’u faktorizuar, sepse si përfaqësues të fermerëve nuk e njohin as vet fermerët, të cilëve përderisa u ka referuar raportit të fundit për ndotjen e tokës bujqësore, nuk ka pasur asnjë aktivitet për t’u dalë në mbrojtje fermerëve për këtë çështje.
Behramaj, i quajti të paqëndrueshme akuzat se subvencionet po ndahen në mënyrë politike. Ai ka thënë se janë në dijeni për pakënaqësitë sa i përket kritereve dhe se kjo është normale, por se projektet e Ministrisë së Bujqësisë, janë projekte zhvillimore më shumë se sa projekte sociale.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë














