Lajme
Aktakuzë kundër Astrit Haraqisë dhe Valton Beqirit
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër ish ministrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, pasi që dyshohet se dy ish ministrat kanë shpërdoruar detyrën zyrtare.
Sipas aktakuzës i pandehuri Astrit Haraqija, në kohën kur e ushtronte funksionin e ministrit, ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.
Vepra e parë ka të bëjë me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Concordia Pictures”, me ç’rast i pandehuri Haraqija, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 188.00,00€. Ndërkaq, vepra e dytë penale ka të bëjë gjithashtu me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Morina Films”, me ç’rast i pandehuri Haraqija, sërish duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 100.000.00€.
Sipas aktakuzës i pandehuri Valton Beqiri ngarkohet për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit. I pandehuri në kohën derisa ushtronte funksionin e ministrit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke tejkaluar autorizimet edhe pse ka pasur dijeni se kontrata që kishte lidhur ministri i mëparshëm Haraqija, ishte e kundërligjshme, ka lidhur aneks kontratën me kompaninë “Morina Films”, duke dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 100.000.00€.
Me të njëjtën akt aktakuzë, për kryerjen e veprës penale të mashtrimit në detyrë nga neni 341 par.3 lidhur me par 1 të KPK-së, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ngarkoi edhe pronarët e dy kompanive të lartcekura, të pandehurit Nehat Fejzën dhe Armond Morinën, raporton Koha.
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












