Kinema

Aktori shqiptar, pjesë e serisë ‘City on a Hill’

“City on a Hill” është një prej serive më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me protagonist kryesor Kevin Bacon dhe producentë ekzekutivë Ben Affleck dhe Matt Damon, transmeton albinfo.ch.

Në një episod të kësaj serie do të shfaqet edhe aktori shqiptar Marko Caka.

Në disa postime në rrjetet e tij sociale, Caka publikoi foto nga xhirimet, si dhe shprehu kënaqësinë dhe nderin për të punuar pranë një aktori si Kevin Bacon.