Lajme
Arrestime në Luginë të Preshevës
Janë bërë të paktën tetë bastistje në Bujanovc, Tërnoc dhe Breznicë. Në mesin e të arrestuarve është dhe përkthyesi i OSBE-së
Janë arrestuar gjashtë shqiptarë në Luginë të Preshevës, të cilët, sipas mediave serbe, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë.
Duke cituar burime të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, mediat në Beograd shkruajnë se aksioni po vazhdon.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka informacione se për çka bëhet fjalë.
Ai ndërkohë i ka thënë B92 se po bastisen shtëpi shqiptarësh në Tërnoc e lokalitete të tjera dhe se janë arrestuar shumë veta.
Janë bërë të paktën tetë bastistje në Bujanovc, Tërnoc dhe Breznicë. Thuhet se në mesin e të arrestuarve është dhe përkthyesi i OSBE-së.
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori














