Teatër
Artistja shqiptare në Angli: Artistët mbesin të izoluar nga mosliberalizimi i vizave
Artistja shqiptare, Alketa Xhafa Mripa, e cila prej vitesh jeton në Angli, në një intervistë ka shpalosur rrugëtimin e saj në art që nga fillimet, arsyet pse në artin e saj trajton tema me rëndësi shoqërore, por pa lënë anash edhe sukseset e shumta që ka pasur gjatë vitit që lamë pas.
Artistja njihet për angazhimin e saj publik, për të sjellë ndryshime sociale në shoqëri, përmes veprave artistike.
“Frymëzimi im për të trajtuar tema që më prekin nga një sens individual e kolektiv vjen çdo herë nga jeta e përditshme: gjëra që më nxisin, që më ngacmojnë, tema që nuk fliten e rikrijojnë padrejtësi ndaj komuniteteve të ndryshme, shpesh të margjinalizuara e të heshtura nga politikat shoqërore. Arsyeja çdo herë mbetet e njëjtë, për t’i zbuluar konfliktet e brendshme e të përjetuara në shoqëri, për ta transformuar me fuqinë e artit një element të heshtur e të padukshëm të cilin arti e bën më së miri, e zhvendos në një nivel të ri dhe kontribuon në pjesëmarrje, vetëdije e qasje kolektive ndaj trajtimit të problemit. Unë e kam kuptuar dhe përjetuar si artiste por edhe si qytetare aktive, rëndësinë që arti dhe artistët kanë për t’i luftuar e triumfuar padrejtësitë”, shprehet ajo për Kultplus.
Sa i përket dallimit të aritit nga Anglia me atë kosovar, Alketa është shprehur se dallimet janë të dukshme nganjëherë krahasimi mund të jetë banal sepse në Kosovë mungon shumë mbështetja institucionale për artistët por edhe hapësirat ku arti gjen më shumë rrugë e kanale për t’u zhvilluar. Njëkohësisht artistët në Kosovë mbesin jashtëzakonisht të izoluar nga politikat e regjimit me viza, qasja në programe e fonde ndërkombëtare pothuajse nuk ekziston. Por kjo nuk ka pamundësuar që arti që zhvillohet në Kosovë të mos ketë dimensione të artit që zhvillohet në Londër, ka thënë ajo. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














