Lajme
Austria vendosi të miratojë vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç
Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me efektshmërinë e saj, Austria ka vendosur të pranojë trendin e pothuajse të gjithë fqinjëve të saj në aplikimit të vaksinës AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Kryesuesja e Bordit të Vaksinimit të Austrisë, Ursula Wiedermann-Schmidt, ka thënë se do të kërkojë nga ministri i Shëndetësisë, Rudolph Anschober, që të miratojë vaksinën AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç këtë javë, në një intervistë për ZIB 1.
Miratimi vjen pavarësisht shqetësimeve për efektshmërinë e vaksinës. Disa vende të tjera evropiane nuk kanë rekomanduar që vaksina të aplikohet te njerëzit mbi 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Suedinë. Zvicra fqinje ka refuzuar të miratojë plotësisht vaksinën – dhe tani po mendon të shesë 5.3 milionë doza që ka blerë tashmë.
Ka pasur edhe rezistencë ndaj vaksinës nga ata që presin vaksinimin në Austri. Dy javë më parë, rreth 500 persona në spitalin AKH të Vjenës nënshkruan një peticion, duke thënë se ata nuk dëshironin të merrnin vaksinën AstraZeneca.
Kronen Zeitung e raportoi atë si një “trazirë vaksinimi”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën