Lajme
Bankat zvicerane po rrisin ndjeshëm normat e interesit të hipotekave
Nëse dëshironi të blini një pronë në të ardhmen e afërt, mund të mendoni dy herë: bankat zvicerane po rrisin ndjeshëm normat e interesit për hipotekat me normë fikse, njofton albinfo.ch.
Për shembull, sipas Tages-Anzeiger, normat e interesit për një hipotekë pesëvjeçare në Luzerner Kantonalbank u rritën me 0.19 përqind në 1.4 përqind; hipoteka shtatëvjeçare me normë fikse në të njëjtën bankë tani kushton 1.51 në vend të 1.4 për qind.
Tendenca është e njëjtë edhe në bankat e tjera: Raiffeisenbank ngarkon 1.84 për qind për një hipotekë 10-vjeçare me normë fikse; Credit Suisse 1.77 për qind dhe Zürcher Kantonalbank 1.7 për qind.
Për krahasim, në fillim të vitit 2021, një hipotekë 10-vjeçare kushtonte 1.1 për qind. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s












