Lajme

Bëhet virale videoja e kuajve që shijojnë borën

Kuajt nuk janë shqetësuar rreth pasojave të borës dhe temperaturave të ulëta, por kanë gjetur kohë që ta shijojnë atë.

Bora që ra në Nova Scotia të Kanadasë, u shijua më së shumti nga një grumbuj kuajsh. Të paktën kështu u pa në një xhirim, ku kuajt e shijojnë atë duke vrapuar.

Ata gjenden në një shkollë kalërimi, derisa mediat ndërkombëtarë shkruajnë se kuajt “nuk dëshironin të ktheheshin në stallë”.

Në Nova Scotia ka rënë një borë e madhe, duke i detyruar autoritetet të ndërprejnë procesin mësimor dhe disa shërbime të tjera.