Kosova
Borell: Normalizimi i marrëdhënieve është vendimtar për rrugën e Kosovës drejt BE-së
Normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin është vendimtar për rrugën evropiane të Prishtinës.
Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Borell tha se ka diskutuar me Kurtin për propozimin evropian dhe theksoi se do të jetë në Bruksel kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 27 shkurt.
“Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, shkroi Josep Borell në Twitter pas takimit me Kurtin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











