Kosova
Borrellit e Lajçakut u kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës dhe hetim i plotë për sulmin në Banjskë
Bëhet e ditur se 13 kryesues të komiteteve për punë të jashtme nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që t’i largojnë të gjitha masat negative ndaj Kosovës dhe të bëhet një hetim i plotë për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar për këtë kërkesë që u është bërë Borrellit e Lajçakut dhe u është thënë që këto veprime të ndërmerren në Samitin BE – Ballkan Perëndimor, që mbahet sot.
“Sot 13 kryesues të komiteteve parlamentare nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut që të njoftojnë në Samitin BE – Ballkan Perëndimor: fundin e gjitha masave negative ndaj Kosovës dhe hetimin e plotë ndaj sulmit në Banjskë dhe të publikojnë rezultatet”, ka shkruar Kearns në platformën “X”. “Kanë kaluar dy muaj që kur militantët e armatosur rëndë të udhëhequr nga ish nënkryetari i Listët Serbe, Milan Radoiçiq, vranë një rreshter policor kosovar dhe u futën në Banjskë. Sasia dhe lloji i armëve sugjeron për mbështetje nga shteti serb. Ne kemi nevojë për një hetim zyrtar me rezultate publike”.
Kearns ka bërë thirrje që Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë që të përballet me drejtësinë.
“Milan Radoiçiq ka pranuar sulmin. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjyq. Nuk ka asnjë justifikim për Serbinë që ta mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre. Faleminderit kryesuesve që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për t’i bërë thirrje BE-së që më në fund të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja po mungojnë”, ka shkruar Kearns.
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku Kërkuesit e diellit që shkojnë në jug do të kenë nevojë gjithashtu për durim këtë të...
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave
-
Mbyllet tuneli Gotthard si pasojë e një aksidenti: Pritjet si pasojë e kolonës, deri në një orë