Lajme
Bosnjë, 20 vjetë më vonë
Në Sarajevë, të premten shënohet 20-vjetori i rrethimit të qytetit nga forcat serbe të Bosnjës
Në qendër të Sarajevës janë vendosur 11,541 karrige, aq sa edhe numri zyrtar i sarajevasve të vrarë gjatë luftës.
Në një gjatësi prej 800 metrash, karriget e kuqe janë vendosur në 825 rende përgjatë rrugës “Marshalli Tito” deri te xhamia e Ali Pashës.
“’Linja e Kuqe e Sarajevës’ është një projekt i veçantë, njëri nga ata që shënon historinë kulturore të një vendi. Me këtë shënohet artistikisht humbja e jetëve të njerëzve gjatë rrethimit të Sarajevës më 1992-1996”, ka bërë të ditur Qendra “EastWest”, e cila, së bashku me Administratën e qytetit të Sarajevës, është producente e projektit, transmeton REL.
Midis karrigeve janë vendosur 643 të tjera më të vogla, të cilat simbolizojnë numrin e fëmijëve të vrarë në Sarajevë. Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët anash tyre, duke vendosur lule në to.
Në të dyja anët mund të shihen edhe ekspozita të fotografive, që paraqesin qytetin gjatë rrethimit.
Keystone
Periudha e rrethimit të Sarajevës ka zgjatur gati katër vjet. Ka nisur më 5 prill, 1992, kur ushtria serbe ka marrë kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit, ndërsa ka përfunduar më 29 shkurt të vitit 1996, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.
Gjatë bllokadës prej 1,425 ditësh, në kodrat përreth qytetit ishte vendosur artileria e Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila hidhte mbi 300 granata në ditë. Rreth 380,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ujë ose ngrohje.
Mbi 35 mijë ndërtesa, përfshirë spitale, objekte kulturore e fetare, ura, thuhet të jenë shkatërruar plotësisht.
Rrethimi i qytetit shkaktoi luftën në Bosnjë, ku mbi 100,000 njerëz janë vrarë dhe mbi 2.2 milionë të tjerë kanë lënë shtëpitë e tyre. Tmerri më i keq i luftës vlerësohet të jetë Masakra e Srebrenicës, në të cilën forcat serbe kanë vrarë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë. Ngjarja njihet si gjenocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Pos “Linjës së Kuqe të Sarajevës”, qyteti sot organizon edhe konferencën me titull “Mediat në luftë dhe në paqe”. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për “të vërtetat, gënjeshtrat dhe propagandën” që kanë sjellë raportet e luftës, por edhe për mësimet që duhen nxjerrë nga ajo periudhë.
Keystone
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












