Lajme

Botë: Mbi 10.5 milionë raste me koronavirus

Më shumë se 10.5 milionë raste janë konfirmuar me koronavirus në gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Bazuar në të dhënat aktuale, më shumë se 512 mijë persona kanë vdekur në 188 shtete e rajone.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me 2.6 milionë raste të regjistruara e 127 mijë të vdekur. Pas SHBA-së është Brazili, i ndjekur nga Britania e Madhe, Italia e Franca.