Kosova
BQK publikon statistikat financiare, remitencat dhe tregtinë e mallrave për muajin gusht
BQK sipas kalendarit të publikimeve publikoi statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin gusht 2023; https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/). Njëkohësisht u publikuan remitencat për muajin korrik dhe ato preliminare për gusht 2023.
Ndërmjetësit e tjerë financiarë
Asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë në fund të muajit gusht 2023 janë rritur për 20.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 475.9 milionë euro. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e aseteve në formë të depozitave në banka komerciale për 9.1 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë të cilat përbëjnë 70.2% të gjithsej aseteve.
Kreditë bruto të ndërmjetëseve të tjerë financiarë shënuan vlerën për rreth 334.2 milionë euro në gusht 2023, rritje kjo për 5.6 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.
Kreditë ndaj ekonomive familjare në gusht 2023 përfaqësojnë 62.5% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.
Kompanitë e sigurimeve
Asetet e kompanive të sigurimit në gusht 2023 kanë vlerën 295.9 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 0.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbëjnë 46.0% letrat me vlerë dhe asetet e tjera përbëjnë 27.6 % të aseteve, ndërsa risigurimet e përbëjnë 15.3 % të gjithsej aseteve.
Fondet pensionale:
Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 2.78 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 75.9% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në gusht 2023 ka arritur në 1.98 miliard euro, duke shënuar rënie për 10.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Remitencat
Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro. Remitencat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70% e gjithsej remitencave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%.
Sipas vlerësimeve preliminare, remitencat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 42%, kanalet e tjera 40%, ndërsa përmes bankave 19%. Për me gjerësisht publikimin mund ta gjeni në linkun në vijim: 31 Remittances-by channel.xls (live.com)
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime Moti i keq shkaktoi devijime, anulime dhe vonesa të shumta, ndërsa dhjetëra pasagjerë mbetën të bllokuar... -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Zvicra regjistron qershorin e tretë më të nxehtë











