Lajme
Britania dhe SHBA akuzojnë Rusinë se ka shkrepur një lloj rakete në hapësirë
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë akuzuar Rusinë se ka shkrepur një lloj rakete nga një satelit në hapësirë, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Përmes një deklarate, kreu i drejtorisë hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, Harvey Smyth tha se Rusia ka lwshuar njw predhw me karakteristikat e njw arme.
“Ne jemi të shqetësuar nga mënyra me të cilën Rusia testoi një nga satelitët e saj duke lëshuar një predhë me karakteristikat e një arme”, ka thwnw ai.
Deklarata tha se veprime si kjo “kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës”.
SHBA-ja edhe më parë ka ngritur shqetësime për këtë satelit rus.
Në deklaratën e tij, Smyth, gjithashtu tha se veprime si këto “rrezikojnë të shkaktojnë mbeturina që mund të përbëjnë një kërcënim për satelitët dhe sistemet hapësinore nga të cilat varet bota”.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të shmangë çdo testim të mëtejshëm. Ne gjithashtu i kërkojmë Rusisë të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë në drejtim të një sjelljeje të përgjegjshme në hapësirë”, tha Smyth.
SHBA-ja tha se sistemi satelitor rus ishte i njëjti, për të cilin kishte ngritur shqetësime në vitin 2018, si dhe në fillim të këtij viti, kur ai bëri një manovrim afër një satelit amerikan.
Për incidentin e fundit, gjenerali, Jay Raymond, i cili kryeson komandën hapësinore amerikane, tha se kishte prova “që Rusia kreu një provë të një arme anti-satelitore me bazë hapësinore”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?