Bota
Cilat shtete shpenzojnë më shumë për udhëtime
Evropianët nuk hezitojnë të shpenzojnë për udhëtime, por qytetarët e Luksemburgut ndodhen në vendin e parë
Qytetarët e Luksemburgut shpenzojnë më së shumti në udhëtime, mesatarisht 740 euro për person, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, sipas sondazhit të Eurostat. Ata ndiqen nga qytetarët e Austrisë që shpenzojnë rreth 610 euro gjatë udhëtimit të pushimeve, të ndjekur nga qytetarët e Maltës që i shpenzojnë mesatarisht 590 euro për udhëtime. Rumunët dhe letonezët shpenzojnë rreth 116 euro për udhëtime, pasuar nga qytetarët e Republikës Çeke dhe të Hungarisë, midis 120 dhe 130 euro. Të dhënat e Eurostatit tregojnë se ndërmjet 200 dhe 300 euro për person për udhëtime i harxhojnë qytetarët e Suedisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Kroacisë dhe Greqisë dhe midis 300 dhe 400 euro në Danimarkë, Francë, Itali, Holandë dhe Finlandë. Më shumë se 400 euro shpenzohen nga gjermanët, irlandezët, qipriotët dhe mbi 500 euro shpenzohen nga belgët dhe banorët e Maltës, mbi 600 austriakët dhe banorët e Luksemburgut. Mesatarisht në BE shpenzohen 320 euro për udhëtime, sipas Eurostat.
Zviceranët i duan udhëtimet
Më shumë se 80 për qind e shtetasve zviceranë marrin një udhëtim privat prej tre ose më shumë netësh, së paku një herë në vit. Ky është rezultat i një studimi nga “Allianz Global Assistance Switzerland”. Ata nuk hezitojnë të shpenzojnë për udhëtime, duke u kushtuar shumë rëndësi udhëtimeve jashtë vendit.
Po gjermanët?
Gjermanët kanë një rekord prej 88 miliardë euro për pushime dhe udhëtime, sipas të dhënave të paraqitura në Panairin e Turizmit në Berlin, për vitin e kaluar. Terrorizmi nuk ka ndikuar për përcaktimin e vendit dhe nuk ka ndikuar në përzgjedhjen e destinacionit. Vetëm 38 për qind e gjermanëve kanë thënë se e kanë cilësuar si problem global, në mënyrë që vitin e kaluar gjermanët vizituan Turqinë me 23 për qind më pak se në vitin 2015, dhe në Afrikën e Veriut madje ka pasur 29 për qind më pak turistë gjermanë. Interesimi i gjermanëve për pushime në Francë gjithashtu është ulur ndjeshëm.
As shqiptarët nuk ‘heqin keq’
500 milionë euro është shuma që shtetasit e Shqipërisë kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit për 6 muaj. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në bilancin e pagesave, tregojnë se paratë e shpenzuara jashtë u rritën 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 26 milionë euro më shumë. Në bilancin e pagesave, ku përmendet dhe bilanci i udhëtimeve, rezulton se të huajt kanë shpenzuar 640 milionë euro në Shqipëri. Krahasuar me një vit më parë, flukset hyrëse u rritën me 7.7%, pra me ritme më të shpejta se shpenzimet jashtë. Deri dy vjet më parë shqiptarët shpenzonin jashtë më tepër nga sa sillnin të huajt në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













