Ambasada amerikane mirëpret marrëveshjen e arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt

Ambasada amerikane në Kosovë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt, përcjell albinfo.ch.

Një zëdhënës i ambasadës ka thënë se ndryshimet që prekin komunitetin serb duhet të bëhen duke i konsultuar dhe duke marrë miratimin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin njoftimin për marrëveshjen e arritur lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne përgëzojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjithë. Çdo ndryshim që prek komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me miratimin e komunitetit serb të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka negociuar një marrëveshje me Bashkimin Evropian për mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet, nga të cilët do të prekej komuniteti serb në Kosovë.

Pas kësaj Qeveria e Kosovës ra dakord që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet të lëshuara nga Serbia për një periudhë 12-mujore.

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Edhe pse jeta në Zvicër konsiderohet përgjithësisht e qetë dhe e rregullt, konfliktet mes fqinjëve nuk mungojnë. Sipas një studimi të ri nga platforma e pasurive të paluajtshme Immoscout24, rreth 15 për qind e banorëve përjetojnë shpesh ose shumë shpesh mosmarrëveshje me fqinjët e tyre, përcjell albinfo.ch.

Studimi tregon se shkaku më i zakonshëm i këtyre konflikteve është zhurma, e përmendur nga 45 për qind e të anketuarve. Pas saj vijnë çështje të tjera të përditshme, si përdorimi i lavanderive të përbashkëta (18 për qind), duhani (17 për qind) dhe papastërtia apo mbeturinat në hapësirat e përbashkëta (16 për qind).

Ndërkohë, tema si kopshtaria apo organizimi i skarave (barbecue) rezultojnë të kenë shumë më pak potencial për të shkaktuar konflikte mes fqinjëve.

Gjetjet e studimit tregojnë se edhe në një vend të njohur për rend dhe disiplinë si Zvicra, bashkëjetesa në komunitet mbetet një sfidë për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. /Albinfo.ch

Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar

Kompania ajrore Swiss International Air Lines (SWISS) ka nisur një ofertë të re për stafin e saj të kabinës, duke ofruar stimuj financiarë për ata që zgjedhin të largohen vullnetarisht ose të marrin një pauzë të përkohshme nga puna, transmeton albinfo.ch.

Që nga e premtja e kaluar, stjuardesat dhe stjuardët që vendosin të ndërpresin kontratën e tyre deri më 30 prill do të përfitojnë një bonus deri në 15,000 franga zvicerane, në varësi të nivelit të punësimit. Kushti kryesor është që largimi nga kompania të realizohet jo më vonë se fundi i gushtit 2026.

Përveç kësaj, SWISS ofron edhe mundësinë e kalimit në një kontratë të ashtuquajtur “pasive” (dormant), me kohëzgjatje minimale prej një viti, e cila u garanton punonjësve rikthimin në punë pas përfundimit të pauzës. Një bonus proporcional do të aplikohet edhe për ata që zgjedhin modelin “Study & Fly”, i cili u mundëson punonjësve të ndjekin studimet duke punuar me orar të reduktuar.

Oferta u drejtohet rreth 4,000 anëtarëve të ekuipazhit të kabinës me bazë në Cyrih. Sipas zëdhënëses së kompanisë, edhe më parë janë ofruar mundësi vullnetare si pushime pa pagesë apo ndërprerje individuale, të cilat janë shfrytëzuar nga shumë punonjës në përputhje me nevojat e tyre personale.

Megjithatë, kompania thekson se nuk ka në plan pushime nga puna. Sipas saj, reduktimi i stafit pritet të arrihet përmes këtyre masave vullnetare, ndërsa largimet e detyruara mbeten opsioni i fundit.

Aktualisht, SWISS vlerëson se deri në 300 anëtarë të ekuipazhit janë të tepërt në disa periudha të vitit, për shkak të ndryshimeve në oraret e fluturimeve, sezonalitetit dhe zhvillimeve operative. Kompania pret që kjo situatë të stabilizohet gradualisht dhe të rikthehet në normalitet deri në fillim të vitit 2027.

Një nga arsyet kryesore të kësaj gjendjeje lidhet me problemet e vazhdueshme me motorët e avionëve dhe mungesën e pilotëve, çka ka detyruar kompaninë të reduktojë numrin e fluturimeve dhe të mos angazhojë plotësisht stafin ekzistues.

Ndërkohë, kompania bën të ditur se është ende herët për të vlerësuar reagimin e punonjësve ndaj kësaj oferte, e cila është bërë publike vetëm pak ditë më parë./Albinfo.ch

Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s

I riu shqiptar me prejardhje nga Kosova, Blendi Krasniqi, është zgjedhur asambleist në kuvendin komunal të qytetit Nidda, në Hesse të Germany, shkruan albinfo.de.

Krasniqi, i lindur në vitin 2000 dhe i rritur në këtë qytet, vjen nga një familje shqiptare që ka emigruar në Gjermani në vitet ’90. Ai është më i riu nga tre vëllezër dhe ka ndjekur shkollimin fillor dhe të mesëm në Nidda.

Aktualisht, ai vazhdon studimet në University of Giessen në drejtimin “Menaxhment për media”, ndërsa njëkohësisht është angazhuar aktivisht në jetën politike dhe shoqërore.

Blendi Krasniqi është pjesë e Partisë Socialdemokrate (SPD), ku ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme në strukturat rinore dhe lokale. Ai është anëtar i kryesisë së SPD-së në qarkun Wetterau, nënkryetar i degës së partisë në Nidda, si dhe përfaqësues në strukturat rajonale të të rinjve (Jusos) në Hessenin jugor.

Përveç angazhimit politik, Krasniqi është dalluar edhe në aktivitete kulturore, sociale dhe organizime ndërkombëtare, përfshirë pjesëmarrjen në iniciativa që lidhin të rinjtë nga Gjermania dhe Kosova.

Zgjedhja e tij si asambleist në qytetin e Nidda-s konsiderohet një arritje e rëndësishme për përfaqësimin e të rinjve dhe të komunitetit shqiptar në nivel lokal në Gjermani.

Pas zgjedhjes, ai është shprehur mirënjohës për besimin e marrë nga qytetarët, duke premtuar angazhim dhe përkushtim gjatë mandatit të tij në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të qytetit./Albinfo.de

KE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian, shkruan albinfo.ch.

Gjatë debatit që është zhvilluar për Raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare.

“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian e ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai.

Gjatë diskutimit në Parlamentin Evropian është shprehur keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik me të cilin u përball vendi gjatë gjithë vitit 2025.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se paraliza politike në të cilin ishte Kosova kishte pasoja edhe në procesin reformues.

“Është për të ardhur keq që pasiguria dhe ngërçi politik kanë ngadalësuar ndjeshëm reformat e nevojshme që Bashkimi Evropian pret nga aplikantët, të cilat janë gjithashtu qartësisht jetike për vetë vendin. Ka qartësisht fusha në të cilat Kosova ka bërë regres të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar”, tha raportuesi Terras.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat kishin të bënin me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

Atëbotë pati edhe përplasje mes protestuesve serbë me forcat e sigurisë, përfshirë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian është përmendur edhe marrëveshja për zbatimin e Ligjit për të huajt.

“Fundjavën e kaluar në Prishtinë, falë lehtësimit të BE-së, u gjet një rrugë përpara për zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë. Ne i mirëpresim hapat e ndërmarrë nga Kosova në lidhje me ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të vazhdojnë të banojnë, studiojnë dhe punojnë në Kosovë ligjërisht, sipas ligjit të Kosovës”, deklaroi Anne Kempainen nga Shërbimi i Jashtëm Evropian.

Sipas përfaqësuesve evropianë, kjo marrëveshje është edhe një dëshmi se dialogu sjell rezultate.

Më 14 mars, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.

Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.

Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.

Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia.

Two.jobs sjell inovacion në rekrutimin përmes rrjeteve sociale në festivalin “HR Festival Europe 2026”

Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e burimeve njerëzore dhe inovacionit në tregun e punës, që do të mbahet më 24–25 mars 2026 në Zürich, platforma two.jobs do të prezantohet me një input-referat në Talent Management Stage, më 25 mars, nga ora 13:00–13:30, duke sjellë në fokus praktikat më bashkëkohore të rekrutimit digjital.

Në këtë kontekst, two.jobs është konsoliduar si një nga ofruesit kryesorë në fushën e Social Media Recruiting, duke zhvilluar metoda inovative që gjenerojnë shtrirje cilësore për vendet e lira të punës dhe arrijnë në mënyrë të synuar tek kandidatët pasivë, një segment me potencial të lartë në tregun e punës.

Prezantimi me titull “Më shumë dukshmëri dhe një përvojë optimale për kandidatët për rekrutime të suksesshme” trajton mënyrën se si ndërthuren strategjitë e dukshmërisë në rrjete sociale me optimizimin e përvojës së kandidatit, duke krijuar një proces rekrutimi më efikas dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

“Rekrutimi sot nuk ka të bëjë vetëm me publikimin e një vendi pune, por me krijimin e një përvoje të plotë për kandidatin. Vetëm duke kombinuar dukshmërinë e duhur me një ‘candidate journey’ të menduar mirë, mund të arrijmë tek talentet që realisht bëjnë diferencën,” thekson Kristian Oroshi, themelues i two.jobs.

Falë bashkëpunimeve strategjike me platforma si Google for Jobs, Join dhe platforma të tjera të punësimit, shpalljet e punës fitojnë dukshmëri të zgjeruar edhe për kandidatët aktivë, duke krijuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse në tregun e punës.

Ky prezantim synon të ofrojë qasje praktike për ndërtimin e një procesi të qëndrueshëm rekrutimi – nga kontakti i parë deri te aplikimi i suksesshëm, duke e kthyer rekrutimin në një proces strategjik dhe të orientuar drejt rezultateve.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni informacione plotësuese rreth festivalit dhe biletave: Mehr Sichtbarkeit & eine optimale Kandidatenreise für erfolgreiche Besetzungen – HR Festival europe

Ngjarja pritet të tërheqë interes të veçantë nga profesionistët e burimeve njerëzore dhe menaxhimit të talenteve në nivel evropian.

Për albinfo.ch Luljeta Ademi 

 

Komedia “Ne dhe Ata” prezantohet për publikun shqiptar në Winterthur dhe Bernë

Më 28 dhe 29 mars 2026 do të shfaqet comedy show “Ne dhe Ata”, me skenar dhe regji nga Ben Apolloni dhe interpretim nga Dan Morina, i shoqëruar nga Flutur Bytyqi (piano) dhe Bexhet Sallai (kitarë).

Shfaqjet do të mbahen më 28 mars në Winterthur (ora 19:00) dhe më 29 mars në Bernë, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës (ora 15:00).

Hyrja është e lirë.

 

Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar

Ambasada e Francës në Kosovë dhe Ambasada e Kosovës në Francë kanë uruar publikisht ekipin e filmit francez “Two People Exchanging Saliva” për suksesin e arritur në ceremoninë prestigjioze Academy Awards 2026, transmeton albinfo.ch.

Filmi është vlerësuar me çmimin Oscar për filmin më të mirë të shkurtër (Live Action Short Film), duke u cilësuar si një vepër origjinale dhe e guximshme që ka tërhequr vëmendjen e jurisë ndërkombëtare.

Në mesazhin e tyre, ambasadat kanë vlerësuar veçanërisht interpretimin e aktores franko-kosovare Luana Bajrami, e cila është pjesë e këtij projekti fitues.

Sipas tyre, suksesi i këtij filmi dhe roli i Bajramit përbëjnë një dëshmi të qartë të talentit që artistët me origjinë nga Kosova po shfaqin gjithnjë e më shumë në skenën ndërkombëtare të filmit.

“Një vlerësim i jashtëzakonshëm për këtë vepër origjinale dhe të guximshme”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e këtij çmimi për industrinë kinematografike.

Ky sukses shënon një tjetër arritje për artistët shqiptarë në arenën globale, duke forcuar prezencën e tyre në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe duke promovuar talentin kosovar përtej kufijve./ Albinfo.ch 

Gjermania drejt ashpërsimit të rregullave për shtetësi?

Partia gjermane në pushtet, Christian Democratic Union (CDU), ka prezantuar disa propozime të reja që mund të ndikojnë ndjeshëm në procesin e marrjes së shtetësisë në Gjermani. 

Gjatë një kongresi të mbajtur në Stuttgart, përfaqësues të kësaj partie kanë sinjalizuar një qasje më të ashpër ndaj politikave të migracionit dhe integrimit, duke kërkuar rikthimin e disa rregullave më të rrepta që kanë qenë në fuqi më parë.

Një nga ndryshimet kryesore të propozuara është rritja e kohës minimale të qëndrimit për aplikim për shtetësi. Sipas këtij propozimi, aplikantët do të duhet të jetojnë në Gjermani për 8 vite, në vend të 5 viteve që parashikon aktualisht reforma më e fundit.

Po ashtu, një tjetër fokus i rëndësishëm është forcimi i kontrollit mbi integrimin dhe vlerat demokratike. Autoritetet pritet të jenë më rigoroze në vlerësimin e qëndrimeve dhe angazhimit të aplikantëve ndaj rendit kushtetues dhe parimeve të shtetit gjerman.

Në vëmendje të veçantë janë vendosur edhe certifikatat e gjuhës, pas disa rasteve të raportuara me dokumente të falsifikuara. Sipas propozimeve, kontrollet do të ashpërsohen ndjeshëm dhe çdo dyshim për mashtrim mund të çojë në refuzim të menjëhershëm të aplikimit, madje edhe në pasoja ligjore, deri në deportim në raste të caktuara.

Këto propozime vijnë pas reformave të viteve të fundit në Germany, të cilat synonin lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave, duke përfshirë edhe lejimin më të gjerë të dyshtetësisë. Megjithatë, Christian Democratic Union argumenton se shtetësia duhet të përfaqësojë një integrim të plotë dhe të dëshmuar, dhe jo thjesht një procedurë administrative.

Është e rëndësishme të theksohet se këto mbeten vetëm propozime politike. Për t’u bërë ligj, ato duhet të kalojnë në Bundestag dhe Bundesrat. Aktualisht, nuk ka asnjë ndryshim zyrtar në fuqi.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë për një tendencë drejt rregullave më të rrepta në të ardhmen, çka mund të ndikojë drejtpërdrejt tek të gjithë ata që synojnë të marrin shtetësinë gjermane./Albinfo.ch 

Greva të reja në transportin publik në Gjermani

Sindikata gjermane ver.di ka bërë sërish thirrje për greva paralajmëruese në transportin publik në Gjermani, të cilat pritet të zhvillohen të enjten, më 19 mars.

Sipas njoftimeve, greva do të prekë disa lande, përfshirë Bavaria, Saarland, Brandenburg, North Rhine-Westphalia dhe Hamburg. Ndërkohë, në Hesse dhe Bremen vendimi për pjesëmarrje në grevë pritet të merret gjatë ditëve në vijim.

Po ashtu, në shumë qytete të landit North Rhine-Westphalia janë paralajmëruar greva në transportin publik edhe për ditën e martë, më 17 mars, duke shkaktuar ndërprerje dhe vonesa në shërbimet e autobusëve dhe tramvajëve, përcjell albinfo.ch. 

Me këto veprime sindikale, ver.di synon të ushtrojë presion për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagave për punonjësit e transportit publik. Negociatat e zhvilluara deri më tani mes sindikatës dhe punëdhënësve kanë përfunduar pa rezultate konkrete. /Albinfo.ch

Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League

Lojtari shqiptar i esports, Drin Shaqiri, i njohur me nofkën “Makazze”, ka shkruar histori në skenën ndërkombëtare të lojërave elektronike, pasi u shpall kampion i turneut prestigjioz ESL Pro League në lojën Counter‑Strike 2, transmeton albinfo.ch.

Ai triumfoi me ekipin e tij Natus Vincere (NaVi), i cili në finalen e madhe mposhti ekipin Aurora Gaming me rezultat 3:1 në mape.

“Makazze” ishte një nga lojtarët më të spikatur të finales, duke zhvilluar një performancë të jashtëzakonshme dhe duke kontribuar në mënyrë vendimtare në suksesin e skuadrës së tij. Paraqitjet e tij të nivelit të lartë gjatë gjithë turneut i siguruan edhe çmimin MVP (Lojtari më i mirë i turneut).

Me këtë arritje historike, Drin “Makazze” Shaqiri bëhet lojtari i parë shqiptar që fiton një trofe të ESL Pro League dhe njëkohësisht i pari që shpallet MVP në një turne të këtij niveli në skenën botërore të Counter-Strike.

Triumfi i tij me Natus Vincere konsiderohet një moment historik për komunitetin shqiptar të esports, duke dëshmuar se talentet shqiptare po arrijnë të depërtojnë dhe të shkëlqejnë në arenën më të madhe ndërkombëtare të lojërave elektronike. /Albinfo.ch

Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani

Shtatë kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së verës dhe pijeve alkoolike ProWein, i cili po mbahet nga 15 deri më 17 mars 2026 në Düsseldorf të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Në këtë panair po prezantohen kompanitë kosovare Stonecastle Vineyards & Winery L.L.C., Kosova Wine, Biopak, Dualos, Suhareka Verari, Bodrumi i Vjetër dhe Agro Vita, të cilat po promovojnë verërat dhe produktet e tyre para profesionistëve të industrisë nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja e tyre është mbështetur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 70 metrash katrorë për prezantimin e produkteve të kompanive vendore.

Gjatë këtij aktiviteti ndërkombëtar, kompanitë kosovare po zhvillojnë takime me blerës, importues dhe përfaqësues të industrisë së verës nga vende të ndryshme të botës, me synimin për të zgjeruar bashkëpunimet dhe për të depërtuar në tregje të reja ndërkombëtare.

ProWein konsiderohet një nga panairet më të mëdha globale në sektorin e verës dhe pijeve alkoolike, me mbi 4,000 ekspozues nga më shumë se 100 vende dhe mbi 42,000 profesionistë të industrisë që marrin pjesë çdo vit. Ky panair shërben si një platformë e rëndësishme për promovimin e produkteve, krijimin e kontakteve dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e kompanive nga Kosova në këtë panair synon të promovojë cilësinë e produkteve vendore dhe të rrisë prezencën e vendit në industrinë ndërkombëtare të verës dhe pijeve alkoolike.

Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorët edhe gjatë ditës së sotme, 17 mars 2026. /Albinfo.ch.

Talenti shqiptar i Bazelit, Muhamed Kurtishi ftohet për herë të parë nga Maqedonia U21

Seleksionuesi i përfaqësueses së North Macedonia national under-21 football team, Goran Staniq, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U21 kundër Italy national under-21 football team dhe Armenia national under-21 football team. Të dyja përballjet do të zhvillohen në transfertë më 26 dhe 31 mars, transmeton albinfo.ch.

Në mesin e të ftuarve për herë të parë është edhe futbollisti shqiptar Muhamed Kurtishi, i cili ka origjinë nga Kumanova dhe aktualisht është pjesë e klubit zviceran FC Basel.

Kurtishi deri më tani ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa tani ka marrë ftesën e parë nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti i lindur në vitin 2008 në Zvicër konsiderohet një nga talentet premtuese të akademisë së FC Basel. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të krahut të majtë dhe aktualisht është pjesë e ekipit U19 të klubit, ndërsa pritet që së shpejti të bashkohet me skuadrën U21.

Fundjavën e kaluar, Kurtishi bëri debutimin e tij me ekipin U21 të FC Basel, ku shkëlqeu duke realizuar dy gola në fitoren 3:2 ndaj FC Paradiso në transfertë.

Dy vite më parë, talenti shqiptar kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me FC Basel, e vlefshme deri në verën e vitit 2026, duke konfirmuar besimin e klubit zviceran në potencialin dhe zhvillimin e tij. /Albinfo.ch

Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland”

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Hana Orllati, ka kaluar me sukses edhe fazën e dytë të spektaklit të njohur muzikor “The Voice of Finland”, atë të dueleve, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Në këtë fazë, Hana u përball në një duet me kandidaten finlandeze Kreetta Sihvola, me të cilën interpretuan këngën e njohur “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion. Performanca e tyre u vlerësua si një ndër interpretimet më të spikatura të kësaj faze të spektaklit, duke marrë reagime shumë pozitive.

Mentorja e të dy kandidateve, këngëtarja Jenni Vartiainen, vendosi të zgjedhë Kreetta Sihvola për të vazhduar garën në ekipin e saj. Megjithatë, sipas rregullave të formatit të “The Voice of Finland”, mentorët e tjerë kanë të drejtë të “vjedhin” një konkurrent nëse vlerësojnë potencialin e tij. Kështu ndodhi edhe me Hanën. Dy anëtarët e tjerë të jurisë, Elastinen dhe Sanni, shprehën interes për ta pasur atë në ekipet e tyre, duke vlerësuar zërin dhe performancën e saj në skenë. Në fund, Hana vendosi t’i bashkohet ekipit të reperit Elastinen, duke siguruar kështu vazhdimin e saj në garë. Performanca e Hanës u dallua veçanërisht për emocionin dhe interpretimin e ndjerë që ajo i dha këngës, duke bërë që mentorët të shfaqin menjëherë interes për ta përfshirë në ekipet e tyre.

Rrugëtimi i Hanës në muzikë ka nisur që në moshë të hershme. Që në moshën 10-vjeçare ajo mori pjesë në “The Voice Kids Albania”, ndërsa më pas ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë. Në fazën e parë të “The Voice of Finland”, Hana arriti të kalojë me sukses audicionet e fshehta me interpretimin e këngës “How Am I Supposed to Live Without You”, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e saj artistik.

Hana Orllati ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Për të, muzika mbetet pasioni dhe frymëzimi më i madh, ndërsa këngëtarja e re premton se në të ardhmen do të sjellë edhe projekte të reja muzikore për publikun./Albinfo.ch

https://www.facebook.com/reel/946072421702451

Greva paralajmëruese në Berlin: Pezullohen të gjitha fluturimet në Aeroportin BER

Të gjitha fluturimet e pasagjerëve në Berlin Brandenburg Airport (BER) do të pezullohen të mërkurën për shkak të një greve paralajmëruese të punonjësve të aeroportit, transmeton albinfo.ch.

Sipas Autoritetit të Aeroportit Berlin-Brandenburg, rreth 445 nisje dhe mbërritje do të anulohen, duke prekur afërsisht 57 mijë pasagjerë që kishin planifikuar të udhëtonin nga ose drejt kryeqytetit gjerman.

Greva vjen pas thirrjes së bërë nga sindikata ver.di, e cila u ka kërkuar punonjësve të aeroportit të marrin pjesë në një grevë paralajmëruese njëditore në kuadër të mosmarrëveshjeve me punëdhënësit lidhur me pagat dhe kushtet e punës.

Sindikata ka akuzuar operatorin e aeroportit për pengim të procesit negociues dhe ka refuzuar ofertën e fundit të paraqitur nga punëdhënësit.

Sipas ver.di, gjatë raundit të dytë të negociatave është propozuar një rritje pagash në disa faza, me një kontratë që do të ishte e vlefshme deri në fund të vitit 2028. Megjithatë, plani parashikon që nuk do të ketë rritje pagash deri në qershor, ndërsa më pas do të aplikohej një rritje prej 1 për qind nga korriku 2026, 1.5 për qind nga korriku 2027 dhe 1 për qind nga maji 2028.

Si pasojë e kësaj greve, pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre dhe të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të mëtejshme mbi udhëtimet e planifikuara. /Albinfo.ch

Lara Colturi përfundon e teta në slalomin special në Are, Suedi

Skiatorja shqiptare Lara Colturi arriti të renditet e teta në garën e slalomit special gjatë ndalesës së Kupës së Botës në Ski Alpine, e zhvilluar në Are të Suedisë.

19-vjeçarja përshkoi dy zbritje me kohën totale 1 minutë 45 sekonda e 44 të qindtat. Në raundin e parë, Colturi përfundoi në vendin e gjashtë, duke regjistruar 51.26 sekonda, dhe kaloi emra të njohur të skisë si Paula Moltzan, Camille Rast, Lena Duerr dhe Sara Hector. Zbritja e parë u dominua nga kampionia olimpike Mikaela Shiffrin, e ndjekur nga gjermania Emma Aicher dhe austriakja Katharina Truppe.

Në raundin e dytë, Colturi përshkoi pistën në 54.18 sekonda, duke përmbyllur garën me vendin e tetë në klasifikimin përfundimtar. Fitorja i shkoi Mikaela Shiffrin, ndërsa Emma Aicher u rendit e dyta dhe Wendy Holdener e treta.

Maqedonci: Raketa kineze të blera nga Serbia kërcënojnë stabilitetin në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar se raketat balistike të reja që Serbia ka blerë nga Kina nuk kanë karakter mbrojtës, por janë të dizajnuara për sulme. Ai theksoi se këto armë përbëjnë një rrezik për të gjithë vendet e Ballkanit.

Sipas Maqedoncit, blerjet e tilla nuk janë të reja, pasi Serbia ka importuar vazhdimisht armë nga Kina, Rusia dhe vende të tjera, duke rritur kështu nivelin e militarizimit të saj.

“Në fakt, furnizimet me raketa nuk janë një fenomen i fundit. Serbia ka blerë pajisje të ndryshme nga Kina për disa vite me radhë,” deklaroi Maqedonci për televizionin me bazë në Tiranë, ‘A2 CNN’.

Ministri theksoi se raketat e fundit janë të destinuara për sulm, duke paraqitur kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu kritikoi qasjen hegjemoniste të Serbisë dhe tentativat për të dominuar rajonin në aspektin ushtarak, ekonomik dhe politik.

Ai hodhi poshtë pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se blerjet po bëhen për mbrojtje nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia. “Këto blerje nuk lidhen me marrëveshjen trilaterale Kosovë-Shqipëri-Kroaci, pasi disa prej tyre janë realizuar edhe para nënshkrimit të saj,” tha Maqedonci.

Ministri paralajmëroi se kombinimi i politikave hegjemoniste me blerjen e armëve nga vende jashtë NATO-s duhet të shihet si një kërcënim serioz për krejt Ballkanin. Ai po ashtu kërkoi që NATO të marrë seriozisht këtë situatë dhe të diskutojë për militarizimin e Serbisë.

Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni

Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas një rënieje nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar.

Shërbimet e emergjencës, përfshirë ambulancën 118 dhe karabinierët, u njoftuan nga bashkëshorti i saj, i cili e gjeti Anxhelën të shtrirë në oborrin e brendshëm të pallatit në Viale Beverora. Rënia nga një lartësi rreth 10 metrash i shkaktoi dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë, që rezultuan fatale.

Hetuesit e karabinierëve kanë kryer një rindërtim të ngjarjes dhe inspektime të hollësishme në apartament dhe zonat përreth. Sipas tyre, nuk ka tregues që të jenë përfshirë palë të treta, dhe besohet se rënia ishte një aksident.

Hetimet tregojnë se Anxhela kishte mbetur jashtë apartamentit dhe, gjatë përpjekjes për t’u kthyer brenda përmes ballkonit, humbi ekuilibrin dhe ra.

Familjarët e saj, përfshirë nënën dhe motrën, kanë mbërritur nga Shqipëria për t’u qëndruar pranë të afërmve në këto momente të vështira.

Kosovë: Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të konfiskuara, kërcënim për fëmijët

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar një kontroll të gjerë në tregun e lodrave, duke ndaluar më shumë se 38 mijë lodra që nuk plotësonin kriteret e sigurisë. Vlera e tyre arrin rreth 100 mijë euro, ndërsa rreziku për shëndetin e fëmijëve konsiderohet i lartë.

Gjatë këtij viti, IQMT ka kryer inspektime të shumta si në zonat doganore, ashtu edhe në tregun lokal, duke verifikuar mbi 50 subjekte tregtare. Lodrat e konfiskuara janë kthyer në vendet e origjinës.

Qëllimi i këtij aksioni është të sigurohet që produktet në treg të jenë të sigurta dhe të përputhshme me standardet ligjore, duke mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian, lodrat duhet të kenë shenjën CE, që garanton përputhshmërinë me kriteret europiane për sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Inspektimet e kryera në disa dyqane dhe tregun e gjelbër në Prishtinë treguan se shumë lodra nuk kishin shenjën CE dhe mungonte informacioni mbi origjinën dhe përmbajtjen e tyre, ndërsa dyqanet më të mëdha kishin dokumentacionin e nevojshëm.

“Me numrin e kufizuar të inspektorëve, rrjedhja e kontrabandës është e kuptueshme, veçanërisht me lodra që mund të jenë edhe të rrezikshme ose kancerogjene. Kontrolli parandalues duhet të forcohet, pasi lodrat e importuara nga Kina ose vende të tjera mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve”, tha Lulzim Beqiri, ekspert i ekonomisë.

Çmimet e lodrave të importuara shpesh fillojnë nga vetëm 1 euro, dhe mungesa e informacionit mbi përmbajtjen dhe origjinën rrit rrezikun për konsumatorët më të rinj.

Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025

Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga marrja e sovranitetit të tij: numri i aksidenteve u ul me gati 10% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 1979, dhe policia kantonale e Jurës nuk regjistroi asnjë aksident fatal.

Ky zhvillim pozitiv në rrugët e Jurës u komentua të hënën nga komandanti i policisë kantonale, Damien Rérat, dhe nga Ministri i Kohezionit Social, Drejtësisë dhe Policisë, Valentin Zuber, gjatë prezantimit të statistikave të sigurisë rrugore për vitin 2025.

Vitit të kaluar i janë regjistruar 253 aksidente trafiku, 26 më pak se sa parashikohej për vitin 2024 (-9.4%). Ndërkohë, numri i mjeteve në rrugë vazhdoi të rritej, me 504 regjistrime shtesë, që përfaqëson një rritje prej 0.7%.

Viti 2025 shënohet gjithashtu për mungesën e aksidenteve fatale, një rast i parë që nga krijimi i kantonit. Ulja e vdekjeve në rrugët e Jurës i atribuohet masave të sigurisë dhe parandalimit, sipas policisë kantonale.

Më pak aksidente nën ndikimin e alkoolit

Analiza e aksidenteve konfirmon tendencat e vëzhguara në vitet e fundit. Shkaktarët kryesorë janë gjendja fizike e shoferit (58 raste), mosrespektimi i përparësisë së kalimit (44 raste), shpejtësia e papërshtatshme (43 raste) dhe pakujdesia ose shpërqendrimi gjatë drejtimit (39 raste).

Aksidentet e lidhura me konsumimin e alkoolit janë në rënie, me një ulje prej 15 raste (-25.5%) krahasuar me vitin e kaluar. Janë regjistruar gjithsej 20 aksidente që përfshinë këmbësorë, dhe në asnjë nga këto raste këmbësori nuk ishte përgjegjës për aksidentin.

Parandalimi dhe kontrolli

Policia ka zhvilluar disa veprime parandalimi duke kombinuar prezencën në rrugë, fushata posterash, ndërhyrje në shkolla dhe mesazhe të transmetuara në media dhe rrjetet sociale.

Kontrollet në rrugë mbeten gjithashtu një mjet për përmirësimin e sigurisë. Policia kantonale njoftoi se gjatë vitit janë kryer 229 kontrolle shpejtësie. Një total prej 848,340 mjeteve janë kontrolluar me radar, duke rezultuar në 28,600 shkelje: 27,856 gjoba në vendngjarje, 744 thirrje për gjykim dhe 267 pezullime patente. Janë regjistruar edhe dy raste të drejtimit të pakujdesshëm.

Për vitin 2026, policia kantonale e Jurës do të vazhdojë veprimet e saj për parandalimin dhe kontrollin me katër prioritete: gjendja fizike e shoferëve, respektimi i kufijve të shpejtësisë, lufta kundër pakujdesisë dhe përdorimit të telefonit gjatë drejtimit, respektimi i përparësive dhe mbrojtja e këmbësorëve.

Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore

Kantoni i Schaffhausen po konsideron mundësinë e shtyrjes së mësimit të gjuhëve të huaja nga shkolla fillore në shkollën e mesme. Parlamenti kantonal miratoi të hënën një mocion me rezultatin 36 vota pro dhe 17 kundër, pas një debati të gjatë. Në vend që të përqendrohej vetëm tek frëngjishtja në shkollën fillore, mocioni u ndryshua për të lejuar gjithashtu shtyrjen e mësimit të anglishtes.

Qeveria e kantonit shprehu mbështetjen për këtë shtyrje. Aktualisht, fëmijët në Schaffhausen mësojnë anglisht nga klasa e tretë dhe frëngjisht nga klasa e pestë. Ekzekutivi tani duhet të shqyrtojë se si shtyrja e një prej dy gjuhëve në shkollën e mesme mund të lehtësojë ngarkesën për nxënësit në fillore.

Frëngjishtja, një “barrë”

Markus Fehr nga Markus Fehr, autor i mocionit fillestar, argumenton se mësimi i hershëm i frëngjishtes përbën një “barrë të rëndë”. Ky qëndrim gjeti mbështetje edhe nga një përfaqësues i Partia e Gjelbër-Liberale, sipas të cilit përfitimet praktike të anglishtes janë më të mëdha.

Nga ana tjetër, një deputet i Partia e Gjelbër theksoi se “shqyrtimi i mësimit të hershëm të frëngjishtes është gjithashtu sfidim për Kurrikulën 21”. Kundërshtarët e heqjes së frëngjishtes shqetësohen se një masë e tillë mund të vështirësojë tranzicionin e nxënësve në kantonet e tjera.

Në kantonet gjermanofolëse që nuk kufizohen me zonat frëngjishtfolëse, frëngjishtja mësohet nga klasa e pestë dhe anglishtja nga e treta, ndërsa në kantonet kufitare renditja është e kundërt. Marrëveshja ndërkantonale HarmoS përcakton se në shkollën fillore duhet të mësohen dy gjuhë jo amtare, njëra prej të cilave duhet të jetë gjuhë kombëtare.

Debati vazhdon

Debati mbi mësimin e gjuhëve në shkollën fillore, sidomos frëngjishten, ka qenë i ashpër në Zvicrën gjermanofolëse që nga viti i kaluar. Parlamenti i kantoneve Zurich, St. Gallen dhe Appenzell Outer Rhodes tashmë kanë miratuar mocione që kërkojnë që mësimi i frëngjishtes të shtyhet në shkollën e mesme. Javën e fundit, parlamenti i kantonit Schwyz votoi një mocion të ngjashëm.

Në kantonet Bern, Basel-Landschaft, Thurgau dhe Glarus po shqyrtohen mocione të ngjashme. Parlamenti i Obwalden ka kërkuar një rishikim të mësimit të frëngjishtes në shkollën fillore, ndërsa në Nidwalden autoritetet preferojnë të vendosin prioritet tek frëngjishtja mbi anglishten.

Këshilli Federal shprehu shqetësimin e tij për këtë trend, duke vlerësuar se ai rrezikon harmonizimin e arsimit dhe kohezionin kombëtar. Ai ka ngarkuar Departamentin Federal të Punëve të Brendshme që të hartojë legjislacion për të garantuar mësimin e një gjuhe kombëtare të dytë në shkollën fillore.