“Fordow ka marrë fund”, Trump pas sulmit kundër objekteve bërthamore në Iran, reagojnë liderët botëror

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë realizuar me sukses një operacion ushtarak kundër tri objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Esfahan, transmeton albinfo.ch.

Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se të gjitha avionët janë kthyer të sigurt jashtë hapësirës ajrore iraniane dhe se sulmi në Fordow është kryer me “ngarkesë të plotë bombash”.

Ai e cilësoi këtë si një “moment historik për SHBA-në, Izraelin dhe gjithë botën”, duke publikuar edhe një fotografi me mbishkrimin “Fordow ka marrë fund”.

Trump u bëri thirrje autoriteteve iraniane të ndalin përshkallëzimin e konfliktit. “Irani tani duhet të pajtohet t’i japë fund kësaj lufte”, shtoi ai.

Sipas CNN, në sulm u përdorën bombarduesit strategjikë B2, të njohur për aftësinë e tyre për të shmangur radarët.

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër tri objekteve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Esfahan kanë shkaktuar një valë reagimesh ndërkombëtare, me thirrje të shumta për përmbajtje dhe rikthim në negociata. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se operacioni ishte kryer me sukses, duke e quajtur atë një “moment historik” për SHBA-në, Izraelin dhe botën, ndërkohë që i bëri thirrje Iranit t’i japë fund përshkallëzimit të konfliktit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz thirri të dielën një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë. Zëdhënësi i tij, Stefan Kornelius, njoftoi se Merz i ka bërë thirrje Iranit të nisë menjëherë negociatat me SHBA-në dhe Izraelin për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Ai shtoi se sipas analizave paraprake, “pjesë të mëdha të programit bërthamor iranian janë prekur nga sulmet”, por theksoi se një vlerësim i saktë i dëmeve do të bëhet më vonë.

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për rivendosjen e negociatave dhe tërheqjen e palëve nga hapat e mëtejshëm ushtarakë. “Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare”, shkroi Kallas në platformën X (ish-Twitter), duke paralajmëruar një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën për të diskutuar zhvillimet.

Nga Londra, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se programi bërthamor iranian është një kërcënim i rëndë për sigurinë ndërkombëtare dhe se SHBA-të “kanë ndërmarrë veprime për ta lehtësuar këtë kërcënim”. Ai u bashkua me thirrjet për rikthim në tryezën e negociatave dhe shmangie të përshkallëzimit, transmeton albinfo.ch.

Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur atë “një agresion të kryer me kërkesë të Izraelit kundër Republikës Islamike të Iranit”. Ministri i Jashtëm venezuelian Yvan Gil tha se bombardimet përbëjnë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Në të njëjtën linjë ishte edhe presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel, i cili paralajmëroi për një “përshkallëzim të rrezikshëm” që mund ta zhysë njerëzimin në një krizë me pasoja të pakthyeshme.

Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, e cilësoi krizën si “më seriozen” me të cilën është përballur ndonjëherë dhe theksoi se diplomacia është mënyra më e qëndrueshme për zgjidhje. Qeveria australiane u shpreh se mbështet dialogun dhe zgjidhjen diplomatike, duke ritheksuar se programi iranian i raketave bërthamore dhe balistike është një kërcënim real për paqen botërore.

Në Lindjen e Mesme, reagimet ishin të ndara, por të gjitha përshkruan një klimë të pasigurisë së thellë. Arabia Saudite deklaroi se po i ndjek me “shqetësim të madh” zhvillimet dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për një zgjidhje politike. Libani, përmes kryeministrit Nawaf Salam, theksoi se prioriteti i tij është shmangia e tërheqjes në konfliktin rajonal.

Iraku dënoi ashpër sulmet, duke i cilësuar si “kërcënim të rëndë për paqen dhe stabilitetin rajonal”, ndërsa Katari paralajmëroi për pasoja katastrofike nëse situata përshkallëzohet më tej. Edhe Omani, një ndërmjetës kyç në bisedimet e mëhershme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së, i dënoi fuqimisht sulmet, duke shprehur “shqetësim të thellë” për ndikimin që mund të kenë në procesin e paqes, transmeton albinfo.ch.

 

Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri

Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal të këtij mekanizmi. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme, gjatë muajit maj u regjistruan vetëm 74 hyrje përmes kësaj skeme, një rënie e ndjeshme në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur numri arrinte në 1,270, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.

Ky zhvillim lidhet kryesisht me ndalimin e përpunimit të aplikimeve nga shtetasit sirianë, përveç rasteve të jashtëzakonshme, si pasojë e ndryshimeve politike në Damask dhe qëndrimit të ri të autoriteteve austriake.

Që nga fillimi i vitit, mbi 300 shtetas sirianë janë larguar nga Austria, një shifër që përfaqëson rritje prej një të tretës krahasuar me periudhën 2023–2024 të marra së bashku. Përveç largimeve vullnetare apo të detyruara, 58 persona janë transferuar në vendet përkatëse të BE-së nëpërmjet mekanizmit të Dublinit, i cili përcakton vendin përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës për azil.

Në muajin maj, Austria regjistroi gjithsej 1,443 kërkesa për azil – shifra e dytë më e lartë për këtë vit, pas janarit. Megjithatë, krahasuar me majin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rënie prej 42 për qind, ndërsa për pesë muajt e parë të vitit, rënia arrin në 36 për qind, transmeton albinfo.ch.

Afganët përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve për muajin maj, me gjithsej 513 aplikime, prej të cilave 223 janë aplikime të reja, ndërsa pjesa tjetër janë aplikime pasuese, të cilat shpesh bëhen nga persona me status të mbrojtjes plotësuese që kërkojnë azil të plotë.

Nga 341 aplikime të paraqitura nga shtetas sirianë, vetëm 117 janë të reja, ndërsa shumica lidhen me fëmijë të lindur në Austri, të cilët tani kërkojnë mbrojtje në përputhje me statusin e prindërve të tyre.

Në nivel evropian (përfshirë BE-në, Norvegjinë dhe Zvicrën), deri në fund të majit 2025 janë regjistruar gjithsej 332,655 kërkesa për azil, një rënie prej 22 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Austria renditet në vendin e dhjetë në nivel kontinental, kur shifrat përllogariten në raport me popullsinë, transmeton albinfo.ch.

Irani paralajmëron SHBA-në për pasoja pas sulmeve ajrore

Irani ka reaguar me tone të ashpra pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve të tij bërthamore, duke i cilësuar ato si “shkelje të rëndë” të së drejtës ndërkombëtare dhe një cenim të qartë të sovranitetit të vendit, transmeton albinfo.ch.

Kryediplomati iranian, Abbas Araqchi, ka dënuar ashpër zhvillimet e mëngjesit të sotëm, duke i quajtur ato “tronditëse” dhe duke paralajmëruar Uashingtonin për pasoja të mundshme.

“Në përputhje me Kartën e OKB-së dhe dispozitat që lejojnë reagim të ligjshëm në vetëmbrojtje, Irani rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e vet,” shkroi Araqchi në një deklaratë në platformën X (ish-Twitter).

Sipas Teheranit, sulmet përbëjnë një shkelje të trefishtë: të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), të cilit Irani është nënshkrues, transmeton albinfo.ch.

Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit Schallaburg në rrethin e Melkut, ku një autobus me 55 pasagjerë u përplas me një kamion. Si pasojë e përplasjes, shoferi i autobusit u plagos rëndë, ndërsa dhjetë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, shkruaj ORF, transmeton albinfo.ch.

Sipas Philipp Gutlederer nga Shërbimi i Emergjencave i Austrisë së Poshtme, përplasja ndodhi pak para orës 21:00, për arsye ende të panjohura. Autobusi i mbushur me pasagjerë u përplas me pjesën e pasme të kamionit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të automjetit.

Zjarrfikësit përdorën pajisje të rënda për të liruar shoferin, i cili ishte bllokuar në kabinën e dëmtuar. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkaq, dhjetë pasagjerë të plagosur lehtë u transportuan në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor, transmeton albinfo.ch.

Pasagjerët e tjerë, të cilët nuk u lënduan fizikisht, por përjetuan tronditje emocionale, u morën në kujdes nga Ekipi i Ndërhyrjes në Kriza i Kryqit të Kuq. Kujdesi psikosocial zgjati deri në mbërritjen e autobusëve zëvendësues, të cilët u angazhuan për t’i transportuar më tej udhëtarët.

Për shkak të aksidentit, autostrada A1 u mbyll përkohësisht në zonën e ngjarjes. Në operacionin e gjerë të shpëtimit u përfshinë disa njësi zjarrfikëse, policia e autostradave, si dhe ekipet e urgjencës së Austrisë së Poshtme.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim, transmeton albinfo.ch.

Cilat janë objektet kyçe bërthamore të Iranit?

Pas sulmeve ajrore të fundit të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore dhe instalimet ushtarake në Iran, vëmendja botërore është kthyer te infrastruktura bërthamore e këtij vendi dhe përmasat e zhvillimit të programit të tij atomik, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe SHBA-së, Irani kishte një program sekret të armëve bërthamore deri në vitin 2003. Teherani e mohon kategorikisht një gjë të tillë, duke deklaruar se aktivitetet e tij bërthamore janë për qëllime paqësore.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila kufizonte kapacitetet e Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, u rrëzua në vitin 2018, kur administrata e parë e Donald Trump u tërhoq njëanshëm dhe vendosi sanksione të reja kundër Teheranit. Pas kësaj, Irani rifilloi pasurimin e uraniumit me intensitet të shtuar, duke e reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme për të prodhuar material të mjaftueshëm për një bombë bërthamore – nga një vit në vetëm disa ditë, transmeton albinfo.ch.

Dy qendrat më të rëndësishme të pasurimit të uraniumit në Iran janë:

  • Natanz, pranë Isfahanit, ku ndodhen dy impiante: një nëntokësor (FEP) me rreth 13,000 centrifuga aktive dhe një tjetër mbi tokë (PFEP), ku pasurimi arrin deri në 60 përqind.
  • Fordow, pranë Qom-it, një strukturë e ndërtuar brenda një mali, më e mbrojtur nga sulmet ajrore, ku funksionojnë rreth 2,000 centrifuga.

Sipas IAEA-s, Irani ka tashmë sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar për të prodhuar materialin bërthamor të rreth gjashtë bombave.

Në qytetin Isfahan ndodhet një nga qendrat më të mëdha të teknologjisë bërthamore në Iran, ku përpunohet heksafluoridi i uraniumit dhe prodhohet metali i uraniumit,  një komponent që mund të shfrytëzohet për ndërtimin e bërthamës së një bombe atomike. Edhe në Teheran, kryeqytet, operon një reaktor kërkimor.

Një tjetër element me potencial ushtarak është reaktori i ujit të rëndë në Chondab (i njohur më parë si Arak). Edhe pse marrëveshja e vitit 2015 ndalonte ndërtimin e tij, autoritetet iraniane kanë njoftuar IAEA-n se reaktori është në fazat përfundimtare dhe pritet të nisë funksionimin në vitin 2026. Ky reaktor mund të prodhojë plutonium, një tjetër material kyç për armët bërthamore.

Aktualisht, centrali i vetëm bërthamor aktiv në vend ndodhet në Bushehr, në brigjet e Gjirit Persik. Ky central funksionon me karburant bërthamor rus, i cili, sipas marrëveshjes, kthehet në Rusi pas përdorimit për të shmangur përdorimin e tij në qëllime ushtarake.

Sulmet e fundit kanë rritur ndjeshëm tensionet në rajon dhe shqetësimet globale për një përshkallëzim të mëtejshëm. Zyrtarët ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje për maturi dhe rikthim në tryezën e negociatave, transmeton albinfo.ch.

Swiss ndryshon itineraret për të shmangur zonat e rrezikshme

Teksa Izraeli hapi zjarr ndaj objektivave në Iran, një avion i kompanisë ajrore zvicerane Swiss ndodhej në hapësirën ajrore iraniane. Situata u përshkallëzua brenda minutash: Irani shpalli menjëherë mbylljen e hapësirës së tij për fluturimet civile, duke vënë në alarm autoritetet zvicerane të aviacionit, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

“Pilotët tanë na kontaktuan menjëherë. Brenda pak minutash aktivizuam Planin B,” tregon Mark Ansems, drejtues i Operacioneve të Drejtimit në Swiss, struktura që koordinon të gjitha fluturimet e kompanisë.

Fillimisht u shqyrtua mundësia e një ndalese emergjente për furnizim me karburant në Delhi, por kjo do të tejkalonte orarin e lejuar të punës për ekuipazhin. “Nuk kishim karburant të mjaftueshëm për të fluturuar përreth Iranit,” shpjegon Ansems. “Kështu që vendosëm të kthehemi në Cyrih.” Pasagjerëve më pas iu ofrua një itinerar alternativ përmes një lidhjeje me Singaporin.

Zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë përballur aviacionin civil me sfida të jashtëzakonshme. “Në 23 vite histori të Swiss, nuk kemi pasur kurrë një sfidë më të madhe të sigurisë sesa ajo që përjetojmë sot,” thekson Ansems, transmeton albinfo.ch.

Lista e zonave të ndaluara për fluturim është zgjeruar ndjeshëm. Hapësira ajrore mbi Ukrainë dhe Rusi ka qenë e mbyllur që nga pushtimi rus në vitin 2022, çka ka detyruar ndryshime të mëdha në rrugët drejt destinacioneve aziatike si Shangai, Tokio dhe Seul.

Lufta aktuale midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar pezullimin e fluturimeve për në Bejrut dhe Tel Aviv, ndërkohë që rrugët për në Dubai, Hong Kong, Tajlandë dhe Singapor janë zgjatur për shkak të shmangies së zonave të krizës. Swiss tani shmang gjithashtu hapësirën ajrore mbi Jordaninë dhe Bahreinin për të krijuar një zonë tampon sigurie.

Edhe rajoni i Kashmirit mbetet një zonë e ndaluar për shkak të konfliktit të zgjatur mes Indisë dhe Pakistanit, ndërsa fluturimet për në Afrikën e Jugut duhet të anashkalojnë Libinë përmes Algjerisë, për shkak të pasigurisë së vazhdueshme atje që nga viti 2011.

Rrugët alternative nuk janë vetëm më të gjata, por edhe më të shtrenjta. Swiss ka nisur të përdorë itinerare që kalojnë përmes Azisë Qendrore dhe Arabisë Saudite për të shmangur Lindjen e Mesme. Për fluturimet drejt Indisë, kompania ka shtuar një pilot të tretë për të përballuar kohëzgjatjen më të madhe të udhëtimeve.

Pavarësisht vështirësive, Ansems mbetet i vendosur: “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është mbi gjithçka. Kjo mbetet prioriteti ynë absolut”, transmeton albinfo.ch.

SHBA-ja godet tri objekte bërthamore në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar me sukses një operacion ushtarak kundër tri objekteve bërthamore në territorin iranian, përkatësisht në Fordow, Natanz dhe Esfahan, transmeton albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, Trump shkroi: “E kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tri objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane.”

Sipas tij, objektivi në Fordow është goditur me një “ngarkesë të plotë bombash”, ndërsa avionët amerikanë janë tashmë në rrugë për t’u kthyer në SHBA. Trump e cilësoi këtë ndërhyrje si një “moment historik për SHBA-në, Izraelin dhe gjithë botën”.

Në të njëjtin postim, ai publikoi edhe një fotografi me mbishkrimin “Fordow ka marrë fund” dhe bëri thirrje që Irani t’i japë fund menjëherë përshkallëzimit të luftës. “Irani tani duhet të pajtohet t’i japë fund kësaj lufte”, shtoi ai, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimit të CNN, për bombardimet u përdorën bombarduesit strategjikë amerikanë B2, të njohur për aftësinë e tyre të fshehjes nga radarët.

Autoritetet iraniane kanë konfirmuar sulmet ajrore. Morteza Heydari, nga menaxhmenti i krizave në provincën Qom, deklaroi për agjencinë iraniane “Tasnim” se “një pjesë e zonës bërthamore në Fordow ishte në sulm ajror”. Goditje janë raportuar edhe në Natanz dhe Isfahan.

Ndërkohë, transmetuesi izraelit “Kan” raportoi se zyrtarë izraelitë kanë qenë në “koordinim të plotë” me SHBA-në lidhur me këto sulme.

Sulmet e SHBA-së vijnë në vazhdën e një përshkallëzimi të ndjeshëm ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, që nisi javën e kaluar me shkëmbime të ndërsjella raketash dhe bombardimesh. Izraeli kishte akuzuar Iranin për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj ekzistencës së tij përmes objekteve bërthamore, ndërsa Irani u hakmor me sulme ndaj territoreve izraelite.

Administrata amerikane, me në krye Trumpin, kishte paralajmëruar më herët se Irani kishte afat dy javë për të arritur një marrëveshje paqeje dhe për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor,  një afat që duket se tashmë ka marrë një përgjigje ushtarake, transmeton albinfo.ch.

Kosovë: Arrestohen dy zyrtarë policorë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë arrestuar dy zyrtarë policorë, një nënkolonel dhe një kapiten, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh me vendim të prokurorit të rastit, teksa bëhet e ditur se hetimet kanë nisur pas raportimeve në media më 28 maj 2025 për një incident në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë, ku zyrtarët policorë ishin njoftuar për një aksident trafiku, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, gjatë këtij rasti, një person që nuk ishte i përfshirë në aksident, por kishte penguar zyrtarët në kryerjen e detyrës, ishte shoqëruar në stacionin policor, teksa dyshohet se nënkoloneli dhe kapiteni kanë ndërhyrë në rast, duke mos e përcjellë atë për hetim sipas procedurave standarde dhe duke mos e njoftuar Prokurorinë. Përkundër pengesës ndaj zyrtarëve, personit të shoqëruar i ishte shqiptuar vetëm një tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve

Në vitet 2013 dhe 2014, një çift i martuar nga Kosova që jetonin në Aargau nuk kishin përfshirë një listë të letrave me vlerë me deklaratën e tyre tatimore, transmeton albinfo.ch. Kështu, ata nuk deklaruan pasuri me vlerë prej 349,000 frangave zvicerane. Në korrik të vitit 2013, gruaja u dënua për evazion fiskal. Burri ka vdekur ndërkohë.

Një urdhër penal për mashtrime të shumëfishta ndaj kosovares tani është bërë i formës së prerë, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Çifti kishte aplikuar për ulje të primeve për vitin 2016 bazuar në vlerësimin e pavërtetë tatimor.

Kështu, SVA Aargau i kishte dhënë gruas 61.80 CHF në muaj, për një total vjetor prej 741.60 CHF. E njëjta gjë ndodhi edhe vitin pasardhës: Falë deklaratës së rreme tatimore nga viti 2014, kosovarja tani 74-vjeçarkishte marrë një ulje të primit mujor prej 70.65 CHF për vitin 2017 (gjithsej 874.80 CHF).

Zyra e prokurorit publik ka vendosur një gjobë me kusht prej 60 tarifash ditore prej 30 CHF dhe një gjobë prej 400 CHF, për gruan, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, vjen edhe tarifa ndëshkuese prej 900 CHF.

Brazil: Tetë të vdekur pasi balona me ajër mori flakë në qiell

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që përfshinte një balonë me ajër të nxehtë në rajonin jugor të Brazilit, Santa Catarina.

“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti që përfshinte një balonë në Praia Grande, këtë të shtunë në mëngjes. Ekipi ynë i shpëtimit është tashmë në vendngjarje. Deri më tani, kemi konfirmuar tetë vdekje dhe dy të mbijetuar”, tha guvernatori lokal Jorginho Mello, shkruan CNN, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit po kërkonin persona të tjerë, pasi informacionet paraprake tregonin se kishte 22 persona në bord.

 

Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi

Në rrugët e Nju Jorkut, sot është zhvilluar parada e përvitshme e komunitetit shqiptar në rrugët e “Mollës së Madhe”, duke “pushtuar” vendin me ngjyrat kuq e zi.

Mijëra shqiptarë marshuan përgjatë Central Park, në West Manhattan, duke sjellë ngjyrat e flamurit në qendrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Parada u organizua nga “Albanian Roots”, ndërsa para saj, kreu i Bashkisë së Nju Jorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar.

95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”

Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një renditje cilësore në mbarë BE-në. Sipas një raporti të botuar të premten nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, 95.8 për qind (vitin e kaluar: 96.9 për qind) e lumenjve dhe liqeneve vendase të kampionuara janë të “cilësisë së shkëlqyer”. Kjo vendos Qipron (99.2 për qind), Bullgarinë dhe Greqinë përpara Austrisë.

Ashtu si vitin e kaluar, 85.4 për qind e rreth 22,000 vendeve të BE-së për banje të monitoruara – dhe 85 për qind e të gjitha vendeve evropiane (përfshirë Zvicrën dhe Shqipërinë) – morën vlerësimin më të lartë në Raportin e BE-së për Ujërat e Larjes 2024. Në fund janë Hungaria, Estonia dhe Polonia; Shqipëria është e fundit me vetëm 16 për qind nga 119 faqet e saj të vlerësuara “të shkëlqyera”, transmeton albinfo.at.

Vetëm 1.5 për qind – Cilësi e dobët

Nëntëdhjetë e gjashtë për qind e vendeve plotësuan standardin minimal të Direktivës për Ujërat e Larjes, i pandryshuar nga viti i kaluar, ndërsa 1.5 për qind ishin të cilësisë së dobët. Ujërat bregdetare në përgjithësi kanë performancë më të mirë se lumenjtë dhe liqenet e brendshme: rreth 89 për qind e zonave bregdetare të BE-së janë “të shkëlqyera”, kundrejt 78 për qind të ujërave të brendshme, shkruan The International. Agjencia kërkon intensifikimin e masave, të tilla si ujërat e kombinuara të shiut dhe depozitimin e ujërave të zeza të patrajtuara, për të mbrojtur zonat urbane të banjës.

Asnjë ndotës kimik i monitoruar

Sipas Direktivës për Ujërat e Banjës të vitit 2006, monitorimi fokusohet në E. coli dhe enterokoket intestinale si tregues të kontaminimit fekal. Ndotësit kimikë nuk gjurmohen.

“Ne të gjithë mund të jemi të lumtur që pjesa më e madhe e ujërave tona të larjes janë mjaft të pastra për të notuar”, tha drejtoresha e EEA Leena Ylä-Mononen. Komisionerja e Mjedisit e BE-së Jessika Roswall shtoi se evropianët mund të “notojnë me besim” në shumicën e vendeve të përcaktuara nga BE dhe u zotua të vazhdojnë të promovojnë cilësi të lartë të ujit mes sfidave klimatike.

Rreth 20,000 njerëz demonstruan në Bernë në solidaritet me Gazën

Gati 20,000 njerëz u mblodhën të shtunën pasdite në Bundesplatz në Bernë për të shprehur solidaritetin e tyre me Gazën. Si pjesë e kësaj demonstrate të autorizuar, ata i bënë thirrje Këshillit Federal që të angazhohet për një armëpushim.

Pak para nisjes së marshimit, ishte e vështirë për të arritur në vendin e tubimit në Schützenmatte, vuri në dukje një reporter nga agjencia e lajmeve Keystone-ATS. Demonstruesit erdhën nga i gjithë vendi, siç tregonin pankartat e tyre, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse numri i pjesëmarrësve fillimisht arriti në rreth 5000, sipas gazetarit, numri i pjesëmarrësve në fund arriti në afro 20.000, theksuan organizatorët në një deklaratë për shtyp nga Amnesty International.

Organizata të tilla si Campax, Federata e Sindikatave Zvicerane, Amnesty International, Partia Socialiste dhe të Gjelbërit kishin bërë thirrje për protestë. Ndërkohë, në demonstratë morën pjesë edhe disa organizata si BDS Switzerland dhe Global South Collective, ndonëse shprehën keqardhjen që kërkesat ishin të kufizuara në “solidaritet me Gazën”.

Pasditen e së shtunës, trafiku ishte kryesisht i bllokuar dhe policia ishte e pranishme me një prani të dukshme. Në fund të majit, një demonstratë e paautorizuar në mbështetje të Gazës u kthye e dhunshme në Bernë. Policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome, ndonjëherë në mënyrë të parregulluar, dhe një top uji kundër demonstruesve.

Fëmijët e udhëtarëve ndërkufitarë nuk lejohen më të ndjekin shkollën në Gjenevë

Nxënësit, prindërit e të cilëve janë zhvendosur nga Gjeneva në Francë ose në kantonin Vaud dhe që vazhdojnë të ndjekin mësimet në Gjenevë, nuk do të lejohen më ta bëjnë këtë duke filluar nga viti i ri shkollor. Kjo do të prekë fillimisht 350 fëmijë dhe të rinj, me numrin që përfundimisht do të rritet në 2000.

Qeveria kantonale e Gjenevës ka vendosur që studentët që udhëtojnë jashtë kufijve duhet patjetër të ndjekin shkollën ku jetojnë. Kjo vlen për ata që jetojnë me prindërit e tyre në Francë ose në kantonin Vaud. Megjithatë, zbatohet një marrëveshje kalimtare. Fëmijët dhe të rinjtë që tashmë ndjekin shkollën në Gjenevë mund të përfundojnë arsimin e tyre, pra të vazhdojnë edhe për dy ose tre vjet. Pas kësaj, ata nuk do të pranohen në arsimin fillor apo të mesëm të ulët apo të lartë. Ata që lëvizin gjatë vitit shkollor mund të përfundojnë vetëm vitin shkollor.

Kështu, Gjeneva po përshtatet me praktikat e kantoneve të tjera, tha këshilltarja shtetërore Anne Hiltpold, e cila është përgjegjëse për arsimin. Aktualisht, në shkollat ​​e kantonit janë të regjistruar 1195 fëmijë në shkollat ​​fillore dhe fillore që banojnë në Francë. Pothuajse 85 për qind e tyre janë zviceranë. Në nivelin e mesëm të lartë, 1,326 studentë dhe praktikantë banojnë në Francën fqinje. Në kantonin Vaud, në vitin 2023 jetonin vetëm 16 fëmijë dhe të rinj që ndiqnin shkollën në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.

Formimi profesional nuk do të ndikohet nga kjo masë, pasi kompanitë janë të lira të zgjedhin kë duan të punësojnë, sipas Hiltpold. Prandaj, në fillim të vitit shkollor 2026, Gjeneva do të ketë 350 studentë më pak ndërkufitarë. Në afat të gjatë, 2000 do të preken.

Mungesa e hapësirës dhe kursimet prej 27 milion

Sipas qeverisë së Gjenevës, ka disa arsye për këtë veprim. Së pari, shqetësimi është mungesa e hapësirave në shkolla. Kantoni pret që numri i studentëve të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, shkruan SRF.

Por edhe konsideratat financiare luajnë një rol. Gjeneva pret kursime prej 27 milionë CHF nga ndryshimi. Këshilltarja shtetërore Anne Hiltpold e shpjegoi gjithashtu masën duke thënë se lidhjet sociale mund të forcoheshin më mirë nëse fëmijët dhe të rinjtë ndiqnin shkollën në vendbanimin e tyre.

“Kjo është e papranueshme”

Paolo Lupo, president i shoqatës “Gjenevë pa Kufij”, shprehu zemërimin e tij për vendimin, të cilin e quajti “të papranueshëm”. “Qytetarët e Gjenevës nuk mund t’u ofrojnë më fëmijëve të tyre mundësinë për të ndjekur shkollën në kantonin ku paguajnë taksat e mbajtura në burim dhe ku punojnë çdo ditë,” tha Lupo. Kantoni, tha ai, po harron se shumë zviceranë shpërngulen në Francë sepse nuk mund të përballojnë strehimin në Gjenevë. Prandaj është e padrejtë që fëmijëve të tyre t’u mohohet shkollimi në atdheun e tyre.

Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?

Evropa ka mijëra pika të pabesueshme noti rreth plazheve, liqeneve dhe lumenjve të saj, por cilat vende kanë ujërat më të pastra dhe më të ndotura?

Më shumë se tre të katërtat e ujërave të banjës të monitoruara në Bashkimin Evropian, Shqipëri dhe Zvicër ishin të cilësisë “të shkëlqyer” në vitin 2024, tha të premten agjencia mjedisore e bllokut prej 27 anëtarësh.

Të gjitha, përveç katër për qind, plotësuan standardin minimal të BE-së (“mjaftueshëm”) dhe vetëm 1.5 për qind ishin të cilësisë “të dobët”, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit në përditësimin e saj vjetor mbi plazhet, lumenjtë dhe liqenet që testohen për ndotje fekale.

Në përgjithësi, ujërat e banjës së Evropës ishin të të njëjtit standard në vitin 2024 si një vit më parë.

EEA monitoron më shumë se 22,000 zona banje për baktere të tilla si Escherichia coli (E. coli) dhe enterokoket e zorrëve, të shkaktuara kryesisht nga rrjedhjet e ndotësve nga fermat blegtorale dhe tubat e ujërave të zeza shtëpiake, transmeton albinfo.ch.

“Evropianët mund të lahen me besim në shumicën dërrmuese të vendeve të banjës së BE-së që plotësojnë standardet e cilësisë së banjës së BE-së,” tha Komisionerja Evropiane e Mjedisit Jessika Roswall.

Ujërat më të mira për larje vitin e kaluar ishin në Qipro, ku 99,2 për qind ishin të cilësisë së shkëlqyer, e ndjekur nga Bullgaria me 97,9 për qind, Greqia me 97, Austria me 95,8 dhe Kroacia me 95,2.

Vende të tjera të mbuluara nga The Local gjithashtu u shfaqën në top 10-shen e ujërave më të pastra të BE-së: Danimarka ishte në vendin e gjashtë me 92.9 përqind të ujit të saj që rezulton të jetë i cilësisë së shkëlqyer. Gjermania ishte pak më poshtë në vendin e tetë me 90,5, e ndjekur nga Italia me 90,2 dhe Spanja me 87,6.

Cilësia e ujit të banjës zvicerane bie nën mesataren e BE-së

Zvicra ishte pak më poshtë në renditje me 83.1 për qind të ujërave të saj që konsideroheshin të cilësisë së shkëlqyer vitin e kaluar, mbi tetë pikë përqindje më poshtë në vitin 2023. Më afër fundit të listës ishin Franca dhe Suedia, me përkatësisht 74.2 dhe 73.5 për qind.

Mesatarja në mbarë BE-në ishte 85 për qind.

Shqipëria doli në fund në renditje, me vetëm 16 përqind të ujërave të larjes me cilësi të shkëlqyer — një rënie prej më shumë se 25 pikë përqindjeje në harkun kohor të një viti.

Në përgjithësi, plazhet ishin më të pastra se lumenjtë dhe liqenet për shkak të kapacitetit më të mirë të ujit të detit për rinovim.

Shumë nga zonat e brendshme të banjës të Evropës Qendrore gjenden në liqene, pellgje dhe lumenj relativisht të vegjël, të cilët janë më të ndjeshëm se zonat bregdetare ndaj ndotjes afatshkurtër të shkaktuar nga shirat e dendur, tha EEA.

Agjencia tha se ndryshimet klimatike pritet të rrisin intensitetin dhe shpeshtësinë e ngjarjeve të ndryshme ekstreme të motit, duke përfshirë shirat e dendur.

“Nga ana tjetër, këto ngjarje do të ndikojnë në cilësinë e ujit të larjes përmes ndotjes nga tejmbushjet e kanalizimeve, përmbytjet ose rrjedhjet sipërfaqësore.

“Kjo do të vijë me rreziqet përkatëse të rritjes së mundshme shëndetësore për ata që lahen,” tha ajo në faqen e saj të internetit.

EEA nuk mbledh më të dhëna për ujin e banjës në MB, e cila u largua nga blloku.

Por Agjencia Kombëtare e Mjedisit zbuloi se në vitin 2024, vetëm 64.2 për qind e ujërave të banjës në Angli ishin “të shkëlqyera” dhe 8.2 për qind nuk arritën të përmbushnin standardin minimal dhe u klasifikuan si “të varfër”.

Kompanitë britanike të ujit, të privatizuara që nga viti 1989, janë kritikuar vazhdimisht për lejimin e shkarkimit të sasive të mëdha të ujërave të zeza në lumenj dhe në det.

Më shumë se 3 për qind e ujërave ‘të varfër’ në Francë dhe Suedi

Ndërkohë, anëtarët e BE-së janë të detyruar të monitorojnë vendet e njohura të banjës nga maji deri në shtator dhe të renditin cilësinë e ujit si të shkëlqyer, të mirë, të mjaftueshëm ose të dobët.

Në katër vende evropiane: Estoni, Suedi, Holandë dhe Francë, cilësia e ujit ishte e dobët me 3 për qind ose më shumë të ujërave të larjes vitin e kaluar.

Por nga 321 vendet e banjës që u regjistruan si të varfër në vitin 2023, një e pesta ishte përmirësuar nga viti i kaluar.

Kjo përfshin Suedinë, e cila kishte 19 vende (4 për qind), pesë më pak se në vitin 2023, që binin në këtë kategori.

Megjithatë, Franca kishte 16 zona banje më të varfra në vitin 2024 sesa një vit më parë në 115 (3.4 për qind), e nxitur kryesisht nga rënia e cilësisë së ujit në lumenjtë e saj.

Kur zbulohet se ujërat janë të dobëta, autoritetet duhet të mbyllin zonën për larjet vitin e ardhshëm dhe të ndërmarrin hapa për të reduktuar ndotjen dhe rreziqet shëndetësore përpara se ato të rihapen.

Cilat pjesë të Zvicrës kanë motin më ekstrem?

E dini shprehjen: gjithçka në Zvicër përcaktohet nga kantonet. Kjo përfshin edhe ngjarjet ekstreme të motit.

Megjithëse sistemi federalist i Zvicrës zbatohet më shumë për politikën sesa për fenomenet natyrore, fakti është se lloji i motit që keni varet gjithashtu nga vendi ku jetoni.

Të paktën kështu konstaton analiza e re e AXA sigurimit.

Ju mund të pyesni veten se çfarë di një kompani sigurimesh për motin?

Në fakt, shumë.

Kjo për shkak se vlerësimi i dëmeve të lidhura me motin dhe hartimi i llojeve të pretendimeve sipas rajonit është pjesë e asaj që ata bëjnë.

Jo të gjitha rajonet e vendit janë të ekspozuara ndaj të njëjtave rreziqe të motit.

Për shembull, automjetet e dëmtuara nga breshri përfaqësojnë pjesën më të madhe të dëmeve, si në vëllim ashtu edhe në kosto.

Në këtë drejtim, kantonet Ticino, Jura dhe Neuchâtel janë prekur veçanërisht, së bashku me, në shkallë të ndryshme, Nidwalden, Obwalden, Bern, Lucerne, Schwyz dhe Fribourg, transmeton albinfo.ch.

“Kryesisht janë stuhitë e forta breshëri, që dëmtojnë një numër të madh automjetesh në një periudhë të shkurtër kohore, ato që mund të rrisin ndjeshëm numrin e dëmeve”, sipas Patrick Villiger, drejtues i pretendimeve të automjeteve motorike në AXA.

Dëme të tilla janë më pak të zakonshme në Schaffhausen, Gjenevë, Graubünden, Glarus dhe Thurgau, tha ai.

Për sa i përket përmbytjeve, AXA zbuloi se Schwyz ka pasur numrin më të madh të dëmeve nga përmbytjet për familje të siguruar gjatë dekadës së fundit.

Më pas janë Thurgau, Solothurni dhe Lucerni.

Në të kundërt, Vaud, Nidwalden, Basel-Country, Graubünden dhe Uri janë kursyer relativisht gjatë 10 viteve të fundit.

Po rrufeja?

Ekziston një thënie “rrufeja nuk godet kurrë dy herë” – përveç Ticino.

Sipas AXA, familjet në kantonin italisht-folës kanë gjeneruar “gati shtatë herë më shumë pretendime se pjesa tjetër e Zvicrës gjatë dekadës së fundit”.

Rreziku në Ticino është 26 herë më i lartë se në kantonet e Basel-Country, Vaud dhe Gjenevës.

“Arsyeja është e thjeshtë: kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht nga Mesdheu takohet me Alpet, rrymat që rezultojnë lart dhe poshtë formojnë re shumë të ngarkuara elektrike, të cilat shkaktojnë rrufe.”

Por çfarë thonë meteorologët?

Ndryshe nga AXA (dhe siguruesit e tjerë), shërbimi zyrtar i motit i Zvicrës, MeteoSchweiz, përdor matjet e veta dhe bazën e të dhënave për të parë se cilat rajone janë më të prirura ndaj ngjarjeve të caktuara të motit.

Prandaj, ata e dinë se cilat zona në Zvicër kanë më shumë gjasa të përjetojnë periudha të gjata shiu.

“Sasia më e madhe e reshjeve që bien brenda një periudhe të shkurtër kohore zakonisht shihen në Ticino, ku efekti orografik jugor [ndryshimet në rrjedhën e ajrit] është përgjegjës për sasi të mëdha reshjesh.”

E kundërta e reshjeve të mëdha është thatësira, dhe rajoni që ka përjetuar periudhën më të qëndrueshme të thatësirës është zona Stalden-Ackersand në luginën Visper në kantonin e Valais, tha MeteoSchweiz.

E fundit por jo më pak e rëndësishme: tërmetet

Edhe pse ato nuk janë të lidhura me motin dhe nuk përfshihen në analizën e AXA, kjo është ajo që ne dimë: Valais është kantoni më i prirur ndaj tërmeteve për shkak të topografisë së tij malore.

Bollëku i maleve në Graubünden gjithashtu e bën këtë kanton të ndjeshëm ndaj tërmeteve.

Për sa i përket qyteteve, rreziku më i madh i tërmeteve është në Bazel, Gjenevë, Cyrih, Lucern dhe Bernë, në atë renditje.

Megjithëse rreziku i tërmeteve në këto rajone ndryshon, të pesë qytetet kanë, për shkak të madhësisë së tyre, një numër të madh njerëzish dhe asetesh që do të prekeshin nga një tërmet.

Zvicra, ndër vendet më të shtrenjta në botë për energjinë elektrike shtëpiake

Zvicra renditet ndër vendet më të shtrenjta në botë për energjinë elektrike shtëpiake.

Sipas një studimi të faqes së krahasimit Verivox, bazuar në të dhënat nga Global Petrol Prices, Zvicra u rendit e dhjeta nga 143 vende, transmeton albinfo.ch.

Në krye të listës është Bermuda, ku një kilovat-orë kushton 41,97 € (39,56 CHF). Pasohet nga Danimarka (40,62 €), Irlanda (39,40 €), Belgjika (38,20 €) dhe Gjermania (38,00 €). Në Mbretërinë e Bashkuar, konsumatorët paguajnë 37,23 €, ndërsa në Zvicër çmimi nuk është shumë prapa, në 33,84 €.

Energjia elektrike më e lirë gjendet në Iran: një kilovat/orë kushton ekuivalentin me 0,35 euro. Sudani (0,53 €), Etiopia (0,56 €) dhe Kuba (0,57 €) gjithashtu kanë tarifa shumë të ulëta sipas standardeve ndërkombëtare.

Arrihet marrëveshje mes Milanit dhe Granit Xhakës

Për një kontratë trevjeçare, është arritur marrëveshja mes Milanit dhe mesfushorit të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka.

Rossonerët tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen, të cilët tashmë kanë humbur Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool dhe Jonathan Tah te Bayern Munich, sipas raportimeve nga Calciomercato, transmeton albinfo.ch.

Sipas mediumit italian, Milani synon t’i ofrojë 10 milionë euro Bayer për t’i bindur ata që ta shesin ish-yllin e Arsenalit.

Milani e ka shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe pritet të njoftojë transferimin e lirë të Luka Modric sapo të përfundojë Kupa e Botës për Klube.

Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesligë nën drejtimin e Xabi Alonsos në sezonin 2024-25.

Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë

Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande kriminale të lidhur me Elvis Demçen.

Gjykata e Romës ka lëshuar 14 urdhra-arresti, por vetëm 11 prej tyre u ekzekutuan.

Tre personat e tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit akuzohen për bashkëpunim në trafikun e drogës.

Hetimet e nisura në janar të vitit 2022, çuan në shpërbërjen e një organizate kriminale që i atribuohet Elvis Demçes, “Zotit të Drogës” një shtetas shqiptar, i konsideruar si një figurë qendrore në menaxhimin e trafikut të drogës midis Lacios dhe Kalabrisë.

Demçe, i dënuar në dhjetor 2022 me 18 vjet burg për trafik droge, akuzohet se ishte kreu i një grupi kriminal të aftë për të menaxhuar sasi të mëdha droge dhe për të kontrolluar territorin përmes përdorimit sistematik të frikësimit dhe dhunës.

Hetimi i sotëm u përqëndrua te bashkëpunëtorët më të ngushtë të Demces, të cilët mbetën në hije gjatë fazave fillestare hetimore.

Nëpërmjet përgjimeve telefonike, analizës së bisedave të koduara dhe hetimeve në terren, hetuesit ishin në gjendje të përcaktonin rolet, dhe përgjegjësitë e secilit anëtar.

Midis majit 2020 dhe marsit 2021, grupi dyshohet se ka transportuar 338 kg kokainë, 1,510 kg hashash dhe 70 kg marihuanë, me provincat e Romës dhe Latinës si zonat kryesore të shpërndarjes.

Disa nga të arrestuarit nga Kalabria dyshohet se kanë vepruar si qendra kryesore logjistike në zinxhirin e trafikimit.

Përveç trafikimit të drogës, hetimi ka zbuluar tre episode zhvatjeje, dhune dhe kërcënimesh që synonin rikuperimin e borxheve nga shitja e drogës.

Në një rast, anëtarët e grupit kriminal dyshohet se i vunë flakën një pike bastesh në Romë dhe kërcënuan pronarin, duke e detyruar atë të paguante mbi 80,000 euro.

Në një episod të dytë, një blerës dyshohet se u frikësua për t’i zhvatur 108,000 euro.

Në të tretin, një person dyshohet se u rrëmbye dhe u çua në një pyll me pisha, ku iu mbajt një armë në kokë për ta detyruar të dorëzonte 50,000 euro.

Performancë e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA

Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS-së, Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) Jason A. Curl në Ft Johnson të Louisiana, përcjell albinfo.ch.

Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS-së, Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) Jason A. Curl në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.

Sipas një njoftimit nga ana e FSK-së, Curl e njoftoi Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacion.

Hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim”, thuhet tutje në njoftim.

DW: Priten 15 milionë turistë në Shqipëri deri në fund të vitit 2025

Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur  ndërsa paarshikohet të ketë fluks turistësh të huaj gjatë këtij viti.Media e njohur gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull atraksioneve turistike  në vendin tonë.Në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj vizituan vendin e vogël ballkanik ndërsa pritet që ky numër të rritet në 15 milionë deri në fund të vitit 2025,  një shifër gati katër herë më e madhe se popullsia e vendit, përcjell albinfo.ch.

Për të konkurruar në një rajon të dominuar nga lojtarë të mëdhenj të turizmit, të vendosur prej kohësh, si Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka nevojë për më shumë sesa vetëm çmime të ulëta dhe plazhe piktoreske.

Kjo është arsyeja pse disa hotele po provojnë një qasje të re: duke ofruar përvoja kulturore si vallet popullore dhe degustimet e ushqimeve lokale për të krijuar një lidhje më të thellë midis mysafirëve dhe kulturës locale thuhet në shkrim.Sipas Deutsche welle kjo rritje e fluksit turistik  vjen me sfida të mëdha: mungesën e stafit të kualifikuar dhe presionin për të ruajtur autenticitetin. Shqipëria tashmë nukvlerësohet si  një destinacion me kosto të ulët, por një konkurrent në rritje. Vetëm në periudhën janar-mars Shqipërinë e kanë vizituar 34 mijë e 405 turistë gjermanë duke pësuar një rritje me 18.7% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë që pritet një numër edhe më i lartë sidomos gajtë sezonit veror.Ndërkohë në total Shqipëria ka pritur në 4 muajt e parë rreth 2.45 milionë shtetas të huaj.

Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të shtunën se gjatë bisedës telefonike me homologun iranian, Masoud Pezeshkian, janë dakorduar për të shpejtuar dhe lehtësuar negociatat ndërmjet fuqive evropiane dhe Iranit rreth çështjes së programit bërthamor të vendit persik, ka shkruar The Guardian, përcjell albinfo.ch.

Macron ka thënë se i ka shprehur “shqetësime të thella” Pezeshkianit sa i përket programit bërthamor iranian.

“Gjithashtu shpreha shqetësimin tim të thellë për programin bërthamor të Iranit. Edhe këtu, qëndrimi im është i qartë: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, dhe i takon Iranit të japë garanci të plota se synimet e tij janë paqësore”, ka shkruar Macron.

“Jam i bindur se ekziton një shteg që i jep fund luftës dhe i shmang rreziqet më të mëdha. Për ta arritur këtë, ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”, ka vazhduar ai.

Macron ka shtuar gjithashtu se i kishte përsëritur presidentit iranian kërkesën për lirimin dhe kthimin në Francë të dy shtetasve francez Cecile Kohler dhe Jacques Paris, duke e cilësuar ndalimin e tyre si “çnjerëzor” dhe “të padrejtë”.

Çifti ishte arrestuar në aeroportin e Teheranit në maj të vitit 2022, ndërsa prisnin të ktheheshin nga një pushim 14-ditor.

Ata janë akuzuar gjithashtu për spiunazh dhe po mbahen në burgun famëkeq Evin të Teheranit, në të cilin vuajnë dënimin turistë perëndimorë, persona me nënshtetësi të dyfishtë dhe të burgosur politikë që shpeshherë përdoren nga Teherani si mjet presioni në negociatat me Perëndimin.