Në Kiev, aty ku sot sakrifica për lirinë dhe dinjitetin njerëzor reflektohet më fort se kudo tjetër, u shënua Festa Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë organizoi një aktivitet simbolik dhe domethënës në nder të 28 Nëntorit, duke përkujtuar aktin historik të shpalljes së Pavarësisë më 1912.
Në një kohë të vështirë për vendin mikpritës, mes sfidave të luftës, kjo ngjarje jo vetëm festoi flamurin dhe identitetin shqiptar, por gjithashtu përcolli mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes për popullin ukrainas. Pjesëmarrësit nderuan historinë e Shqipërisë dhe sakrificat e kombit shqiptar për liri, duke e lidhur këtë përvojë me realitetin aktual të Ukrainës.
Aktiviteti shërbeu si kujtesë e fuqishme se liria është vlerë universale, e fituar me shumë mund dhe e mbrojtur me vendosmëri. Ambasada shqiptare falënderoi të pranishmit dhe rikujtoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes dy popujve, të bashkuar nga aspirata të përbashkëta për paqe dhe të ardhme të sigurt.
Në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Francë dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris, Shoqata Shqiptare ILIRIA organizoi në Lyon eventin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë trupi diplomatik, të ftuar frankofonë dhe bashkëatdhetarë të shumtë, transmeton albinfo.ch.
Mbrëmja u moderua nga Lori Goçaj dhe Dan Bozhlani, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e shoqatës, Elisabeta Gjegji-Shehi, e cila vlerësoi rëndësinë e datave historike të kombit shqiptar dhe prezantoi projektet kryesore të ILIRIA-s për vitet 2024–2025. Ajo veçoi përkthimin në frëngjisht të librit “Eskadronet e Vdekjes” të Bardhyl Mahmutit, si dhe nismën për hapjen e “Klasës së Gjuhës Shqipe në Lyon”, projekt që po mbështetet nga Drejtoresha e Shkollës AVEYRON, Mme. Valerie Amar.
Elisabeta shprehu mirënjohje për të dy ambasadat dhe për bashkëatdhetarët që kontribuuan në organizim. Në emër të institucioneve të Kosovës foli edhe Konsulli i Përgjithshëm në Paris, Xhevdet Grainca, i cili përgëzoi punën e shoqatës dhe rolin e saj unifikues në diasporë. Në këtë event, historia shqiptare u shpalos edhe përmes inteligjencës artificiale, falë punës së krijuesit Erlind Kapllani.
Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte nderimi i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Lyon, Denis Di Leonardo, me certifikatë mirënjohjeje dhe trofe, me një video-mesazh të veçantë nga ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj. Fjalë rasti mbajti edhe Konsulli i Nderit për Kosovën, Roger Forneris.
Programi artistik përfshiu rapsodët Imer Baqaj dhe Arben Konushevci, poezi nga fëmijë dhe poetë të komunitetit, të shoqëruara në piano nga Armand Robidet, si dhe valle tradicionale shqiptare nga të rinjtë e shoqatës. Eventi vazhdoi me kokteil dhe ushqime tradicionale shqiptare, ku u falënderuan edhe Sofra Pejane dhe kontribuuesit e saj.
Shoqata ILIRIA uroi gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë, duke theksuar angazhimin për ruajtjen e kulturës dhe identitetit në Francë, ndërsa takimi i radhës përbashkon komunitetin më 21 shkurt 2026, në festimin e Pavarësisë së Kosovës.
Më pak se 10% e personave që mund të përfitojnë nga vaksinat kundër obezitetit kanë aktualisht akses në to. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thekson se mbi një miliard njerëz në botë vuajnë nga obeziteti dhe bën thirrje për një qasje më të drejtë dhe më të gjerë ndaj medikamenteve GLP-1.
Parashikimet tregojnë se, nëse nuk ndërmerren masa, deri në vitin 2030 mbi dy miliardë njerëz mund të jenë obezë. Çmimet e larta, kapaciteti i kufizuar i prodhimit dhe problemet në zinxhirin e furnizimit pengojnë shpërndarjen e gjerë të injeksioneve që mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
OBSH-ja thekson se këto ilaçe, ndonjëherë të njohura si “injeksione për dobësim”, përfaqësojnë një ndryshim në mënyrën se si shoqëria i sheh obezitetin – jo më thjesht si një “stil jetese”, por si një sëmundje kronike, komplekse dhe e parandalueshme.
Sipas OBSH-së, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve në botë ka qasje në këto ilaçe. “Edhe në skenarin më optimist, prodhimi aktual i terapive GLP-1 mund të mbulojë vetëm rreth 100 milionë njerëz – më pak se 10% e atyre që kanë nevojë.”
Organizata u bën thirrje qeverive dhe kompanive farmaceutike të zgjerojnë qasjen përmes strategjive të tilla si licencimi vullnetar, që u lejon kompanive të tjera të prodhojnë versionet më të përballueshme të ilaçit.
OBSH-ja gjithashtu thekson rëndësinë e krijimit të mjediseve më të shëndetshme për të promovuar mirëqenien dhe për të parandaluar obezitetin.
Sipas raportit European Housing Trends 2025 nga RE/MAX Europe, rreth 75% e evropianëve me kredi për banesë janë detyruar të reduktojnë shpenzimet e tyre për të paguar hipotekën gjatë vitit 2025.
Shumica prej tyre kanë ulur shpenzimet për argëtim, produkte luksoze dhe pushime.
Nga 23 vendet e analizuar, vetëm rreth 25% e huamarrësve nuk janë dashur të kursejnë ose të gjejnë mënyra alternative për të përballuar pagesat. Kjo përqindje ndryshon nga 7% në Maltë dhe Rumani deri në 44% në Holandë, ku thuajse gjysma e huamarrësve nuk kanë probleme me pagesat e hipotekës.
Në disa vende, përqindja e atyre që nuk kanë nevojë të reduktojnë shpenzimet është nën 15%, duke treguar se shumica e popullsisë ka pasur vështirësi financiare. Këto vende përfshijnë Maltën, Rumani, Hungarinë, Irlandën, Turqinë, Slloveninë, Greqinë, Kroacinë dhe Italinë.
Në anën tjetër, huamarrësit ndihen më të qetë financiarisht në Lituani (42%), Mbretërinë e Bashkuar (37%) dhe Zvicër (36%).
Në shumicën e vendeve, njerëzit janë detyruar të reduktojnë shpenzimet për argëtim (41%) dhe produkte luksoze (38%), ndërsa pushimet dhe veshjet kanë qenë më pak të prekura.
Në vende me presion të lartë mbi buxhetin, si Greqia, Hungaria, Rumania dhe Turqia, njerëzit kanë ulur shpenzimet edhe për artikujt bazë të jetesës. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Zvicër, Lituani dhe Luksemburg, reduktimet kanë qenë më të lehta dhe më të përzgjedhura.
Luca Bertalot, sekretar i European Mortgage Federation, theksoi se debati mbi banesat dhe mundësinë për të paguar hipotekat është shumë i rëndësishëm. Ai shtoi se, pavarësisht nëse hipotekat janë me normë fikse apo të ndryshueshme, thelbi i vështirësive nuk qëndron te lloji i hipotekës, sepse huamarrësit zgjedhin vetë opsionet e tyre. Sipas tij, kostot e energjisë janë një faktor i jashtëm që familjet nuk mund ta kontrollojnë.
Diskutimet mbi kufizimin e aksesit në mediat sociale për adoleshentët janë bërë shumë të përhapura në Evropë. “Jemi duke u përballur me një luftë njohëse,” tha Presidenti francez Emmanuel Macron, duke theksuar seriozitetin e çështjes.
Ndërkohë, Kina ka një version të TikTok-ut për fëmijë, që ofron eksperimente shkencore dhe kufizohet pas 40 minutash përdorimi. Në Evropë, i njëjti aplikacion përmban valle dhe përmbajtje virale, që shpesh cilësohet si “dëmtuese për trurin”.
Europa po reagon ndaj këtij fenomeni. Javën e kaluar, Parlamenti Evropian miratoi një propozim me shumicë të madhe, që synon ndalimin e mediave sociale për adoleshentët nën 16 vjeç.
Arsyeja kryesore lidhet me faktin se një në katër të mitur përdor telefonin inteligjent në mënyrë që ngjason me varësinë. Pyetja që lind është: është përmbajtja ajo që dëmton apo janë modelet e saj manipulatore, si lëvizjet e pandërprera dhe videot që luajnë automatikisht?
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po ndjek shembullin e Australisë, ku platformat si TikTok janë kufizuar për adoleshentët.
Por a do të ndikojë kjo në liritë online? Sipas Macron, kufizimi i shfletimit pa ndërprerje mund të jetë i nevojshëm për të mbrojtur të rinjtë nga një “Perëndim Dixhital i Egër”. Nëse kjo është një luftë njohëse, a mund të humbasim brezin e ardhshëm për shkak të algoritmeve?
Në qytetin Thun, aty ku mërgata shqiptare ka ngritur themele të qëndrueshme, fundjavën që po lëmë mbrapa, Shoqata “Atdheu” edhe një herë dëshmoi përkushtimin e saj në fushën e aktiviteteve kombëtare. Emri i saj, tashmë i njohur e i dashur, vazhdon të mbajë gjallë gjuhën, këngën dhe traditat e kombit, duke i shndërruar aktivitetet kulturore në ura që lidhin brezat.
Këtë vit, manifestimi i 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe të themelimit të shtetit shqiptar, mblodhi rreth vetes një numër të madh pjesëmarrësish nga Thuni dhe rrethina, të cilët me praninë e tyre krijuan një atmosferë të mahnitshme. Në mesin e tyre u veçuan nxënësit e shkollës shqipe me mësuesen Lendita Istrefi, nuk mungoi as përfaqësuesja e sportit, kulturës dhe emigracionit, zonja Fröhlich Annina (KIO).
Eliot Zenunaj përfaqësonte Ambasadën e Kosovës në Bernë, ndërsa imami i xhamisë së Thunit, Azir Azir, ishte aty për të përfaqësuar komunitetin musliman shqiptar të Thunit dhe rrethinës.
Solemniteti u hap nga kryetari i Shoqatës “Atdheu”, Xhemshir Zenuni, i cili u uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Me një ndjeshmëri që reflektonte përkushtim e dashuri për vendlindjen, ai shprehu mirënjohje për prezencën e tyre, përfaqësuesve diplomatikë, institucioneve zvicerane, Shkollës Shqipe dhe xhamisë Ikre.
“Sot, larg atdheut por pranë shpirtit të tij, festojmë një nga ditët më të shenjta të kombit tonë, 28 Nëntorin, ditën e flamurit dhe të pavarësisë, ditën që na bashkon dhe na rikujton rrënjët tona,” u shpreh Zenuni.
Në fjalën e tij mbyllëse, ai nënvizoi se duke kujtuar të kaluarën tonë, nderojmë sakrificat e burrave të kombit nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Ismail Qemali, deri te Hasan Prishtina dhe komandanti legjendar Adem Jashari.
Është pikërisht kjo trashëgimi historike që shoqata dhe komuniteti në Thun përpiqen ta ruajnë të gjallë, duke ia përcjellë brezave të rinj si një amanet të shenjtë.
Atmosfera u mbush me tingujt e këngës shqipe, ndërsa recitimet sollën para të pranishmëve kujtimet e një historie të lavdishme. Kurse vallet kombëtare, plot gjallëri e elegancë, bashkuan të gjithë të pranishmit në një rreth të vetëm, një rreth që simbolizon unitet dhe dashuri.
Manifestimi i Shoqatës “Atdheu” në Thun, ashtu si çdo vit, dëshmoi se identiteti shqiptar mbetet i gjallë kudo ku shqiptarët dijnë të punojnë bashkë. Në këtë qytet zviceran, flamuri kuq e zi dëshmon për një komunitet që di të ruajë, të nderojë dhe të bartë më tej traditën e atdheut.
Nënkryetarja e Kuvrndit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me debatet mbi votimin e diasporës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se përgjigja më e mirë ndaj atyre që tentojnë të vendosin pengesa për mërgatën është pjesëmarrja fizike në vend.
“Përgjigja më e mirë ndaj atyre që përpiqen t’i vendosin mërgatës pengesa për ushtrimin e të drejtës kushtetuese, të drejtës së votimit, është ardhja fizike në Kosovë. Edhe votojmë, edhe bashkë festojmë ♥️”, shkruan Haxhiu, transmeton albinfo.ch.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur çështja e pjesëmarrjes së diasporës në proceset zgjedhore ka ngjallur debate të gjera në opinionin publik dhe politik.
Me ndryshimin e orarit më 14 dhjetor, kompania hekurudhore Schweizerische Zentralbahn (ZB) do të ofrojë më shumë vende dhe do të rregullojë trenat shtesë. Kjo duhet të përfitojë kryesisht udhëtarët gjatë fundjavave dhe në orët e pikut, transmeton albinfo.ch.
Hekurudha Zentralbahn, e cila operon në linjat Lucerne–Engelberg, Lucerne–Interlaken Lindje dhe Meiringen–Innertkirchen, po përgjigjet ndaj rritjes së kërkesës, njoftoi kompania të hënën. Shërbimet e mbrëmjes të Lucerne–Interlaken Express dhe Lucerne–Engelberg Express do të operohen me më shumë vagona, u tha në njoftim.
Gjithashtu, planifikohet më shumë hapësirë për linjat S4 (Lucerne–Stans/Wolfenschiessen) dhe S5 (Lucerne–Giswil): Sipas një komunikate për shtyp, të dy linjat do të operohen me dy trena të bashkuar gjatë të gjitha fundjavave gjatë gjithë vitit. ZB thekson se kjo do të dyfishojë kapacitetin e vendve të disponueshme.
Nga maji 2026, kohët e nisjes dhe ndalesat do të ndryshojnë në linjën Lucerne–Interlaken Lindje. Për më tepër, trenat shtesë që operojnë nga 2 maji deri më 1 nëntor 2026 do të riorganizohen.
Në linjën Lucerne–Engelberg, shërbimet do të zgjerohen gjatë fundjavave dhe pjesërisht do të funksionojnë gjatë gjithë vitit.
Aktualisht nuk ekziston një vaksinë kundër virusit HIV, por kërkime të avancuara po zhvillohen për këtë qëllim.
Virologia Alexandra Trkola, drejtoreshë e Institutit të Virologjisë Mjekësore në Universitetin e Cyrihut, po udhëheq studimin “Renew”, që përfshin persona me HIV të trajtuar prej shumë vitesh. Qëllimi i këtij studimi është të testojë një vaksinë që mund të stimulojë prodhimin e antitrupave neutralizues të gjerë, të cilët janë të rëndësishëm për zhvillimin e një vaksine efektive, transmeton albinfo.ch.
“Fatkeqësisht, nuk jemi aq afër një vaksine sa do të donim,” thotë Trkola. “HIV-i muton shumë shpejt dhe çdo pacient mund të ketë shumë variante të virusit. Për këtë arsye, zhvillimi i një vaksine është jashtëzakonisht i vështirë.”
Ekspertja shpjegon se vaksinimi kundër HIV nuk do të jetë një proces i vetëm: “Nevojitet një koktej vaksinash, dhe kjo është vetëm hapi i parë. Për të pasur një mbrojtje të plotë, duhet një përgjigje imune shumë e fuqishme dhe e vazhdueshme.”
Trkola parashikon se një vaksinë mund të jetë e gatshme “të paktën pas dhjetë vitesh”, duke treguar se sfidat janë të mëdha, por kërkimi nuk ndalet. Ajo gjithashtu thekson se stigma ndaj personave me HIV ka ndryshuar gjatë 40 viteve të fundit, por ende nuk është zhdukur plotësisht: “Me trajtim të mirë, HIV-i është bërë një sëmundje kronike si shumë të tjera, por stigma nuk është kapërcyer ende në të gjithë botën, përfshirë Zvicrën.”
Spitalet në Zvicër po përballen me presion të madh: gjysma e tyre funksionojnë me humbje financiare dhe mungesa e stafit të kualifikuar është e ndjeshme. Për më tepër, parlamenti federal ka miratuar disa mocione që kërkojnë planifikim më të madh federal për spitalet.
Drejtorët shëndetësorë kantonalë kanë prezantuar një plan mesatar afat që synon të reduktojë numrin e shërbimeve të ofruara në të gjitha spitalet. Lukas Engelberger, president i Konferencës së Drejtorëve Shëndetësorë Kantonale (GDK), shpjegon: “Synojmë të përcaktojmë së bashku se cilat shërbime janë kujdes bazik, cilat do të planifikohen dhe ofrohen në nivel kantonal, dhe cilat janë shërbime të specializuara që do të planifikohen më rajonalisht.”
Për shembull, një apendektomi e thjeshtë do të konsiderohet kujdes bazik, ndërsa një operacion kompleks i shtyllës kurrizore do të konsiderohet shërbim i specializuar. Kjo mund të nënkuptojë që pacientët të udhëtojnë më larg për shërbime të specializuara, por kjo praktikë tashmë po pranohet më shumë, transmeton albinfo.ch.
Për momentin, këto janë vetëm rekomandime, të cilat secili kanton mund t’i zbatojë sipas vullnetit të tij. Sipas Engelberger: “Çdo kanton duhet të vendosë vetë, duke ruajtur demokracinë lokale dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.”
Konferenca e Drejtorëve Shëndetësorë Kantonale beson se plani i tyre përmbush kërkesën për bashkëpunim më të ngushtë mes kantoneve pa rrezikuar federalizmin. Madje, parlamenti ka kërkuar që qeveria federale të ketë mundësinë të ndërhyjë në planifikimin spitalor nëse koordinimi ndërkantonal rezulton i pamjaftueshëm.
Rritja e përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale (AI) po bëhet shqetësuese për përdoruesit e internetit. Video, postime sintetike dhe këngë të krijuara nga AI po mbushin feed-et tona, duke e bërë eksperiencën online të lodhshme dhe shpesh të njëtrajtshme.
Podkasterja Salwa Houmsi përshkruan ndjesinë që ndajnë shumë: “Djem, ka mbaruar. Interneti. Është përfunduar.” Gazeta Die Welt ka publikuar tashmë një nekrolog për internetin, ndërsa Die Zeit pyet nëse rrjetet sociale po vdesin.
Një shembull i fundit është “Papaplatte”, një streamer gjerman që përdori aplikacionin e ri hyperrealist AI, “Sora 2”, për të ngarkuar fytyrën e tij. Brenda pak kohësh, mijëra klipet e tij u shpërndanë në internet: duke u kthyer në kastravec, duke bërë gjeste të ndaluara dhe gjëra të tjera të panevojshme. Analistët vlerësojnë se rreth 50% e përmbajtjes online tashmë është e gjeneruar nga AI.
Sipas profesoreshës Lara Wolfers nga Universiteti i Bazelit, përdoruesit shpesh ndihen të manipuluar kur kuptojnë se një video e ëmbël ose e ndjeshme është krijuar nga AI. “Erdhi një pikë kur njerëzit e kuptojnë se nuk po shohin më të vërtetën,” thotë Wolfers.
Psikologu Daniel Kahnemann shpjegon se truri ynë përdor dy sisteme të ndryshme të mendimit: “Sistemi 1” është autopiloti, që përpunon informacionin shpejt dhe kërkon shpërblim të menjëhershëm, ndërsa “Sistemi 2” është ai që analizon ngjarjet më thellë dhe kërkon më shumë energji. Përmbajtja e hiperrealizuar e AI-së e lodh këtë sistem të dytë, duke nxitur një largim të natyrshëm nga përdorimi intensiv i smartphone-ve.
Megjithatë, ekspertët e SRF, si Guido Berger, theksojnë se nuk ka të dhëna të qarta që tregojnë një largim masiv nga rrjetet sociale. Përdoruesit mund të kalojnë thjesht në biseda private, grupe dhe komunitete të mbyllura, duke mos u ndalur realisht nga interneti.
Sipas Wolfers, brezi i ri, i ekspozuar më herët ndaj përdorimit intensiv të ekraneve, mund të ketë më shumë vetëkontroll dhe aftësi për t’u përballur me lodhjen dixhitale. Por në tërësi, interneti vazhdon të ofrojë përmbajtje të pafundme, dhe përdoruesit janë mësuar me rritjen e vazhdueshme të AI-së.
Ekspertët paralajmërojnë: sfida nuk është mbyllja e internetit, por menaxhimi i përmbajtjes së AI-së dhe ruajtja e një përvoje reale dhe të besueshme online.
Një iniciativë e re për të ndaluar shamisë në shkollat zvicerane ka arritur në Bernë. Komiteti i Egerkingen, i lidhur me Partinë Popullore Zvicerane (UDC), dorëzoi të hënën një peticion me 12,000 nënshkrime në Bernë. Kjo pason një debat të ashpër që filloi verën e kaluar në pjesën gjermanishtfolëse të Zvicrës.
Historia nisi këtë verë në Eschenbach, një qytet me rreth 10,000 banorë në kantonin St. Gallen. Një mësuese myslimane – ose së paku një grua që dëshironte të jepte mësim në një shkollë fillore lokale – i u refuzua pozita për shkak të shamisë, pas reagimeve të një pjese të popullsisë që kërkonte një arsim “të neutralitetit fetar”.
Në Zvicrën gjermanishtfolëse, çështja mori shpejt një dimension politik. Ndalimi i shamisë në shkolla po diskutohet tani në parlamentet kantonale të St. Gallen dhe Aargau. Edhe në Cyrih, Partia Popullore Zvicerane (SVP/UDC) ka rilindur këtë ide.
Ndalimi është i fokusuar vetëm tek Islami
Komiteti i Egerkingen ka bërë një peticion që kërkon ndalimin e shamisë islame në shkollat publike zvicerane, për të gjithë mësuesit dhe nxënësit, nga kopshtet deri në universitet. Mbulesat e kokës të feve të tjera, si kippa hebraike, nuk do të preken.
Sipas Walter Wobmann, president i komitetit të Egerkingen dhe ish-këshilltar kombëtar i SVP-së, ky ndalim është një mënyrë për të parandaluar indoktrinimin. “Shamija simbolizon vlera shumë të ndryshme nga ato të vendit tonë, i cili është demokratik dhe i lirë. Pozicione kaq ekstreme, si ato të Islamit politik, nuk kanë vend këtu. Nuk duhet lejuar të rrënjosin gradualisht.”
“Për të kufizuar ndikimin e Islamit në shkolla”
Teksti i peticionit shtrihet edhe në praktikat e tjera fetare: nuk duhet të riorganizohen provimet gjatë Ramazanit, dhe nuk duhet asnjë pushim për festat islame. Wobmann argumenton se kjo është një mënyrë për të kufizuar ndikimin e Islamit në shkolla, transmeton albinfo.ch.
“Ne nuk duam rregulla të veçanta për fëmijët myslimanë sepse jetojmë në një vend me orientim kristian, një vend perëndimor. Nuk ka nevojë të krijohet një fe e re në shkolla që të bëhet dominante. Kjo është problemi: ne kemi festat tona dhe nuk ka nevojë për rregulla speciale për myslimanët,” insiston ai.
Drejt një votimi kombëtar?
Për sociologen Mallory Schneuwly Purdie, ligjëruese e lartë në Qendrën Zvicerane për Islam dhe Shoqëri, argumentet e Wobmann-it, të bazuara në frikën e një “zëvendësimi të madh”, janë të pabazuara. “Popullsia myslimane mbetet e qëndrueshme: po rritet në numra absolutë, por po ashtu edhe popullsia zvicerane,” vë në dukje ajo.
Megjithatë, Këshilli Federal duhet të marrë në konsideratë peticionin. Megjithatë, duket e pamundur që të ndjekë kërkesat e tij. Qeveria së fundmi ka refuzuar idenë e ndalimit të shamisë për nxënësit, duke preferuar një qasje më liberale, ku gratë myslimane vendosin vetë nëse do ta mbajnë atë apo jo.
Debati është larg përfundimit. Komiteti i Egerkingen ka pasur tashmë disa suksese në referendume, duke qenë pas ndalimeve të minaretëve dhe burkës. Aktualisht po shqyrton mundësinë e nisjes së një iniciative popullore për shamisë në shkolla. Një referendum kombëtar nuk është i përjashtuar dhe mund të çojë në ndalim, paralajmëron Schneuwly Purdie.
“Argumentet rreth shamisë në shkolla mobilizojnë si ata kundër imigracionit, mbështetësit e sekularizmit, ashtu edhe disa që mbrojnë të drejtat e grave. Këto perspektiva të ndryshme mund të gjejnë një terren të përbashkët rreth kësaj çështjeje,” shton ajo.
Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të kufizuar votimin e diasporës vetëm në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës ka shkaktuar tensione të forta politike mes partive kryesore në vend.
PDK dhe LDK kanë kritikuar ashpër qeverinë në detyrë dhe Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke akuzuar për përpjekje për të politizuar institucionet dhe për të manipuluar votuesit jashtë vendit.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, theksoi se ambasadat janë pronë e Republikës së Kosovës dhe jo e asnjë partie politike, duke e konsideruar çdo përpjekje për hapjen e qendrave alternative të votimit si një shkelje të ligjit dhe rrezik për demokracinë.
Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kritikoi qeverinë për praktika të papërgjegjshme, duke përdorur si shembull planet për hapjen e qendrave të votimit në hapësira private, si kafene apo lokale të tjera. Zemaj e ka cilësuar këtë sjellje si një përpjekje për të ndarë diasporën dhe për të kontrolluar procesin zgjedhor.
Ndërsa sh-deputetja e VV, Adriana Matoshi, ka reaguar duke ironizuar veprimet e LDK-së, duke theksuar se ankesa e saj për kufizimin e hapësirave diplomatike shihet si “luftë me diasporën”. Matoshi ka komentuar se kjo është një tentativë për të penguar qytetarët jashtë vendit që të votojnë në numër më të madh, duke e paraqitur vendimin si një përpjekje politike për të kufizuar pjesëmarrjen e diasporës.
Vendimi i PZAP-it, i marrë më 30 nëntor 2025, rrëzon vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për krijimin e “qendrave alternative të votimit” jashtë hapësirave diplomatike. Paneli thekson se ligji nuk parashikon mundësinë e krijimit të qendrave të tilla dhe vendimi i KQZ-së nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, votimi jashtë Kosovës do të zhvillohet vetëm në ambasadat, konsullatat dhe hapësirat zyrtare diplomatike të vendit.
Ky vendim ka nxitur debat mbi qasjen e partive ndaj diasporës dhe mbi mënyrën se si duhet të menaxhohen hapësirat për votim jashtë vendit, duke treguar tensionet e thella midis institucioneve dhe politikës partizane në prag të zgjedhjeve.
Që prej 1 dhjetorit, drejtuesit e automjeteve në qytetin e Fribourg-ut mund të përfitojnë nga ora e parë e parkimit falas. Kjo masë vjen si rezultat i një nisme popullore të miratuar në qershor 2024 me 58% të votave pro. Megjithatë, parkimi nuk është më automatikisht falas gjatë intervalit 12:00–13:00.
Kjo orë e parë falas, e paraqitur si mbështetje për bizneset dhe restorantet lokale, nuk ishte e dëshiruar nga Këshilli Komunal, i cili paralajmëron humbje të mëdha financiare — pasi ora e parë ka qenë historikisht më fitimprurësja.
Autoritetet vlerësojnë humbjen potenciale në 3.6 milionë franga, ndërkohë që makinat e parkimit prodhuan rreth 4.2 milionë franga gjatë vitit 2023. Sipas Këshillit Komunal, ekziston rreziku që shumica e drejtuesve të mos qëndrojnë më shumë se një orë në qendër të qytetit, çka do të zbehte ndikimin pozitiv për tregtarët dhe restorantet.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të 12:45 në RTS, këshilltari komunal Pierre-Olivier Nobs shprehu hapur skepticizmin e tij:
“Nismëtarët pretendojnë se humbja do të kompensohet nga të ardhurat shtesë tatimore të gjeneruara nga bizneset. Shpresojmë që nga 1 dhjetori të shohim rezultatet e mëdha që do të sjellin klientët për bizneset e qytetit!”, u shpreh ai me ironi.
Në vitin 2024, pothuajse 2500 të huaj u dëbuan nga Zvicra.
Shumica e këtyre njerëzve vijnë nga vende të treta.
69 përqind e të dënuarve tashmë janë larguar nga vendi. 31 përqind e çështjeve nuk janë zgjidhur ende.
Gjykatat zvicerane mund të dëbojnë të huajt delinkuentë nga vendi. Në vitin 2024, u lëshua një referim për vendin për 2446 persona. 69 përqind e tij tashmë është përfunduar, 31 përqind është ende në pritje. Sekretariati Shtetëror për Migracionin pret që përqindja të rritet në muajt në vijim.
Në krahasim: në vitin 2023, u lëshua një referim për vendin kundër 2250 personave. Nga njerëzit e dënuar në vitin 2023, rreth 73 përqind ishin larguar nga Zvicra deri në mesin e vitit 2024. Përqindja ishte pak më e lartë në atë kohë.
Çfarë ndodh me 31 përqindëshin?
Sipas zëdhënëses së SEM, Magdalena Rast, ka disa arsye pse këta njerëz, të cilët duhet të largohen nga vendi, janë ende në Zvicër:
Disa janë ende në proces kthimi, për shembull sepse mungojnë dokumente identiteti ose largimi duhet të organizohet. Disa largime vonohen sepse vendet e origjinës nuk bashkëpunojnë ose ata të prekur nuk bashkëpunojnë. Problemet shëndetësore gjithashtu mund të pengojnë një kthim të menjëhershëm.
Grupi më i madh vjen nga Shqipëria
Rreth 40 përqind e personave të referuar në vitin 2024 vijnë nga një vend i BE-së/EFTA-s dhe rreth 60 përqind nga një vend i tretë. Më të zakonshmit ishin shtetasit shqiptarë (247), rumunë (190) dhe algjerianë (136). 93 përqind e të gjithë njerëzve që largohen janë burra, me grupmoshën më të madhe që është ajo e moshës 25 deri në 34 vjeç, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
10,000 ndalime hyrjeje të vendosura
SEM ka urdhëruar një total prej 10,146 ndalimesh hyrjeje në vitin 2024, nga të cilat 345 u hoqën ose u pezulluan. Pothuajse 47 përqind e ndalimeve të hyrjes të dekretuara dhe aktive janë për shkak të hyrjeve të paligjshme. Pothuajse 23 përqind të tjera u urdhëruan për shkak të largimeve që nuk u bënë në kohë dhe 20 përqind për shkak të një kërcënimi për sigurinë dhe rendin publik. Shumica (83 përqind) e ndalimeve të hyrjes ishin burra. Pesë kombësitë më të përfaqësuara ishin Algjeria (837), Siria (786), Maroku (708), Turqia (700) dhe Afganistani (554).
Zvicra pranon vetëm një të tretën e azilkërkuesve
E ashtuquajtura shkallë njohjeje – d.m.th. përqindja e rasteve në të cilat azilkërkuesit në të vërtetë morën azil – ishte 34.2 përqind e kërkesave për azil në vitin 2024. Në BE, kjo shkallë ishte 42 përqind.
Diferenca midis imigracionit dhe kërkimit të azilit
Në vitin 2024, 212,578 persona emigruan në Zvicër. Nga këta, 22,553 persona janë zviceranë të kthyer. Pjesa tjetër vjen kryesisht nga vendet e BE-së ose EFTA-s. Në të njëjtin vit, 129,786 persona u larguan nga vendi, duke rezultuar në një imigrim neto prej 82,792 emigrantësh. Kjo është rreth 15.6 përqind më pak se në vitin 2023.
Emigrantët vijnë kryesisht nga vendet e BE-së/EFTA-s me të cilat Zvicra ka një marrëveshje për lëvizjen e lirë të personave. Ata vijnë këtu kryesisht për punë. Azilkërkuesit vijnë nga një vend që nuk është pjesë e BE-së ose një shtet i EFTA-s (p.sh. Afganistani) dhe për këtë arsye duhet të shqyrtohen së pari. Ata kryesisht ikin nga lufta, persekutimi ose dhuna.
Siç tregojnë statistikat federale, shumica e azilkërkuesve në Zvicër refuzohen dhe kthehen në vendin e tyre të origjinës.
Njerëzit që duan të ikin në Zvicër vijnë nga këto vende.
Shumica e kërkesave për azil erdhën nga shtetas afganë në vitin 2024.
Në Zvicër pati një rritje të ndjeshme të falimentimeve të kompanive në 11 muajt e parë të vitit. Sektorët e ndërtimit, shërbimit të ushqimit dhe shitjes me pakicë në veçanti pësuan dëme.
Falimet e kompanive u rritën me mbi 36% nga janari deri në nëntor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shërbimit të informacionit ekonomik Crif të hënën. Konkretisht, 11,057 kompani falimentuan në 11 muajt e parë të vitit. Kjo do të thotë që ritmi i falimentimeve është përshpejtuar që nga fundi i shtatorit. Pas nëntë muajsh, rritja kishte qenë vetëm pak nën 20%.
Sipas Crif, shumica e falimentimeve ishin në industrinë e ndërtimit (1,576 raste), e ndjekur nga shërbimi i ushqimit (1,090) dhe shitjes me pakicë (774). Një arsye për rritjen është një ndryshim në ligj, shkruan swissinfo. Që nga 1 janari 2025, borxhet tatimore të kompanive në regjistrin tregtar mund të kërkohen edhe në procedurat e falimentimit. Më parë, ishte e mundur që autoritetet tatimore të mbledhin taksat e papaguara vetëm me anë të sekuestrimit, transmeton albinfo.ch.
Bizneset e reja vazhdojnë të rriten gjithashtu
Në të njëjtën kohë, numri i formimeve të kompanive të reja mbetet në një nivel të lartë: deri në fund të nëntorit, një total prej pothuajse 49,000 kompanish të reja ishin regjistruar në regjistrin tregtar këtë vit: një rritje prej 4.4% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas sektorit, tregtia me pakicë (3,924 biznese të reja), konsulenca menaxheriale (3,902) dhe sektori i pronave (3,650) kryesuan fushën e bizneseve të reja të reja.
Fushat e shërbimeve të teknologjisë së informacionit (-19.7%), hotelerisë (-10.4%) dhe tregtisë me pakicë (7.3%) regjistruan një rënie të ndjeshme në numrin e bizneseve të reja.
28 Nëntori, Dita e Flamurit ose e Pavarësisë së Shqipërisë është shënuar fundjavën që shkoi, gjithandej Zvicrës, me aktivitete të shumta kulturore festive. Në shumicën prej tyre, siç është bërë tashmë traditë, mbizotëronte muzika, vallja, recitimi, të gjitha këto të “ilustruara” me prezantimin e veshjeve të bukura e të larmishme kombëtare të trevave shqiptare.
Ndërkaq, manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe ekspozitën me krijime të piktores dhe pedagoges së artit nga Prishtina, Valbona Gashi.
Pas hapjes së ekspozitës nga kryetari i ansamblit “Trojet”, Zeqë Gashi, mbi punimet e ekspozuara në hollin e qendrës “Töss” të Winterhurit, një fjalë të zgjeruar e ka mbajtur piktori, publicisti dhe shkrimtari, Gani Bytyçi.
Ai ka shpalosur vlerat e krijimtarisë së zonjës Gashi, duke folur edhe për fazat nëpër të cilat ajo ka kaluar. “Piktura që kemi sot këtu, është ajo e periudhës pas një pauze të saj krijuese”, ka thënë Bytyçi. Por kjo pjesë është vetëm një kapitull në veprën e saj artistike. Në të vërtetë, kjo është paraqitja e tretë e Valbonës në Zvicër, (pas Gjenevës e Bernës) me këtë ekspozitë lëvizëse. Në këto ekspozita, autorja ka sjellë mbi 20 vepra arti.
Ato sjellin dy motive, pikturë dhe medaljone. Medaljoni, ilir në këtë rast, është simbol, është kujtesë dhe mesazh. Mënyra dhe lënda me të cilën artistja e bën medaljonin artistik, është krejt e veçantë. Kjo është fusha e saj e preferuar e krijimtarisë artistike. Edhe titulli i kësaj ekspozite, GJURMË NË MEDALION, nuk është i rastit. Ai është më shumë se titull. Është përmbajtje e lashtësi. Janë gjurmët tona antike. Këto medaljone më kujtojnë profesorin tim (shumë të dashur) të artit, Engjëll Berishën”, shprehet tutje Bytyçi.
Duke folur për rreth 20 punimet e ekspozuara, ai thotë më titje “Në shikim të parë, pandehim se të gjitha ato janë peizazhe, por nuk janë të tilla, ndonëse janë pamje, që asociojnë me peizazhin. Piktori Joan Mirò pati thënë “Unë nuk pikturoj atë që shoh, por atë që e mendoj”. Edhe kjo pikturë, e tëra është e menduar (…). Aty shohim shpirtin e Artistes me tërë koloritin e tij!”.
Edhe piktori tjetër nga Zvicra, Urim Berisha, ka folur shkurt për vlerat e punimeve të ekspozuara nga kolegia e tij, Valbona Gashi. “Arti është një veprimtari ku krijuesi paraqitet në mënyrën më të sinqertë. Në art, koha dhe hapësira nuk ekzistojnë, ka thënë veç tjerash z. Berisha, duke ju qasur bukurisë dhe papërkufizueshmërisë së artit, edhe të autores, Valbona Gashi.
Për ekspozitën dhe piktoren, me fjalë afirmative ka folur edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri. Ai ka shprehur kënaqësinë që në një manifestim të diasporës kemi edhe një ekspozitë të tillë, me vlera të dëshmuara artistike dhe ka përgëzuar autoren, zonjën Gashi. Një përshëndetje rasti u ka drejtuar të pranishmëve edhe zëvendëskonsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, zonja Ardita Mustafa.
Me fjalë të tjera përgëzimi për piktoren dhe organizatorët, para publikut janë paraqitur edhe një numër veprimtarësh dhe krijuesish të komunitetit shqiptar të Zvicrës.
Skena, për artistët e vegjël
albinfo.chalbinfo.ch
Në hapje të programit ishte vendosur një recital me motive patriotike nga Shqipdon Lipaj, i shoqëruar me një “sfond” të përbërë nga valltarë të ansamblit.
Pas kësaj hapjeje frymëzuese të manifestimit, publikun e priste salla e madhe, e stërmbushur ku do të ndodhte aktiviteti kryesor festiv, me këngë dhe valle popullore të përgatitura me shumë përkushtim nga artistët entuziastë të Ansamblit “Trojet”.
Moderatorja Sherife Ejupi – Zeqiri ka drejtuar me përkushtim gjithë mbrëmjen, duke prezantuar pjesëmarrësit e shumtë të programit artistik.
Sigurisht, nuk kanë munguar as fjalët përshëndetëse të zyrtarëve nga përfaqësitë përkatëse diplomatike: Shkëlqesia e tij, Z. Rexhep Demiri, nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut dhe zonja Shukrije Ramadani, nga Ambasada e Kosovës, në Bernë.
Të dytë, krahas urimeve për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, kanë përgëzuar për punën me përkushtim që po bëjnë të rinjtë dhe të rejat e brezit të dytë e të tretë për të ruajtur dhe kultivuar traditat kulturore të atdheut.
Një pasuri ngjyrash dhe tingujsh
Programi që u prezantua në vazhdim në dërrasat e skenës në Winterthur, ishte një buqetë dritash e ngjyrash, tingujsh dhe fjalësh që shpërthenin plot frymëzim nga fëmijët dhe të rinjtë e ansamblit “Trojet”.
Pikat artistike si Koreodrama “Gjurmët në heshtje”, vallja “Suitë kosovare” (grupi i të rriturve), “Vallja e Tiranës” dhe “Vallja e malësisë (grupi i të vegjëlve); këngët e kënduara nga Marisa Murtezi, Melisa Tafilaj, Alejna Ukshini , Elta Gjota, Medina Xheladini, Elma Morina dhe nga Kori mysafir nga Cyrihu, “Lyra”, pastaj vëllezërit Arbnor e Rrezart Kuqi janë disa nga pikat kulmore artistike të prezantuara para publikut në Winterthur.
albinfo.chalbinfo.ch
Programi është përmbyllur me këngë nga këngëtaret, motrat Luljeta e Drita Fetahaj.
Meritat për realizimin dhe mbarëvajtjen e programit artistik u takojnë udhëheqësve të grupit Artistike apo të ansamblit, respektivisht treshes Donjeta & Ensat & Leotrim. Ata punojnë me tri grupet e valltarëve dhe janë përgjegjës për krijimin e valleve të reja që prezanton ansambli. Këta dhe sidomos grupi (i madh) i fëmijëve duhen përgëzuar në mënyrë të veçantë për kënaqësinë artistike që na dhanë dhe po na japin në vazhdimësi në programet e ansamblit “Trojet”.
Kosova është vend me shkallë të ulët të epidemisë së HIV/AIDS, megjithatë vetëm gjatë këtij viti sipas statistikave janë regjistruar 31 raste të reja me këtë sëmundje ngjitëse dhe gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e saj.
Këto të dhëna janë prezantuar në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër AIDS.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Merita Vuthaj, u shpreh se përballja me HIV/AIDS-in mbetet një sfidë globale. Ajo theksoi angazhimin e këtij dikasteri për të forcuar sistemin shëndetësor, në mënyrë që shërbimet shëndetësore për këtë sëmundje të jenë të qasshme për të gjithë.
Vuthaj njoftoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të nisë shpërndarja e terapisë PrEP në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.
“Në fillim të vitit 2024… kemi filluar dhe në vazhdimësi të vitit 2025 po vazhdon MSh me implementimin dhe funksionalizimin me sukses të sistemit të digjitalizimit për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse që tashmë është i njohur SMSN, një nismë e rëndësishme për përmirësimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse. Ky sistem i kohës e modern po ofron mundësi për mbledhje dhe analizim të të dhënave në kohë reale, element i rëndësishëm për luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse….. Në fillim të vitit 2026, Ministria e Shëndetësisë do të filloj pilotimin e shpërndarjes së terapisë së PrEP-it(profilaksia para-ekspozimit për HIV) në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, aktivitet ky i cili ka rrjedh nga një nismë për hartimin dhe hulumtimin e PSO-së për shpërndarjen e PREP në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor dhe kjo do t’i hap rrugë parandalimit dhe përhapjes së HIV, sidomos në grupet me rrezik të lartë“, tha ajo.
Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Ardita Baraku tha se viti 2025 ka qenë kritik sa i përket përgjigjes globale karshi HIV/AIDS për shkak të kufizimit të fondeve.“Viti 2025 ka qenë kritik sa i përket përgjigjes globale për HIV/AIDS sepse në Kosovë, por edhe në të gjitha vendet tjera të botës është bërë kufizimi i fondeve me të cilat është rrezikuar përparimi për kontrollin e kësaj sëmundje gjegjësisht arrija e asaj që është planifikuar deri në vitin 2030. Prandaj, shumë njerëz po përballen me rreziqe edhe me cenueshmëri për të drejtat që i kanë për shëndet dhe dinjitet, prandaj nevojitet prioritizimi dhe integrimi i shërbimeve…..Këto terapi që janë pa pagesë edhe testimet janë pa pagesë ndihmojnë që të mos kemi të këtyre llojeve sa i përket pabarazisë, por ende mbetet sfida e dinjitetit dhe jetës normale apo dinjitoze në shoqëri”, deklaroi Baraku.
Udhëheqësi i programit për rini në UNFPA, Besnik Sherifi tha se sëmundja HIV mbetet problem global i shëndetit publik duke marr mbi 44 milionë jetë deri sot.
Sherifi potencoi se si UNFPA në Kosovë kanë kontribuar në parandalimin e HIV/AIDS përmes programeve të shumta.
“Në fund të vitit 2024 rreth 40.8 milionë njerëz jetonin me HIV shumica në rajonin afrikan dhe vetëm gjatë vitit 2024 630 mijë persona humbën jetën nga shkaqet e lidhura me HIV, ndërsa 1.3 milionë u infektuan. Përparimi në parandalimin e HIV është çelësi për një brezë të lirë nga SIDA…megjithatë, shkurtimet e mëdha të fondeve kanë goditur rëndë programet e parandalimit duke lënë milionë njerëz pa qasje në ilaçe jetike dhe duke rritur rrezikun e infeksioneve të reja veçanërisht tek vajzat dhe gratë e reja….Në Kosovë UNFPA ka përkrahur programe të shumta në fushën e parandalimit të HIV që nga viti 1999 duke punuar me qindra e mijëra të rinj”, theksoi ai.
Luljeta Gashi nga Departamenti i Epidemiologjisë pranë IKSHPK-së, u shpreh se Kosova ka shkallë të ulët të epidemisë me HIV, megjithatë vetëm vitin aktual janë raportuar 31 raste të reja me këtë sëmundje ngjitëse dhe gjashtë persona kanë vdekur.
Sipas Gashit, moshat më të prekura janë ato 25-35 vjeç, derisa meshkujt janë më të infektuar me HIV me gjithsej 82%, transmeton albinfo.ch.
“Kosova është vend me shkallë të ulët të epidemisë ku prevalenca e HIV në mesin e popullatës së përgjithshme është nën 1% dhe në subpopullata nën 5%. Të dhënat ekzistuese dëshmojmë se ne nuk kemi epidemi të koncentruar apo gjeneralizuar të HIV-infeksionit. Që nga viti 1986 deri në vitin 2025 në Kosovë janë raportuar gjithsej 246 raste me HIV/AIDS. Deri më tani 57 persona kanë vdekur si pasojë e HIV/AIDS dhe gjatë këtij viti 2025 janë raportuar 31 raste me HIV/AIDS dhe 6 raste të vdekjes si pasojë e AIDS-it. Rastet me HIV/AIDS në Kosovë që nga viti 1986 deri në vitin 2025 shohim një rritje të rasteve nga viti 2022 kur i kemi 21 raste, në vitin 2023 20, në vitin 2024 i kemi pas 34 raste….Numri më i madh i rasteve është shënuar në komunën e Prishtinës janë 76 raste me 12 raste t] vdekjes si pasoj e AIDS. Pastaj, është komuna e Prizrenit me 32 raste me 5 të vdekur. HIV/AIDS mbetet një sëmundje akoma me mbizotërim urban….Sipas gjinisë 82% i përkasin gjinisë mashkullore dhe 18% janë të gjinisë femërore. Numri i rasteve sipas grup-moshës. Shpërndarja sipas grup-moshës tregon se në vendin tonë dominon grup-mosha 25-34 vjeç me 35% e ndjekur nga grup-mosha 35044 vjeç me 23%”, tha ajo.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës rrugët e përhapjes së HIV-AIDS-it, janë heteroseksuale me 48%, e pasuar nga 35% homoseksuale
Prej vitit 1988, 1 Dhjetori njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV/AIDS.
Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie./KP
Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë kanë realizuar projektin “4 në 1”, me stand-up komedi, dy ekspozita me piktura e fotografi dhe promovim të librit “Përafërsisht”.
“Hapja e projektit para një publikut me shumë mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri, u bë nga Ermal Vejsa, drejtori i shoqatës “K” në Vjenë, duke uruar të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit, vlerësimin e lartë për bashkëpunimin me Varg e Vi-në, duke ftuar më pas për ngjitje në skenë, Avni Shkodrën. Stand-up komedia e Shkodrës u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, me të qeshura të shpeshta dhe intensive, duke u arritur një katarsis i llojit të veçantë me humorin e kontekstit shqiptar, transformimet e shoqërisë kosovare dhe relacionet e ndryshuara përgjatë viteve të kosovarëve me mërgimtarët, dhe anasjelltas. Pas stand-up-it, pjesëmarrët panë ekspozitën me piktura të Azizit, ku tregonin transformimin e familjes kosovare, efektet e luftës dhe dëgjimin e vazhdueshëm të lajmeve “Shuni, shuni, se…”, e gjer në fragmentimin e furishëm të familjes kosovare në kontekst postkonfliktual, migrimi e globalizimi”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton albinfo.at.
Tutje, sipas njoftimit, ngjarja vazhdoi me ekspozitën e Fazliut, ku u sollën portretet e disa të moshuarve të Kosovës, bardh e zi, të bëra nga gjyshi i tij, të varura lart me kapëse në litarin e fortë në dy anët e mureve, dhe poshtë në të djathtë, për të vendosur një fotografi të vetme me ngjyra të bërë nga vetë ai, nipi.
“Gjithashtu përveç mesazhit të pasionit mbi fotografinë nga tri gjenerata, gjyshi-babai-nipi, transformimet e teknologjisë dhe subjekteve të fotografuara, Fazliu preku temën e rritjes së të moshuarve të vetmuar në Kosovë, pas emigrimit masiv të kosovarëve, duke bashkuar të moshuarit me familjarët e tyre në mërgim – Vjenë, mallin për familjen nga vetë mërgimtarët, si dhe nevojën shtesë për kujdesin ndaj moshës së tretë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Rudaku promovoi librin e tij të fundit e të pestë “Përafërsisht”, një libër me temat për raportet komplekse shoqëri-teknologji, migrimin, globalizimin, varësitë e ndryshme, transformimet e mëdha të shoqërisë kosovare, duke dhënë autografe për lexuesit dhe duke biseduar për temat e librit.
“Në kuadër të vizitës në Vjenë të Austrisë, një ditë më parë, për 28 Nëntor, para projektit “4 në 1”, anëtarët e Varg e Vi-së u mirëpritën nga I ngarkuari me punë, z. Albinot Bimbashi, në funksion të Ambasadorit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë. Në takim u vlerësua nevoja për organizime dhe bashkëpunime kulturore Kosovë-Austri, qoftë me mërgatën, qoftë me shoqatat dhe institucionet kulturore austriake, pasi Vjena është qytet i njohur për kulturën e saj shumë të pasur botërore, vend i muzikës klasike, operës, teatrit e shumë fusha të tjera, si dhe rëndësisë së diplomacisë kulturore. Varg e Vi dhe z. Bimbashi, ranë dakord për mbështetje të vazhdueshme të aktiviteteve dhe diplomacisë kulturore në Austri, duke falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer në projektin “4 në 1”, mikpritjen dhe lehtësimin nga Ambasada e Kosovës gjatë procesit akomodues në Vjenë dhe takimet e përzemërta. Projekti “4 në 1” nga Varg e Vi është përkrahur nga Thirrja Publike për Fondin e Mobilitetit nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me shoqatën “K” në Vjenë”, përfundon njoftimi.
Nga 1 janari 2026, qeveria zvicerane do të modernizojë sistemin kombëtar të kërkimit Ripol, i cili centralizon raportet që lidhen me personat e zhdukur, të kërkuar, të deportuar ose të rrezikshëm.
Zyra Federale e Policisë (Fedpol) njoftoi në një njoftim për shtyp të shtunën se do të përfshihen pesë opsionet e mëposhtme për ngjyrën e lëkurës së shkelësve: shumë e çelët, e çelët, mesatare, e errët ose shumë e errët, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket kategorisë ‘lloji’, ajo do të mbulohet nga nëntë opsione, që korrespondojnë me rajonet gjeografike – përkatësisht Evropën Veriore, Afrikën e Veriut, Azinë dhe Amerikën e Jugut.
Jo vetëm që dy temat u vunë në një referendum kombëtar – detyrimi qytetar i detyrueshëm dhe taksa për super të pasurit – u refuzuan me forcë në votimet e së dielës (përkatësisht nga 70.6 dhe 87 përqind e votuesve), por një çështje tjetër kyçe, ajo e të drejtave politike për banorët e huaj prej kohësh, u refuzua gjithashtu në një votim kantonal në Vaud, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.
Dy të tretat (63.6 përqind) e votuesve refuzuan t’u jepnin shtetasve të huaj që kanë banuar në Zvicër për të paktën 10 vjet dhe në Vaud për tre vjet, të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur në nivel kantonal.
Siç ndodh çdo vit, etiketa e pagesës së autostradës për vitin 2026 doli në shitje të hënën, më 1 dhjetor, me të njëjtin çmim si më parë – 40 franga. Por ka mënyra që ju të paguani më pak.
Dyzet franga është çmimi zyrtar i qeverisë për versionin në letër dhe dixhital të vinjetës.
Megjithatë, duke blerë këto skica me shumicë, dy shitës me pakicë në Zvicër i shesin ato klientëve të tyre për shumë më pak – por vetëm në kushte të caktuara.
Sa më pak mund ta blini skicën – dhe çfarë duhet të bëni për t’u kualifikuar për çmimin më të ulët? (Paralajmërim për spoilerin: do të duhet të nxitoni për të përfituar nga këto oferta, pasi ato janë të ndjeshme ndaj kohës),
Le të shohim se cilët shitës me pakicë kanë zbritje speciale dhe në cilat kushte:
Lidl – oferta më e mirë, për disa klientë
Nëse nxitoni dhe blini skicën sot, më 1 dhjetor, do të paguani 19.90 franga, por vetëm me një blerje minimale prej 70 frangash dhe ekskluzivisht për përdoruesit e aplikacionit Lidl Plus.
Të martën dhe të mërkurën, do të kushtojë 23,90 franga – ende një ofertë e mirë.
“Ne po ofrojmë çmimin më të ulët ndonjëherë në shitjen me pakicë,” tha zëdhënësja Nicole Graf.
Ata që nuk janë përdorues të aplikacionit mund të kursejnë ende – etiketa do të kushtojë 29.90 franga, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.
Aldi: një zbritje prej 40 përqind
Një skicë kushton 24 franga në zbritësin, me kusht që – edhe këtu – të shpenzoni të paktën 70 franga.
Kjo ofertë është e vlefshme deri më 3 dhjetor.
Megjithatë, disa produkte përjashtohen nga kërkesa minimale e blerjes, siç janë alkooli, duhani, artikujt online, kartat telefonike dhe qeset e mbeturinave të taksuara.
Një avantazh ndaj ofertës së Lidl është se klientët e Aldi nuk janë të detyruar të kenë aplikacionin e dyqanit për të përfituar nga çmimi më i ulët.
A është kjo praktikë e ligjshme megjithatë?
Po, pasi të dy shitësit me pakicë i blejnë skicat nga burimi zyrtar me një çmim të plotë.
Megjithatë, duhet të keni kujdes të mos paguani më shumë seç duhet.
Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG) po i paralajmëron shoferët se disa pika të paautorizuara po përpiqen ta shesin skicën elektronike me një çmim më të lartë.
Për shembull, midis faqeve të internetit që shesin skicën me një çmim më të lartë është një me seli në Holandë, e cila e shet atë për 52.95 € – domethënë rreth 50 franga.
Ky dyqan online nuk është i rremë – blen skica elektronike të ligjshme nga faqja zyrtare dhe më pas i rishet ato me një çmim më të lartë.
Ndërsa nuk është pikërisht e paligjshme, kjo është megjithatë një mashtrim, veçanërisht për turistët e pavetëdijshëm që mund të bien në kurth.
Nëse nuk e keni skicën tuaj dhe kapeni, do të gjobiteni me një gjobë prej 200 frangash.