Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe

Raportohet se një shtetas 57-vjeçar nga Kosova është dënuar nga Gjykata e Dietikonit, afër Cyrihut, me 3 vjet e gjysmë burgim dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për një periudhë trevjeçare, nën dyshimin për organizim të një skeme të gjerë mashtrimi financiar, transmeton albinfo.ch.

Referuar mediave zvicerane, i dënuari, i cili prezantohej si udhëheqës fetar dhe pretendonte se drejtonte mijëra besimtarë, akuzohet se kishte ndërtuar një sistem mashtrimi duke përfshirë anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të afërt. Prokuroria vlerësoi se nga veprimet e tij është shkaktuar një dëm financiar prej rreth 1.5 milion frangash zvicerane.

Hetimet nisën pas një bastisjeje në një vilë luksoze pranë Cyrihut, për të cilën i akuzuari paguante rreth 24 mijë franga qira në muaj. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan dokumente dhe pajisje elektronike, ndërsa zbuluan edhe një rrjet kompanish fiktive që dyshohet se përdoreshin për përfitime të paligjshme.

Sipas prokurorisë, 57-vjeçari paraqitej si sipërmarrës në sektorin e patundshmërive dhe dyshohet se ka mashtruar institucionet financiare dhe shtetin zviceran përmes dokumenteve të falsifikuara, përfshirë përfitimin e mbi gjysmë milioni frangash nga kreditë emergjente gjatë pandemisë COVID-19.

Rasti ka tërhequr vëmendje edhe për stilin luksoz të jetesës së familjes, e cila, sipas hetimeve, kishte në përdorim rreth 120 automjete, përfshirë vetura të markave luksoze. Po ashtu, autoritetet kanë konstatuar shpenzime të konsiderueshme për targa të veçanta, të cilat në Zvicër konsiderohen simbol prestigji dhe shiten në ankande, transmeton tutje albinfo.ch.

Gjatë procesit gjyqësor që zgjati gjashtë ditë, gjykata vendosi që shumica e anëtarëve të familjes, përfshirë ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët, të liroheshin nga akuzat ose të dënoheshin me masa minimale. Sipas arsyetimit të gjykatës, struktura familjare ishte e organizuar në mënyrë patriarkale dhe vendimmarrja financiare kontrollohej nga kryefamiljari.

Disa nga fëmijët dëshmuan se kishin nënshkruar dokumente pa njohuri për përmbajtjen e tyre, ndërsa për shkak të paraburgimit, dy prej tyre pritet të kompensohen financiarisht nga shteti zviceran.

 

 

Gjatë seancave gjyqësore, i dënuari kërkoi falje dhe deklaroi se kishte përdorur familjarët në biznes për të mos u paraqitur publikisht si pronar. Megjithatë, gjykata vlerësoi se veprimtaria e tij kriminale ishte e vazhdueshme dhe se dënimet e mëparshme nuk kishin ndikuar në ndryshimin e sjelljes së tij. Njëri nga bashkëpunëtorët është dënuar me kusht, ndërsa për tjetrin vendimi pritet të merret në vijim./Albinfo.ch

 

 

 

Për më shumë detaje – Këtu

Java Kulturore Zvicerane vazhdon aktivitetet artistike në Shqipëri

Java Kulturore Zvicerane po vazhdon aktivitetet e saj artistike në Shqipëri, duke ofruar një seri ngjarjesh kulturore që synojnë të nxisin dialogun dhe reflektimin përmes artit bashkëkohor, transmeton albinfo.ch.

Programi i javës së fundit nis më 3 shkurt, në ora 18:00, në Shkodër, me dramën bashkëkohore “Duke Pritur Birin”. Shfaqja trajton tema të ndjeshme si familja, faji dhe ndikimi i inteligjencës artificiale në jetën e përditshme.

Më 4 shkurt, po në ora 18:00, në Tiranë do të prezantohet shfaqja e vallëzimit dhe teatrit “Gjithçka që Mbajta Ishte një Kujtim”, e cila trajton konceptet e kujtesës, humbjes dhe rezistencës përmes interpretimit artistik.

Ndërkohë, më 5 shkurt, në ora 18:00, gjithashtu në Tiranë, do të mbahet premiera e dokumentarit “Nuse”, e shoqëruar me një koncert live që ndërthur zërat vendas me muzikën elektro-akustike.

Organizatorët bëjnë të ditur se dy javët e aktiviteteve kanë synuar të krijojnë ura komunikimi përmes artit, duke lidhur të kaluarën me të tashmen dhe duke frymëzuar ndryshimin shoqëror. Vendet për pjesëmarrje janë të kufizuara, ndaj qytetarët ftohen të kontrollojnë oraret dhe lokacionet përkatëse. /Albinfo.ch.

 

Sunderlandi i Xhakës triumfon bindshëm ndaj Burnleyt

Sunderlandi i Granit Xhakës ka arritur një fitore të rëndësishme në Premier League të Anglisë, duke mposhtur Burnleyn me rezultat bindës 3:0, transmeton albinfo.ch.

Skuadra e Sunderlandit kaloi në epërsi që në minutën e nëntë, pasi Alex Tuanzebe realizoi autogol. Më pas, epërsia u thellua nga Habib Diarra dhe Chemsdine Taibi, të cilët siguruan fitoren e radhës për ekipin e tyre.

Kjo është fitorja e nëntë për Sunderlandin në këtë edicion të kampionatit, duke e ngjitur skuadrën në pozitën e tetë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara.

Megjithatë, Sunderlandi vazhdon të jetë pa kapitenin Granit Xhaka, i cili po mungon për shkak të një lëndimi. /Albinfo.ch

Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih

Avokatja shqiptare Zamira Gashi përfaqëson një nga historitë më të suksesshme të diasporës shqiptare në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

E specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, ajo është e angazhuar në një avokatur prestigjioze në Mynih, ku ushtron profesionin me përkushtim dhe standarde të larta profesionale.

Përveç veprimtarisë së saj si avokate, Zamira Gashi mban edhe titullin e mediatores së certifikuar ekonomike, i akorduar nga Ministria e Drejtësisë e Bavarisë, duke dëshmuar ekspertizë të avancuar në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve dhe në ndërmjetësimin profesional në çështje ekonomike dhe institucionale, transmeton tutje albinfo.ch.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka fituar përvojë të gjerë në këshillimin e korporatave ndërkombëtare dhe institucioneve publike, si dhe ka qenë e angazhuar në procese dhe bashkëpunime profesionale me Gjykatën Administrative të Regensburgut, Prokurorinë dhe institucione të tjera relevante të sistemit juridik gjerman. Kontributi i saj profesional e ka pozicionuar si një zë të besueshëm dhe kompetent në fushën e së drejtës publike dhe ekonomike.

Megjithëse e lindur dhe e arsimuar në Gjermani, Zamira Gashi ruan një lidhje të fortë me Kosovën, duke shprehur vazhdimisht gatishmëri për të kontribuar me njohuritë dhe përvojën e saj në mbështetje të zhvillimit institucional dhe profesional.

Në këtë kuadër, ajo u prit së fundmi në një takim nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, ku u diskutuan aktivitetet e Konsullatës në Bavari dhe Turingi, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe ndërtimin e një rrjeti profesional të juristëve me prejardhje nga Kosova./Albinfo.ch

Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, komuniteti shqiptar në Zvicër organizon një “Orë Letrare”, e cila do të mbahet të shtunën, më 21 shkurt 2026, duke filluar nga ora 17:00, në ambientet e Bibliotekës Pestalozzi Hardau, në Norastrasse 20, 8005 Cyrih, transmeton albinfo.ch.

Ky aktivitet kulturor do të mbledhë krijues shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Zvicër, të cilët do të lexojnë poezi nga krijimtaria e tyre, duke sjellë për publikun frymën artistike dhe letrare të diasporës shqiptare. Po ashtu, në këtë orë letrare do të marrin pjesë edhe autore dhe autorë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e shndërruar ngjarjen në një hapësirë të përbashkët kulturore dhe identitare.

Përmes fjalës artistike, ngjarja synon të nderojë një nga datat më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare, duke forcuar lidhjen mes letërsisë, kujtesës historike dhe përkatësisë kombëtare.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirësit e librit, poezisë dhe kulturës shqiptare të marrin pjesë në këtë aktivitet festiv. Vlen të theksohet se hyrja është e lirë./Albinfo.ch

 

SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit

Shoqëria Kulturore-Artistike “Teuta” në Lozanë po vijon me intensitet përgatitjet për koncertin festiv me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet do të shënohet me një program artistik të pasur, të mbushur me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, transmeton albinfo.ch.

“Teuta” është një nga shoqëritë më aktive dhe më përfaqësuese të kulturës shqiptare në Zvicër, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare në diasporë. Ansambli ka dalë për herë të parë në skenë më 21 prill 2005, dhe që nga ajo kohë ka qenë vazhdimisht i pranishëm në aktivitete kulturore dhe artistike.

Përmes valleve dhe këngëve shqipe, SHKA “Teuta” ka kontribuar në ruajtjen e traditës autentike shqiptare dhe të gjuhës amtare te brezat e rinj. Me paraqitjet e saj të shumta, shoqëria ka arritur të prezantojë artin shqiptar edhe para publikut zviceran, i cili ka treguar interesim të veçantë për kulturën dhe folklorin shqiptar.

Koncerti për Pavarësinë e Kosovës pritet të jetë një moment festiv dhe simbolik, duke bashkuar komunitetin shqiptar në Lozanë dhe duke përcjellë mesazhin e unitetit, krenarisë dhe identitetit kombëtar./Albinfo.ch

Video:

https://www.facebook.com/share/v/1Bf2AJjQ9V/?mibextid=wwXIfr

Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”

Shkolla shqipe “Aleksandër Xhuvani” në Londër ka nisur zyrtarisht aktivitetin e saj më 31 janar, duke u shndërruar në një qendër të re edukimi për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi i saj është mësimi dhe përforcimi i gjuhës shqipe, si dhe njohja me kulturën, historinë dhe traditat kombëtare, transmeton albinfo.ch.

Kjo nismë arsimore ka gjetur përkrahje institucionale nga Qendra e Botimeve për Diasporën, si dhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, të cilat kanë kontribuar edhe me pajisjen e shkollës me libra të gjuhës shqipe.

Organizatorët shprehin mirënjohje të veçantë edhe për individët që mbështetën hapjen e shkollës dhe realizimin e këtij projekti edukativ: Edlira Preci, Mira Brazhda Skura, Desantila Qerimaj Rranxa, Diti L. Gashi, Anita Toci, Ermira Kollarja, Mimoza Mulaku Neziri dhe Aida Haziri.

Shkolla “Aleksandër Xhuvani” fton të gjithë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në Londër që dëshirojnë të mësojnë ose të përmirësojnë gjuhën shqipe, të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e kësaj iniciative kulturore dhe arsimore.

Për herë të parë, shkolla ka hapur edhe klasë online përmes platformës Zoom, e cila zhvillohet çdo të shtunë nga ora 12:00 deri në 14:00, duke u mundësuar pjesëmarrjen edhe nxënësve që jetojnë jashtë Londrës./Albinfo.ch

Kontakt: 077 4749 0063 – Për informacione shtesë dhe për marrjen e linkut të Zoom-it, komunikoni përmes WhatsApp-it në numrin e lartcekur.

Terapia me tre barna jep rezultate premtuese kundër kancerit të pankreasit në studime eksperimentale

Një zhvillim i rëndësishëm në kërkimet për trajtimin e kancerit të pankreasit vjen nga Spanja, ku shkencëtarët kanë shënuar përparim të ndjeshëm në modelet eksperimentale.

Mariano Barbacid, drejtues i grupit të Onkologjisë Eksperimentale në Qendrën Kombëtare Spanjolle për Kërkime mbi Kancerin (CNIO), bëri të ditur se një studim i kryer te minjtë ka arritur të eliminojë qelizat kancerogjene të formës më të shpeshtë dhe më agresive të kancerit të pankreasit, të njohur si adenokarcinoma duktale pankreatike (PDAC).

Sipas rezultateve, trajtimi ka sjellë jo vetëm zhdukjen afatgjatë të tumorit, por edhe një ulje të ndjeshme të efekteve anësore, duke shënuar një kohëzgjatje të paprecedentë të kontrollit të sëmundjes.

“Për herë të parë kemi arritur një përgjigje të plotë dhe të qëndrueshme, me toksicitet minimal, kundër kancerit të pankreasit në modelet eksperimentale. Këto të dhëna sugjerojnë se terapia e kombinuar mund të ndryshojë rrënjësisht ecurinë e këtij tumori”, u shpreh Barbacid, në një konferencë për shtyp së bashku me bashkautorët e studimit Carmen Guerra, Vasiliki Liaki dhe Sara Barrambana.

Edhe pse nevojiten ende kohë dhe verifikime përpara kalimit në prova klinike te njerëzit, studiuesit theksojnë se adenokarcinoma duktale pankreatike ka pësuar regres të plotë për rreth 200 ditë në modelet shtazore, pa efekte anësore serioze, falë kombinimit të tre barnave.

Terapia e kombinuar me tre barna

Trajtimi eksperimental përfshin tre ilaçe që veprojnë mbi mekanizmat kyç të rritjes së qelizave tumorale: dy prej tyre synojnë proteinat EGFR dhe STAT3, ndërsa i treti vepron kundër onkogjenit KRAS, një faktor qendror në zhvillimin e këtij lloji kanceri, të cilin ekipi spanjoll e studion prej vitesh.

Barnat që bllokojnë KRAS-in, i cili është i mutuar në rreth 90% të rasteve të kancerit të pankreasit, kanë treguar deri më tani efektivitet të kufizuar, pasi tumori krijon rezistencë pas disa muajsh trajtim. Studimi i ri synon pikërisht tejkalimin e kësaj rezistence, duke hapur perspektiva të reja për trajtimin e një prej tumoreve më vdekjeprurëse.

 

Vizita e shatërvanit Trevi në Romë tani me pagesë

Që nga dita e sotme, turistët nuk mund ta vizitojnë më falas Shatërvanin e njohur Trevi në Romë. Sipas raportimeve të mediave italiane, hyrja tashmë kushton dy euro dhe bileta mund të blihet online. Banorët e Romës përjashtohen nga pagesa, por duhet të identifikohen me dokument identiteti.

Hyrja në zonën e shatërvanit, që ndodhet në zemër të kryeqytetit italian, lejohet nga e hëna deri të premten në orarin 11:30–22:00, ndërsa gjatë fundjavës nga ora 09:00 deri në 22:00.

Vendimi për vendosjen e biletave vjen pas një periudhe testuese njëvjeçare, nga dhjetori 2024 deri në dhjetor 2025, kohë gjatë së cilës Shatërvani Trevi u vizitua nga mbi 10 milionë persona, mesatarisht rreth 30 mijë vizitorë në ditë, ndërsa në disa raste numri arriti deri në 70 mijë.

Autoritetet lokale synojnë që përmes kësaj mase të kontrollojnë fluksin e vizitorëve dhe të krijojnë kushte më të mira për përjetimin e këtij monumenti ikonik. Të ardhurat nga biletat do të përdoren për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e shatërvanit, raportojnë mediat.

 

Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?

Të martën, më 3 shkurt, duke filluar nga ora 19:00, në hapësirën Amboss Rampe, Zollstrasse 80, Zürich, do të mbahet një diskutim paneli me temën: “Was braucht es für ein inklusives Zürich?” (Çfarë i duhet Cyrihut për një shoqëri gjithëpërfshirëse?)

Në këtë panel do të marrin pjesë figura politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Céline Widmer, kandidate për Këshillin e Qytetit (Stadtratskandidatin); Tobias Langenegger, kandidat për Këshillin e Qytetit (Stadtratskandidat); Kevin Rauch, kandidat për Këshillin Komunal (Gemeinderatskandidat); Islam Alijaj, deputet në Parlamentin Zviceran (Nationalrat); Valdete Hoti, presidente e organizatës PARANDALO.

Diskutimi do të pasurohet me përvojat praktike të sjella nga puna e përditshme e qendrës PARANDALO, e cila angazhohet për një shoqëri të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim.

PARANDALO mbështet personat me histori migrimi – me dhe pa aftësi të kufizuara – që të njohin të drejtat e tyre, të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë në shoqëri në mënyrë të barabartë. Përmes këshillimit, shoqërimit dhe forcës së përbashkët, kjo organizatë synon të shembë barrierat, të hapë perspektiva të reja dhe të kontribuojë që të drejtat e njeriut të jetohen çdo ditë në praktikë.

Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen sociale në qytetin e Cyrihut, duke vendosur në qendër zërin e komuniteteve që shpesh mbeten të padukshme në vendimmarrje.

Vendi: Amboss Rampe, Zollstrasse 80, Zürich
Koha: E martë, 3 shkurt, ora 19:00
Hyrja: Me regjistrim paraprak (Jetzt anmelden)

Linku:

Wahlkampf-Anlaesse

Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike

Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të prekura nga projektet e punimeve publike. Kjo ishte një kërkesë kryesore e tregtarëve të kryeqytetit të kantonit Vaud. Shuma mesatare vjetore e këtyre subvencioneve vlerësohet mbi tre milionë franga.

Bizneset, shërbimet personale dhe kopshtet që operojnë me jo më shumë se tre pika shitjeje në Lozanë dhe të cilat ndjejnë ndikimin e ndërprerjeve të lidhura me ndërtimet për më shumë se tre muaj, janë të pranueshme për ndihmë financiare që mbulon deri në 50% të qirasë mujore (me kufi 3,000 franga në muaj). Punimet duhet të jenë brenda 10 metrave nga ambientet ose të pengojnë ndryshe aksesin në to.

“Kufiri prej tre muajsh u vendos në bashkëpunim me tregtarët, të cilët na thanë se në përgjithësi mund të përballojnë tre muaj, pasi zakonet e klientëve ende nuk kanë ndryshuar. Por mbi tre muaj punimesh, zakonet ndryshojnë dhe rikthimi në normalitet zgjat shumë më gjatë,” shpjegoi Pierre-Antoine Hildbrand, këshilltar municipal për ekonominë, gjatë prezantimit të projektit më 23 janar.

Ndikim i rëndësishëm

Punimet kanë një ndikim të madh në funksionimin e bizneseve. “Nuk ka më vende parkimi, njerëzit mund të vijnë vetëm në këmbë. Kemi humbur midis 15 dhe 20% të xhiros,” dëshmon një tregtar italian i cili përballet me punimet për ngrohjen qendrore.

Lozana është qyteti i parë që i përgjithëson këto subvencione, por vetëm për projektet për të cilat është vetë pronar.

Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët

Disa produkte të etiketuar si “pa gluten” kanë shënimin shtesë “mund të përmbajnë gjurmë gluten”, gjë që ka krijuar konfuzion tek personat me sëmundje celiake. Një vajzë alergjike ndaj glutenit vendosi të mos hajë produktin, pasi informacioni ishte kontradiktor.

Shoqata Zvicerane e Celiakisë e konsideron këtë etiketim të paqartë dhe të papranueshëm. Autoritetet zvicerane për sigurinë ushqimore thonë se përdorimi i të dy termave nuk është i ndaluar, por paralajmërimi për gjurmët e mundshme të glutenit është vullnetar dhe nuk ndryshon faktin që produkti është ligjërisht “pa gluten”.

Prodhuesit shpjegojnë se produktet plotësojnë standardet ligjore, por nuk prodhohen në linja ekskluzivisht pa gluten, ndaj përdoret paralajmërimi shtesë për të mbrojtur personat më të ndjeshëm.

Çmimi i arit dhe argjendit vazhdon me rënie të fortë

Metalet e çmuara filluan javën e re po ashtu siç e mbyllën javën e kaluar: me rënie të fortë. Analistët shpjegojnë këtë lëvizje me emërimin të premten e një kryetari të ri të Rezervës Federale të SHBA-së (Fed), i cili shihet si më i prirur për një politikë monetare më të rreptë se paraardhësi i tij.

Në orën 07:40, çmimi i një unce ari ra me 9.4% duke arritur në 4,427.13 dollarë, ndërsa çmimi i një unce argjendi u ul me 14.4%, në 72.56 dollarë. Javën e kaluar, çmimi i arit kishte arritur nivelin historik prej 5,598.04 dollarë për unce, ndërsa ai i argjendit kishte kapur një rekord mbi 121 dollarë për unce.

A do të vazhdojë arit rritja pas rënies së lehtë?

UBS, e cila së fundmi rriti parashikimin e çmimit të arit në 6,200 dollarë për unce deri në verë, e ruan këtë vlerësim pavarësisht pritjes për një konsolidim të afërt në nivelin 4,500–4,800 dollarë. Me dy ulje të tjera të normave të interesit të pritura gjatë vitit, banka shpjegon se: “Politika e Fed nuk pritet të ndryshojë afatshkurtër, gjë që historikisht shënon fundin e tregjeve të larta të arit.”

Ekspertët e UBS janë më skeptikë për argjendin: “Volatiliteti i tij ditor nuk është parë për gati gjysmë shekulli.” Sipas tyre, faktori kryesor që duhet monitoruar do të jetë Azia, veçanërisht Kina, për të vlerësuar nëse çmimet mund të stabilizohen.

“Pasiguria gjeopolitike dhe ekonomike, së bashku me shqetësimet për pavarësinë e Fed, kanë forcuar tërheqjen e arit dhe argjendit si asete të sigurta. Blerjet spekulative rritën më tej çmimet dhe përshpejtuan shitjet masive kur sentimenti u ndryshua,” vënë në dukje analistët e Trading Economics.

Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj

Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë nga tatimpaguesit e mëdhenj, veçanërisht në një periudhë të pasigurisë ekonomike. Rënia e të ardhurave nga bizneset po detyron disa komuna të marrin masa të vështira, përfshirë rritjen e taksave.

Në Saint-Imier, qyteti më i madh i Jurës Bernese, autoritetet komunale kanë paralajmëruar rritje të taksave për vitin 2027. Sipas kryetarit të komunës, Corentin Jeanneret, të ardhurat nga tatimi mbi kompanitë kanë rënë ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit, duke rrezikuar humbje vjetore deri në tre milionë franga.

Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Boncourt, në kantonin Jura, pas largimit të kompanisë British American Tobacco në vitin 2023. Kjo i ka hequr komunës disa milionë franga nga buxheti, duke i dhënë fund një periudhe stabiliteti financiar.

Për të shmangur rreziqe të tilla, autoritetet lokale po theksojnë rëndësinë e diversifikimit ekonomik. “Të mbështetesh në një burim të vetëm të madh të ardhurash është gabim,” deklaron kryetari i Boncourt, Lionel Maître, duke nënvizuar nevojën për një bazë më të gjerë tatimore.

Në kantonin e Neuchâtel-it, disa komuna kanë zbatuar një sistem solidariteti fiskal, ku një e treta e tatimeve mbi kompanitë grumbullohet në një fond të përbashkët dhe rishpërndahet sipas numrit të vendeve të punës në secilën komunë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe ky mekanizëm ka kufizime në rast të përkeqësimit të përgjithshëm ekonomik.

Autoritetet lokale theksojnë se ndërtimi i rezervave financiare, diversifikimi i ekonomisë dhe planifikimi afatgjatë janë tashmë të domosdoshme për të siguruar stabilitet financiar në kohë pasigurie ekonomike.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen “Epstein”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka publikuar një sqarim lidhur me raportimet mediatike që përmendin emrin e saj në dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein.

Në deklaratën e saj, Jahjaga thekson se raportimet janë “tërësisht të pabaza dhe të pavërteta” dhe se ajo nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo kontakt me Epstein. Sipas saj, përmendja e emrit të saj lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk dëshmon asnjë lidhje personale apo takim me ish-presidenten.

Jahjaga saktëson gjithashtu se emri i saj nuk figuron në asnjë dokument të publikuar, dhe se çdo raportim tjetër përbën “insinuatë dhe mashtrim të opinionit”. Në email-in e referuar përmendet “Presidenti i Kosovës”, por nuk identifikohet se cili dhe nuk ka kërkesa për takim në emër të tij ose të saj.

Ajo kërkon që ky sqarim të publikohet nga mediat që e kanë përmendur, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me personin në fjalë gjatë karrierës së saj politike.

Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit

Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale në Zvicër, ndërsa 41 viktima të tjera po marrin kujdes mjekësor jashtë vendit. Mes tyre janë 19 shtetas zviceranë.

Sipas të dhënave të siguruara të hënën nga spitalet zvicerane për agjencinë Keystone-ATS, bilanci i viktimave nga tragjedia e njohur si “Constellation” është përditësuar të dielën në 41 të vdekur, përfshirë 23 shtetas zviceranë, si dhe 115 të plagosur.

Prej rreth dy javësh, disa pacientë – numri i saktë i të cilëve nuk është bërë publik – kanë lënë spitalet dhe janë transferuar në klinika rehabilitimi, përfshirë ato të SUVA-s në Bellikon (AG) dhe në Sion.

Asnjë pacient më në Gjenevë

Në Qendrën Spitalore Universitare të Lozanës (CHUV), numri i pacientëve të shtruar ka mbetur i pandryshuar prej një muaji, me gjithsej nëntë persona. Ndërkohë, në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG) nuk ka më asnjë pacient që po trajtohet për pasojat e kësaj tragjedie.

Qendra Spitalore e Valais Romand (CHVR) ka refuzuar të publikojë numrin e të plagosurve që trajton aktualisht, duke argumentuar se “identiteti i disa pacientëve mund të deduktohet nga vendndodhja e tyre”. Sipas rrjetit kombëtar të mjekësisë së fatkeqësive KATAMED, katër persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spital në Sion.

Në Zvicrën gjermanofolëse, Spitali Universitar i Zyrihut po trajton ende pesë pacientë, të cilët, sipas institucionit, “vazhdojnë të jenë në gjendje kritike”. Po ashtu, pesë të rinj janë të shtruar në Spitalin e Fëmijëve (Kinderspital) në Zyrih, dy prej tyre në kujdes intensiv.

Dy motrat nga Valais, të cilat po trajtoheshin në Spitalin Universitar të St. Gallenit, janë transferuar tashmë në klinika rehabilitimi në Zvicrën frëngjishtfolëse, njëra në Morges (VD) dhe tjetra në Sion.

19 shtetas zviceranë ende në trajtim jashtë vendit

Në planin ndërkombëtar, numri i shtetasve zviceranë që po trajtohen jashtë vendit është rritur krahasuar me bilancin e 19 janarit. Aktualisht, 19 viktima zvicerane të zjarrit në Crans-Montana po marrin trajtim jashtë Zvicrës, sipas KATAMED.

Në total, 41 viktima të kësaj tragjedie vazhdojnë të trajtohen në:

Gjermani: 7 persona

Belgjikë: 5 persona

Francë: 17 persona

Itali: 12 persona

Disa nga të plagosurit kanë pësuar djegie shumë të rënda, që mbulojnë deri në 60% të sipërfaqes së trupit.

Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme

Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë e detyrueshme në shkollat e mesme të kantonit të Gjenevës. Ajo do të ofrohet vetëm si lëndë zgjedhore, në kuadër të reformës së maturës gjimnaziale zvicerane.

Vendimi është marrë nga Departamenti i Arsimit Publik (DIP), i cili argumenton se ndryshimi është i domosdoshëm për të garantuar njohjen zyrtare të diplomave, pasi lista e disiplinave bazë përfshin “artet pamore”, por jo historinë e artit si lëndë të veçantë.

Ky vendim ka ngjallur shqetësim në qarqet akademike dhe kulturore. Historianë arti, profesorë dhe drejtues muzeesh paralajmërojnë se heqja e historisë së artit nga programi i detyrueshëm mund të ndikojë negativisht në formimin kulturor të të rinjve dhe në të ardhmen e studimeve dhe institucioneve kulturore.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Arsimin, kantonet kanë ende njëfarë hapësire për ta integruar historinë e artit brenda lëndës “artet pamore” ose për ta ofruar si disiplinë kantonale. Aktualisht, disa kantone zvicerane vazhdojnë ta përfshijnë historinë e artit në programet e tyre mësimore.

Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë

Shkencëtarët zviceranë kanë zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale (IA) të aftë të njohë arinjtë individualë kafe. Ai lejon gjurmimin e saktë të sjelljes së arinjve, duke u kursyer studiuesve kohë të çmuar.

Sistemi u zhvillua nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL) dhe po testohet në Alaska.

Identifikimi i një ariu kafe me siguri nuk është aq i thjeshtë sa duket. Madhësia, pesha dhe qimet e një ariu ndryshojnë me stinët, duke e bërë identifikimin vizual të ndërlikuar, madje edhe për ekspertët me përvojë. Për të kapërcyer këtë vështirësi, studiuesit i janë drejtuar IA-së.

Mjeti bazohet në një sistem njohjeje të fytyrës të trajnuar për të dalluar tiparet specifike për secilin ari kafe.

I testuar në një mjedis natyror kërkues, algoritmi ka demonstruar besueshmëri të lartë, duke hapur rrugën për një mënyrë të re të gjurmimit të popullatave të egra.

Mjeti u testua në Parkun Kombëtar të Lumit McNeil në Alaska, shkruan swissinfo. Shkencëtarët kishin një bazë të dhënash me më shumë se 70,000 fotografi, të marra gjatë viteve nga kamerat kurth të instaluara në zonat e kalimit të arinjve, transmeton albinfo.ch.

Falë analizës së automatizuar të imazheve, algoritmi klasifikon fotot sipas kritereve shumë të sakta: forma e surratit, balli, veshët dhe madje edhe shenjat e dukshme.

Këto janë të gjitha elementë që bëjnë të mundur dallimin midis individëve që përndryshe janë shumë të ngjashëm me syrin e zhveshur.

Në total, u identifikuan në mënyrë të besueshme 150 arinj kafe. Ky identifikim individual u ofron biologëve informacion të vlefshëm në lidhje me sjelljen, lëvizjet dhe ndërveprimet shoqërore të kafshëve me kalimin e kohës.

Mjeti gjithashtu zvogëlon ndjeshëm kohën e nevojshme për renditjen dhe analizimin e imazheve, një detyrë që më parë ishte e gjatë dhe e lodhshme. Kjo u lejon studiuesve të përqendrohen më shumë në interpretimin shkencor të të dhënave.

Parimi i njohjes së automatizuar mund të zbatohet edhe për specie të tjera shtazore, me një shkallë të lartë saktësie dhe kursime të konsiderueshme burimesh.

Në planin afatgjatë, ky lloj mjeti mund të ndihmojë kërkimin në ekologji dhe ruajtje, duke lehtësuar monitorimin e popullatave të kafshëve në mjedise natyrore që ndonjëherë janë të vështira për t’u aksesuar.

Presidenti iranian urdhëron fillimin e bisedimeve me SHBA-në

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka urdhëruar fillimin e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja kanë raportuar se kjo ka ndodhur pasi udhëheqësi amerikan Donald Trump tha se shpresonte për një marrëveshje për të shmangur veprimet ushtarake kundër Republikës Islamike.

Pas përgjigjes vdekjeprurëse të autoriteteve iraniane ndaj protestave antiqeveritare që arritën kulmin muajin e kaluar, Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake dhe ka urdhëruar dërgimin e një grupi transportuesish aeroplanësh në Lindjen e Mesme.

Irani tha më herët të hënën se po punonte për një metodë dhe kornizë për negociata që do të ishin gati në ditët në vijim, me mesazhe midis dy palëve të transmetuara përmes aktorëve rajonalë.

“Janë trajtuar disa pika dhe po shqyrtojmë dhe finalizojmë detajet e secilës fazë në procesin diplomatik, të cilin shpresojmë ta përfundojmë në ditët në vijim”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqaei, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e ndonjë negociate.

Sezoni i polenit është afër në Zvicër

Sezoni i polenit është gati të fillojë në Zvicër. Sapo dielli të rifitojë vendin e tij në qiell dhe temperaturat të kalojnë pesë gradë, poleni do të fillojë të fluturojë në ditët në vijim.

Qendra Zvicerane e Alergjisë njoftoi të hënën se njerëzit alergjikë ndaj polenit duhet të marrin ilaçet e tyre dhe të monitorojnë me kujdes situatën.

Në dhjetor, polenet e para të lajthisë u matën në mënyrë të izoluar dhe në nivel lokal. Aktualisht, përqendrimi i polenit po rritet dhe sipas Qendrës së Alergjisë, njerëzit alergjikë ndaj lajthisë duhet ta ndiejnë veçanërisht këtë rritje në Ticino dhe, gjithnjë e më shumë, në Pllajë, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

“I ftohti dhe shiu aktualisht po ngadalësojnë shpërndarjen e polenit, por sapo moti të zbutet, përqendrimi do të rritet me shpejtësi, veçanërisht në pasditet me diell”, thotë Roxane Guillod, një eksperte në Qendrën e Alergjisë. Verri gjithashtu ka filluar të lulëzojë.

Në disa qytete, verri i purpurt është mbjellë vitet e fundit përveç specieve lokale të verit të zi, gri dhe të gjelbër. Sipas qendrës së alergjologjisë, kjo specie lulëzon më herët se speciet vendase. Poleni i verit të kuq është zbuluar tashmë në dhjetor. Nga pikëpamja alergologjike, kjo specie peme nuk rekomandohet, sepse zgjat kohëzgjatjen e ekspozimit të personave alergjikë.

Megjithatë, sipas Roxane Guillod, fakti që sezoni i polenit fillon në janar po bëhet “norma e re”. Për disa vite tani, ka pasur një zhvendosje të sezonit të polenit drejt muajit janar.

Qendra këshillon njerëzit që aktualisht teshtijnë pa e ditur nëse është ftohje apo alergji të testohen.

Grevat e punonjësve të transportit në Gjermani, mijëra punëtorë të përfshirë

Udhëtarët në të gjithë Gjermaninë u përballën me temperatura të ulëta dhe vende të zbrazëta sot, ndërsa dhjetëra mijëra punonjës të transportit publik nuk shkuan në punë, si pasojë e një greve të thirrur nga sindikata Verdi, duke mbyllur shërbimet e autobusëve dhe tramvajit në shumicën e qyteteve.

Verdi, e cila përfaqëson gati 100,000 punonjës të transportit, e thirri grevën pasi bisedimet me punëdhënësit komunalë dhe shtetërorë mbi kushtet e punës ngecën javën e kaluar.

Kërkesat e sindikatës janë: Ndërrime më të shkurtra, pushime më të gjata pushimi dhe paga më të larta për punën e natës dhe të fundjavës, edhe pse qytetet përballen me kufizime buxhetore teksa greva prek rreth 150 kompani të transportit komunal në të gjitha, përveç njërit prej 16 shteteve federale të Gjermanisë, duke përfshirë Berlinin, Hamburgun dhe Bremenin, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, Deutsche Bahn theksoi të premten se trenat e saj urbanë të hekurudhës S-Bahn në qytete duke përfshirë Berlinin, Hamburgun, Mynihun dhe Stuttgartin, së bashku me shërbimet në distanca të gjata, do të funksionojnë normalisht të hënën pasi stafi nuk përfaqësohej nga Verdi.

Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta

Duhanpirësit në Austri duhet të gërmojnë më thellë në xhepat e tyre përsëri: Në shkurt, taksa e duhanit u rrit. Pjesa e taksës fikse rritet nga 83.50 euro që ishte më parë në 85.50 euro për 1,000 copë, ndërsa pjesa e ndryshueshme prej 32 përqind e çmimit me pakicë mbetet e pandryshuar.

Për konsumatorët, kjo do të thotë një mbishpagim prej 10 deri në 40 cent për pako, varësisht nga marka.

Japan Tobacco International (JTI) tashmë i ka rregulluar çmimet gjatë vitit, tani (2 shkurt) tërheq edhe Philip Morris. Një pako Marlboro do të kushtojë 7 euro, dhe një Plus nga 10 cent. Varietete të tjera si Marlboro Soft, Touch, Red Touch ose Gold Soft gjithashtu vijnë nga 6.60 në 6.80 euro.

Chesterfield është gjithashtu më i shtrenjtë: Varianti klasik rritet nga 6.20 në 6.40 euro, ai me 100 copë nga 6.30 në 6.50 euro. Chesterfield Tuned Blue dhe Silver tani do të kushtojnë 6.00 Euro (për 5.90 Euro). Shkopinj duhani të nxehtë për pajisjet IQOS rriten për 10 cent në 6.30 Euro.

Philip Morris gjithashtu lançon paketim të ri XL. Chesterfield 23er kushton 7.00 Euro, Marlboro 24er 8.00 Euro. Paketat edhe më të mëdha si Marlboro 31s dhe L&M 32s mund të kushtojnë edhe 10.00 Euro për dollar.

Taksa e duhanit nga prilli edhe për qeset e nikotinës dhe lëngjet elektronike

Jo vetëm cigaret klasike janë më të shtrenjta. Nga 1 prilli bie edhe taksa mbi qeset e nikotinës (qeset) dhe lëngjet për cigaret elektronike, të cilat më pas bëhen gjithashtu më të shtrenjta, shkruan Heute, transmeton albinfo.at. Masa është pjesë e zgjerimit të monopolit të duhanit, i cili gjithashtu do të përfshijë “produkte rezistente ndaj duhanit” në të ardhmen.

Dyqanet e CBD kanë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit 2028; pas së cilës produktet e kanabisit me përmbajtje të ulët THC mund të shiten vetëm në duhan.

Të ardhurat nga taksat rriten pavarësisht rënies së shitjeve

Vitin e kaluar, të ardhurat nga taksa e duhanit arritën në rreth 50 milionë euro në 2.18 miliardë euro. Duke përfshirë TVSH-në, u mblodhën rreth 2.9 miliardë euro. Megjithatë, u shitën më pak cigare: Vëllimi ra me 4.3 përqind në 10.7 miliardë copë. Çmimi mesatar për pako u rrit nga 5.96 euro në vitin 2024 në 6.25 euro në vitin 2025, norma e taksës ra në 76 përqind.

Në total, 12.3 miliardë cigare u tymosën në Austri – rreth 13 përqind e të cilave, dhe 1.6 miliardë për copë, përdoren për kontrabandë.