Kosova ekspozon artin dhe krenarinë kombëtare në Romë, Milano e Napoli

Siç ka shkruar platforma Albinfo.ch, gjatë muajit nëntor, Ambasada e Kosovës në Itali organizoi ekspozitën “Bellezze del Kosovo – Bukuritë e Kosovës”, një përmbledhje vizuale që prezanton bukuritë, historinë dhe krenarinë kombëtare të Kosovës.

Ekspozita u shfaq në qytete të ndryshme italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Napolin, duke ofruar vizitorëve një udhëtim përmes peizazheve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe momenteve të rëndësishme për vendin.

Një ndër pikat më të veçanta ishte fotografia e realizuar nga Agon Dana, ku shfaqeshin Kryemjeshtri Driton Kuka dhe kampionet olimpike të xhudos: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu. Kjo imazh thekson sukseset sportive të Kosovës dhe pasqyron pjesën e ekspozitës që i dedikohet arritjeve kombëtare.

Ekspozita ka për qëllim të promovojë vlerat artistike dhe sportive të vendit tonë dhe të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Italisë. “Bukuritë e Kosovës” ofron një platformë për njohjen dhe vlerësimin e pamjeve, historisë dhe arritjeve të vendit, duke afruar komunitetet shqiptare jashtë atdheut me kulturën dhe identitetin e tyre.

https://www.facebook.com/share/1CSx9uMMy9/?mibextid=wwXIfr

Roma mirëpret ekspozitën “Bukuritë e Kosovës”

Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka ngritur shqetësimin se votat e diasporës mund të mos arrijnë në Kosovë brenda afateve ligjore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se vonesat në dërgimin e zarfeve nga Sekretariati i KQZ-së rrezikojnë që mijëra votues jashtë vendit të mbesin pa të drejtë vote, përcjell albinfo.ch.

Krasniqi ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve logjistike, procesi i dërgesave postare kërkon së paku 10 ditë, derisa dërgimi i materialit për votim pritet të nisë me vonesë. Për këtë arsye, sipas tij, ekziston rreziku që deri në 80 për qind të fletëvotimeve të mos arrijnë në kohë dhe të mos hapen fare.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si të dhimbshme dhe si një shkelje të të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke kërkuar që institucioni të marrë përgjegjësitë e nevojshme dhe të reflektojë për të mos përsëritur gabimet. Sipas tij, buxheti për procesin e dërgimit të fletëvotimeve deri te votuesit jashtë vendit kap shifrën rreth 3.7 milionë euro, por kjo nuk garanton suksesin nëse nuk respektohen afatet.

Krasniqi ka shtuar për koha.net se si zgjidhje e mundshme po propozohet fillimi më i hershëm i votimit përmes postës, në mënyrë që votat e mërgatës të kenë kohë të kthehen dhe të numërohen.

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni për të votuar më 28 dhjetor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti publikoi mbrëmë një video dhe mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i nxitur që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, edhe nëse nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që nuk keni planifikuar të udhëtoni për Kosovë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është linku për regjistrim për votim nga jashtë vendit: diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter” — ishte thirrja e tij.

Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), periudha për regist­rimin e votuesve jashtë Kosovës filloi më 26 nëntor dhe përfundon më 6 dhjetor 2025.

Votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë ose fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës, ose përmes postës sipas mënyrës që zgjedhin gjatë regjistrimit.

Apeli i Kurtit është pjesë e një fushate më të gjerë për të mobilizuar diasporën, me qëllim që qytetarët jashtë vendit të mos mbeten jashtë procesit zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.  /Albinfo.ch

Video e plotë

Manifestim festiv për 28 Nëntorin në Shkollën Shqipe Ostermundigen Bern

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bern organizoi një manifestim madhështor, ku u bashkuan nxënës, prindër dhe familjarë për të nderuar njërën nga datat më të shënuara të kombit shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Fëmijët e shkollës, përmes një programi të pasur artistik, sollën këngë, poezi, valle dhe interpretim artistik që shfaqën dashurinë dhe krenarinë e tyre për atdheun. Atmosfera festive u ndez nga ngjyrat kuqezi dhe emocionet që përcillnin secilin numër artistik.

Në këtë aktivitet na nderoi me pjesëmarrjen e saj edhe koordinatorja e kantonit të LAPSH Bern, znj. Saime Isufi, e cila përgëzoi punën e palodhshme të shkollës dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e identitetit shqiptar në diasporë.

Një falënderim i veçantë u drejtua për Kryesinë e Këshillit të Prindërve për mbështetjen e pakursyer: z. Hajrulla Berisha, kryetar, znj. Arbnora Zubaku, arkëtare, si dhe anëtaret znj. Jetmira Berisha dhe znj. Mizi Beluli. Përkushtimi i tyre është një shtyllë e rëndësishme në suksesin e aktiviteteve të shkollës.

Ky manifestim jo vetëm që kremtoi Ditën e Flamurit, por edhe forcoi lidhjen e brezave të rinj me rrënjët dhe vlerat kombëtare, duke dëshmuar rolin thelbësor të Shkollës Shqipe Ostermundigen Bern në ruajtjen e identitetit shqiptar në Zvicër.

Zvicra nis një plan ambicioz për përmirësimin e cilësisë së ujit

Cilësia e ujit të pijshëm, ujërave nëntokësorë dhe ujërave të liqeneve dhe lumenjve duhet të përmirësohet në Zvicër. Këshilli Federal hapi të mërkurën një konsultim mbi një projekt-ligj në këtë drejtim. Afati i konsultimit zgjat deri më 12 mars 2026.

Mbrojtja e ujit është thelbësore për njerëzit, kafshët, bujqësinë dhe ekonominë, theksoi Ministri i Mjedisit, Albert Rösti, në një deklaratë për mediat në Bernë. Është e domosdoshme që këto ujëra të jenë sa më pak të ndotura.

Projekti përfshin disa ndryshime. E para ka të bëjë me vlerat kufizuese për substancat aktive që përdoren në pesticidet. Aktualisht, këto vlera janë përcaktuar për 19 substanca nga perspektiva ekotoksikologjike.

Këshilli Federal po shton shtatë substanca të tjera në listë, të cilat janë zbuluar në ujërat zviceranë vitet e fundit në përqendrime që nuk garantojnë më mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve. Megjithatë, ai nuk vendos vlera kufizuese për tre substanca të tjera që nuk mund të zëvendësohen për mbrojtjen e kulturave bujqësore.

Qeveria ka vlerësuar interesat e prodhimit ushqimor kundrejt mbrojtjes së burimeve ujore për substancat që nuk kanë alternativë, komentoi ministri. Por ai shtoi se nuk ka “arsye për t’u shqetësuar” për ujin e pijshëm që mund të mos jetë i pastër. “Sasia është minimale.”

Nëse këto vlera tejkalohen, kantonet duhet të ndërmarrin masa. Në rast të tejkalimeve të përsëritura dhe të mëdha, Konfederata duhet të rishikojë regjistrimin e pesticideve përkatëse dhe të sigurojë mbrojtjen e duhur të bimëve dhe kafshëve që jetojnë në ujë.

Trajtimi i ujërave të ndotura dhe kanalizimet

Një ndryshim i dytë kërkon që kantonet dhe komunat të pajisin impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura deri në vitin 2050, në mënyrë që të lëshojnë më pak përbërës nitrogjeni dhe përbërës organikë në ujë dhe të emetojnë më pak oksid azoti, i cili është i dëmshëm për klimën, në atmosferë.

Financimi aktual për masat e heqjes së elementëve gjurmë duhet gjithashtu të rregullohet. Qëllimi është mbrojtja e njerëzve dhe mjedisit nga ndikimet negative dhe parandalimi i tejkalimit të vlerave kufizuese, sipas Këshillit Federal. Zvicra ka 700 impiante trajtimi ujërash, të cilave i janë lidhur praktikisht të gjithë banorët.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me detyrimin e fermave bujqësore për t’u lidhur me sistemin publik të kanalizimeve. Aktualisht, përjashtim kanë vetëm ato që kanë një numër të madh lopësh ose derrash, dmth tetë lopë qumështi ose 60 derrash për rritje.

Tani përjashtimi do të zgjerohet edhe për fermat me kafshë të tjera. Konkretisht, kjo korrespondon me rreth 50 dele, 800 pula vezë ose pesëmbëdhjetë kuaj.

 

Këshilli Federal vendos objektiva për kontrollin e kostove të kujdesit shëndetësor

Për herë të parë, Këshilli Federal do të vendosë objektiva për rritjen maksimale të kostove të kujdesit shëndetësor për periudhën 2028–2031. Qëllimi është të mbahet nën kontroll shpenzimi i sigurimeve shëndetësore të detyrueshme, një shqetësim kryesor për qytetarët zviceranë, transmeton albinfo.ch.

Ligji i ri, që hyn në fuqi më 1 janar, është miratuar si kundërpropozim ndaj iniciativës për kontrollin e kostove. Një komision i posaçëm do të monitorojë zhvillimet dhe do të rekomandojë masa për të siguruar arritjen e objektivave.

Para se të përcaktojë objektivat, Këshilli Federal do të konsultohet me siguruesit, përfaqësuesit e të siguruarve, kantonet dhe ofruesit e shërbimeve, për të siguruar kujdes shëndetësor cilësor dhe ekonomik.

Të shtëna armësh pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, dy ushtarë të Gardës Kombëtare të lënduar

Të mërkurën, dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, raporton media ndërkombëtare. Gjendja e tyre nuk është konfirmuar menjëherë, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Mjetet e emergjencës u panë duke u nisur drejt zonës, ndërsa Task Forca e Përbashkët e Uashingtonit njoftoi se po merrej me incidentin e raportuar. Megjithatë, një zëdhënës nuk pranoi të konfirmonte ose të mohojë nëse ndonjë ushtar i Gardës Kombëtare ishte prekur nga të shtënat.

Departamenti i Policisë Metropolitane po monitoronte situatën, por nuk dha detaje shtesë. Një zëdhënëse e kryebashkiakes Muriel Bowser tha se udhëheqësit lokalë po ndiqnin ngjarjen nga afër.

Presidenti Donald Trump ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach kur ndodhën të shtënat. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Shtëpia e Bardhë ishte e informuar dhe po monitoronte situatën.

Qindra anëtarë të Gardës Kombëtare nga Distrikti dhe shtete të tjera kanë patrulluar kryeqytetin, pas urdhërit të presidentit Trump në gusht për të mobilizuar forcat policore lokale dhe për të dërguar trupa nga tetë shtete dhe Distrikti i Columbias.

 

Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me datë 28 NËNTOR 2025 do të jetë në Garanë të Kërçovës, ku do të përurohet Monumenti i Gjergj Kastriotit, ndaj për këtë arsye Takimet e Nëntorit këtë vit do të mbahen në Luzern të Zvicrës me 14 dhjetor 2025 me përkrahje të MISIONIT KATOLIK SHQIPTARË -Luzern, SHHB NËNË TEREZA të Zvicrës si dhe Shoqata “Sali Çekaj” Zvicër

Programi: Orë Letrare me temë PJETËR BOGDANI si dhe Buzmi Bujar.

Ardhja juaj nderon artin e kulturës arbërore!

14 dhjetor 2025 E DJELË : ORA 15hoo

Adresa: Rodteggstrasse 6

6005 Luzern

Albin Kurti nominohet nga Vetëvendosje si kandidat për kryeministër

Albin Kurti është zgjedhur kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor 2025 në Kosovë. Nominimi u bë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij theksoi se Kurti është kryeministri më i suksesshëm në historinë e Kosovës dhe lideri më meritor i partisë. Ai shtoi se Kurti është “lider i vërtetë i transformimit social dhe personi më i votuar nga populli në historinë e demokracisë sonë”.

Konjufca gjithashtu kritikoi partitë opozitare, duke thënë se qëllimi i tyre ka qenë të bllokojnë Qeverinë dhe ta dobësojnë LVV-në. Ai theksoi se opozita nuk prezantoi asnjë program konkret për qeverisje, por përpiqej vetëm që të pengonte kryeministrin në detyrë.

Delegatët e LVV-së votuan unanimisht për nominimin e Kurtit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pas dështimit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Shoqata “Atdheu” në Thun, manifestim kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Shoqata Kulturore “Atdheu” në Thun organizon më 29 nëntor 2025 manifestimin festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Ngjarja do të zhvillohet në Bärensaal, Frutigenstrasse 68d, 3604 Thun, duke filluar nga ora 19:00.

Programi i mbrëmjes do të sjellë një atmosferë të pasur artistike me muzikë live nga këngëtari Alban Luzha, si dhe numra të përgatitur nga vajzat e shoqatës. Qëllimi i aktivitetit është forcimi i bashkësisë shqiptare në Zvicër dhe ruajtja e traditave tona kulturore.

Hyrja është 10 franga, ndërsa fëmijët deri në moshën 15 vjeç dhe anëtarët e shoqatës hyjnë falas.

Për më shumë informacione: 079 778 30 12.

Studim i ri: Zviceranët konsumojnë shumë më tepër kripë se sa rekomandohet

Një studim i fundit në Zvicër tregon se popullsia konsumon dukshëm më shumë kripë sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërsa kufiri ditor duhet të jetë maksimumi 5 gramë, zviceranët konsumojnë mesatarisht 8.7 gramë në ditë – pothuajse dyfishin e sasisë së lejuar. Vetëm 14% e të rriturve arrijnë të qëndrojnë brenda normës së OBSH-së.

Sipas studimit të drejtuar nga prof. Murielle Bochud nga Unisanté në Lozanë, konsumimi i tepërt i kripës rrit ndjeshëm tensionin e gjakut, një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Të dhënat tregojnë se 24% e personave mbi 15 vjeç kanë hipertension, ndërsa kjo përqindje ngjitet në 56% për moshat mbi 60 vjeç.

Kripa fshihet kryesisht në ushqimet e përpunuara

Rreth 75% e kripës që konsumojmë nuk vjen nga kriposja në tavolinë, por nga produktet e përpunuara si buka, ushqimet e gatshme, salcat industriale, sallamet, pica apo lazanja. Specialistët rekomandojnë konsum të shtuar të frutave e perimeve të freskëta dhe produkteve sa më pak të përpunuara.

Konsumatorët e ndërgjegjshëm përballen me vështirësi

Personat që përpiqen të ulin kripën ndeshen me sfida të mëdha, pasi shumë produkte kanë përmbajtje të lartë kripë, ndërsa etiketat shpesh janë të vështira për t’u interpretuar. Megjithatë, ekspertët theksojnë se gatimi në shtëpi dhe zgjedhja e produkteve të freskëta janë mënyra më të mira për të ulur ndjeshëm sasinë e kripës.

Industria ushqimore heziton të veprojë

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve zvicerane për të bindur industrinë ushqimore të ulë përmbajtjen e kripës në produkte, shumica e kompanive nuk kanë pranuar të nënshkruajnë objektivat e propozuara. Kompanitë arsyetojnë se reduktimi i kripës mund të ndikojë në shijen e produkteve dhe konkurrencën në treg.

Rreziqet për shëndetin janë të mëdha

Sipas të dhënave ndërkombëtare, mbi 800 persona në Zvicër vdesin çdo vit si pasojë e konsumit të tepërt të kripës. Për këtë arsye, specialistët këshillojnë përdorimin e kripës së jodizuar dhe uljen graduale të konsumit, që mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin kardiovaskular dhe atë të veshkave.

 

Një platformë kriptomonedhash paditet për rolin e saj të supozuar në sulmet e 7 tetorit

Familjet e viktimave të sulmeve të 7 tetorit në Izrael kanë depozituar këtë javë një padi kundër platformës së këmbimit të kriptomonedhave Binance, duke e akuzuar atë se ka lehtësuar transaksione financiare ndërmjet Hamasit dhe organizatave të tjera islamiste.

Padia, e dorëzuar në Shtetet e Bashkuara, nuk e akuzon Binance vetëm për lehtësimin e transaksioneve për Hamasin; ajo e mban kompaninë përgjegjëse për sulmet e 7 tetorit dhe ato që pasuan, duke argumentuar se ajo ka kontribuar drejtpërdrejt dhe materialisht në to.

Paditësit – mes tyre më shumë se 300 amerikanë që kanë humbur të afërm, apo kanë familjarë të plagosur ose rrëmbyer nga Hamasi – synojnë gjithashtu edhe themeluesin e platformës. Ata dyshojnë se ai krijoi me qëllim një sistem që i shmanget ligjeve kombëtare përmes një “selie lëvizëse”, duke mundësuar pastrim parash dhe duke tërhequr terroristë, trafikantë dhe mashtrues.

Sanksione të mëparshme

Kjo nuk është hera e parë që Binance dhe themeluesi i saj, Changpeng Zhao, akuzohen për krijimin e një mekanizmi financimi në favor të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

Para këtij rasti të ri, një hetim i autoriteteve amerikane kishte zbuluar se platforma ishte përdorur për pastrim parash, çka çoi në vitin 2023 në një gjobë prej më shumë se 4 miliardë dollarësh dhe në dënimin me burg të themeluesit të saj.

Falja presidenciale e diskutueshme

Në tetor 2025, presidenti amerikan Donald Trump i dha Changpeng Zhao-së një falje, duke deklaruar se ai kishte qenë viktimë e luftës së administratës Biden kundër kriptomonedhave – pa përmendur lidhjet e tij me Binance.

Disa muaj më herët, fondi emirates MGX kishte kryer një transaksion duke përdorur një monedhë digjitale të krijuar nga kompania World Liberty Financial, e mbështetur nga familja Trump, për të blerë një pjesë prej 2 miliardë dollarësh në Binance.

Lodra prej pelushi të blera në faqet kineze janë të rrezikshme për fëmijët

Një test i realizuar mbi lodra prej pelushi të destinuara për fëmijët nën 3 vjeç ka zbuluar një numër të madh mospërputhjesh me standardet e sigurisë. Kjo bie në kontrast të fortë me lodrat e blera në dyqanet fizike në Zvicër, të cilat rezultuan shumë më të sigurta.

“Ekziston një rrezik real mbytjeje dhe, për rrjedhojë, rrezik vdekjeje”: vlerësimi i Patrick Edder, kimisti kantonal i Gjenevës, është i qartë. Pikërisht në laboratorin e tij u testuan 20 lodra prej pelushi për programin e RTS “À Bon Entendeur”, në bashkëpunim me revistën “Bon à Savoir”. Gjysma e produkteve u porosit nga faqe të huaja interneti, gjysma tjetër u ble në dyqane fizike në Zvicër.

Këto lodra prej pelushi duhet të jenë të përshtatshme për fëmijët nën 3 vjeç, pasi nuk mbajnë asnjë kufizim moshe në etiketat e tyre. Por nga 20 produktet e testuara, 6 nuk e kaluan testin mekanik. “Ky standard bazohet në atë që një fëmijë mund të bëjë,” shpjegon Patrick Edder. “Ne imitojmë forcën e tyre duke provuar të shkëpusim pjesët e forta, si sytë apo hundët. Më pas simulojmë madhësinë e ezofagut për të vlerësuar nëse objekti mund të gëlltitet.”

Forca e qepjeve testohet gjithashtu me presion prej 90 newtonësh. Fëmijët nuk duhet të kenë mundësi të hyjnë në kontakt me mbushjen e brendshme, për të shmangur çdo rrezik mbytjeje, transmeton albinfo.ch.

Nga gjashtë lodrat jo të sigurta, pesë ishin porositur nga faqet kineze Shein, Temu dhe AliExpress. Këto produkte u vlerësuan se paraqesin rrezik “vdekjeprurës”, por nuk i nënshtrohen ligjit zviceran. “Ne nuk kemi asnjë mjet ligjor kundër faqeve që ndodhen në një vend tjetër,” shprehet kimisti kantonal i Gjenevës. “Këto produkte porositen vërtet në rrezikun e konsumatorit.”

Platformat e shitjes japin një version tjetër. Përballë rezultateve të testit, ato deklaruan se siguria është prioritet i lartë dhe se produktet jo të përputhshme janë hequr menjëherë nga katalogu i tyre. Zëdhënësi i Shein, Robin Kiely, tha se “të gjithë furnitorët dhe partnerët tanë janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi në tregjet ku shesim, përfshirë Zvicrën.”

Një lodër tjetër jo e përputhshme u ble në një panair në Lozanë: një imitim i modelit “Labubu” nga marka Pop Mart. Duart dhe këmbët e saj shqiteshin tepër lehtë. “Në tregun zviceran, produktet problematike shpesh vijnë nga shitës jo të specializuar,” vëren Edder gjatë inspektimeve zyrtare. “Njerëzit importojnë mallra pa njohur kërkesat ligjore ose pa pasur mundësi t’i testojnë.”

Ndërkohë, të dhjetë lodrat e blera në dyqanet fizike zvicerane i kaluan testet me sukses. Ato u blenë në Otto’s, Lidl, King Jouet, Maxi Bazar, Coop City, Manor, Migros, Fnac dhe Franz Carl Weber. E njëjta gjë vlen edhe për dy lodrat e blera në platformën Wish.

Të gjitha lodrat u dërguan gjithashtu në laboratorin Testex në Zyrih për të testuar praninë e substancave të dëmshme që mund të shfaqen në përbërësit rezistentë ndaj flakës. Të gjitha produktet rezultuan të përputhshme në këtë aspekt.

Sllovenia njeh edhe patentë shoferët e Maqedonisë Veriore

Sllovenia ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Shoferët, të cilat u lejojnë mbajtësve të lejeve të drejtimit të lëshuara në Maqedoni të zëvendësojnë dokumentin pa dhënë pjesën praktike të provimit, me kusht që të kenë një vendbanim të rregulluar në Slloveni.

Ky vendim, i marrë dje, përfaqëson një lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët të RMV-së që jetojnë dhe punojnë në Slloveni, dhe vlen edhe për mbajtësit e lejeve të drejtimit nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, shkruan Alsat, transmeton albinfo.ch.

Sipas rregullave të reja, shoferët nga Maqedonia do të jenë në gjendje të ndërrojnë patentat e tyre brenda një viti nga data e regjistrimit të vendbanimit në Slloveni. Ata nuk do të duhet të japin pjesën praktike të provimit të drejtimit, por do të duhet të paraqesin ende prova të aftësisë mendore dhe fizike për të drejtuar (certifikatë shëndetësore).

Megjithatë, opozita e kundërshtoi këtë ligj, duke deklaruar se ndryshimi mund të ndikojë në sigurinë në trafik.

Inteligjenca Artificiale do të ‘largojë’ nga puna 3 milionë punëtorë në Britani

Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

Sipas Fondacionit Kombëtar për Kërkime Arsimore, pozicionet më të rrezikuara janë ato në punët e zanatit, operimi i makinerive dhe punët administrative.

Ndërkohë, profesionistët me aftësi të larta pritet të jenë më shumë të kërkuara, pasi avancimet teknologjike po rrisin ngarkesën e punës “të paktën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”.

Në total, raporti parashikon që ekonomia britanike të shtojë 2.3 milionë vende pune deri në vitin 2035, por shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat bien ndesh me kërkime të tjera, që cilat sugjerojnë se inteligjenca artificiale do të prekë më shumë profesionet e paguara dhe teknike, si inxhinieria e softuerit apo konsulenca menaxheriale, sesa punët manuale. Një studim i King’s College, i publikuar në tetor, vlerësoi se firmat me pagesat më të larta humbën rreth 9.4% të vendeve të punës midis viteve 2021 dhe 2025, periudhë që përfshin edhe kohën pas daljes në treg të ChatGPT në vitin 2022.

Qeveria britanike rendit konsulentët e menaxhimit, psikologët dhe profesionistët ligjorë si më të ekspozuar ndaj inovacionit, ndërsa sportistët, rinovuesit e çative dhe muratorët kanë më pak gjasa të zëvendësohen.

Javën e kaluar, firma ligjore Clifford Chance njoftoi se po largon 10% të stafit të shërbimeve të biznesit në Londër, rreth 50 pozicione, pjesërisht për shkak të inteligjencës artificiale. Edhe drejtues të tjerë po tërhiqen nga planet për të punësuar 100,000 persona ndërmjet 2021 dhe 2026, duke thënë se “bota ka ndryshuar” dhe teknologjia ka reduktuar nevojat e rekrutimit.

Sipas fondacionit, efektet mbi fuqinë punëtore britanike pritet të jenë komplekse, duke sjellë rritje të kërkesës për disa profesione dhe tkurrje të vendeve fillestare të punës fillestare dhe të pozicioneve me aftësi të ulëta. Kjo e fundit i shqetëson ekspertët, pasi njerëzit që humbasin punët më pak të kualifikuara do ta kenë të vështirë të rikualifikohen në një ekonomi që po ndryshon me shpejtësi.

Ky është hoteli më i lartë në botë

Dubai ka përuruar zyrtarisht hotelin më të lartë në botë, “Ciel Dubai Marina”, pjesë e “Vignette Collection” nga IHG, sipas Euroneës.

Ky hotel arrin 377 metra lartësi, ka 82 kate dhe 1 004 dhoma dhe suita, duke ofruar pamje spektakolare të “Palm Jumeirah”, horizontit të Dubait dhe Gjirit.

Dizajni i hotelit, nga arkitektët e “NORR Group”, është i përqëndruar tek lartësia dhe struktura ka kaluar analiza të avancuara për rrjedhën e ajrit dhe erës për të siguruar stabilitet dhe rehati maksimale për vizitorët.

Një nga atraksionet më të veçanta është pishina infinity në katin e 76-të, një nga më të lartat në botë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

Hoteli ka gjithashtu tetë restorante që ofrojnë kuzhinë mesdhetare, aziatike dhe konceptet moderne, me kulminacionin në “Tattu Sky Lounge & Terrace” në katin e 81-të, ku vizitorët mund të shijojnë muzikë, kokteje dhe pamje të mrekullueshme.

Përveç restoranteve dhe bareve, hoteli ka palestër me  shërbim 24 orë me pamje nga qielli i Dubait dhe akses në “Soluna Beach Club” në Palm Jumeirah.

Spa-ja e hotelit pritet të hapet në shkurt 2026 në katin e 61-të, duke ofruar trajtime relaksuese me pamje panoramike.

Me këtë hapje, “Ciel Dubai Marina” jo vetëm që vendos një rekord botëror, por gjithashtu forcon statusin e Dubait si një destinacion global të turizmit dhe biznesit, duke ofruar një përvojë luksi, inovacioni dhe qëndrueshmërie në çdo nivel.

Anketa e UBS: Perspektiva ekonomike e Zvicrës përmirësohet pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

Marrëveshja tregtare zvicerane me Shtetet e Bashkuara thuhet se ka përmirësuar perspektivën për ekonominë zvicerane.

Analistët financiarë të anketuar nga banka zvicerane UBS janë edhe një herë shumë më optimistë për perspektivat e ekonomisë zvicerane.

Treguesi CFA, i cili përpilohet si pjesë e anketës mujore të kryer nga UBS, u përmirësua ndjeshëm në 12.2 pikë në nëntor, siç njoftoi banka kryesore të mërkurën.

Indeksi kështu u rrit me pothuajse 20 pikë krahasuar me muajin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë që nga janari, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Para kësaj, indeksi kishte rënë ndjeshëm në shtator (-46.4) dhe gusht (-53.8) për shkak të tronditjes tarifore më 1 gusht, kur Trump prezantoi një rritje të tarifës ndëshkuese për Zvicrën në 39%.

Mbi të gjitha, pritjet e analistëve në lidhje me vrullin e eksportit janë përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit, shpjegoi UBS, duke iu referuar deklaratës së përbashkët të qëllimit midis Zvicrës dhe SHBA-së për një marrëveshje tregtare.

 

Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), një strukturë që prej vitesh bashkon mësimdhënës të gjuhës shqipe, me dhjetë përfaqësues nga vende të ndryshme si Zvicër, Austri, Gjermani, Itali, Greqi, Turqi, Angli, Itali, Kanada, vijon të jetë një pikë qendrore bashkëpunimi për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare jashtë atdheut. Me veprimtari të rregullta, trajnime, seminare dhe projekte të përbashkëta, KKAD synon të mbështesë mësuesit, të forcojë rrjetin profesional dhe të krijojë kushte sa më të mira për mësimin e shqipes në diasporë.

Këtë herë, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) po mbyll vitin me një veprimtari të rëndësishme kushtuar mësuesve të gjuhës shqipe që veprojnë jashtë vendit. Më 6 dhe 7 dhjetor 2025, përmes platformës Zoom, organizohet seminari dyditor me temë “Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimdhënies”. Ngjarja pritet të mbledhë mësimdhënës nga shumë vende ku vepron komuniteti shqiptar, duke krijuar një hapësirë të përbashkët diskutimi, shkëmbimi përvojash dhe forcimi profesional.

Seminari sjell në qendër sfidat dhe zhvillimet që përcaktojnë mësimin e shqipes në rrethana diasporike: ruajtja e vazhdimësisë së klasave, nxitja e motivimit të nxënësve, përmirësimi i qasjeve didaktike dhe ndërtimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm mes mësuesve, prindërve dhe institucioneve shqiptare. Përmes ligjëratave dhe diskutimeve të strukturuara, synohet të ndriçohen praktikat më efektive që mund të ndihmojnë mësimdhënësit në punën e tyre të përditshme.

Temat kryesore që do të trajtohen janë:

Roli i mësuesit në forcimin e klasave ekzistuese dhe ruajtjen e interesit të nxënësve.

Qasjet bashkëkohore të mësimdhënies: përdorimi i teknologjisë, mjeteve digjitale, aktiviteteve kulturore dhe lojërave edukative.

Ndërtimi i një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet prindërve, mësuesve dhe institucioneve shqiptare.

KKAD fton mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë të marrin pjesë me punime në përputhje me temat e seminarit. Punimet dorëzohen në formatin Word, me një kohë të parashikuar prezantimi deri në dhjetë minuta. Afati i fundit për dorëzim është 27 nëntor 2025, në adresën zyrtare të këshillit: [email protected]

Orari i seminarit është si vijon:

6 dhjetor 2025, ora 18:00–21:00

7 dhjetor 2025, ora 16:00–20:00

Ky aktivitet synon të shërbejë si një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e mësimit të gjuhës shqipe në komunitetet shqiptare në mbarë botën. Për KKAD-në, bashkimi i mësuesve në një platformë profesionale është mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar cilësi dhe për të garantuar vazhdimësinë e këtij misioni kulturor e arsimor.

Katër M-Outlet-e në Cyrih drejt mbylljes, 24 punonjës preken

Migros Zürich do të mbyllë katër M-Outlet-e në fillim të vitit 2026, për shkak të performancës së dobët të shitjeve, përcjell albinfo.ch.

Lokacionet në Eglisau, Niederurnen, Bachenbülach dhe Aathal do të ndalojnë aktivitetin, ndërsa 24 punonjësve u janë ofruar vende alternative pune brenda Migros.

Pas këtyre mbylljeve, në funksion mbetet vetëm një Outlet pranë selisë qendrore dhe një tjetër është në planifikim.

Migros synon të fokusohet më shumë në shitjen e stokut të supermarketeve dhe pritet të heqë gradualisht produktet nga furnitorët e tretë.

Dy monedha të rralla zvicerane prej ari do të dalin në ankand sot

Në St. Gallen po zhvillohet sot ankandi i shtëpisë Rapp, ku dalin në shitje dy monedha zvicerane shumë të rralla ari, përcjell albinfo.ch.

Një monedhë 16-frankëshe e vitit 1813, nga e cila ekzistojnë vetëm 100 copë, ka çmim fillestar 8000 franga, por pritet të arrijë shumë më tepër.

Gjithashtu shitet një dukatë ari 300-vjeçare nga manastiri Fischingen, me vetëm 50 ekzemplarë në botë, me çmim fillestar 10 000 franga dhe vlerësim deri në 20 000 franga. Për ankandin priten edhe koleksionistë ndërkombëtarë.

https://www.blick.ch/wirtschaft/echte-raritaet-verkaufspreise-duerften-10-000-franken-uebersteigen-heute-kommen-zwei-seltene-schweizer-goldmuenzen-unter-den-hammer-id21457977.html

PDK-ja zyrtarizon koalicionin me Eman Rrahmanin

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar të mërkurën koalicionin parazgjedhor me Eman Rrahmanin, ish-lider i Listës për Familjen në zgjedhjet e fundit, përcjell albinfo.ch.

Në konferencën për media, kandidat për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, tha se marrëveshja synon “ndryshimin e gjendjes në Kosovë”, duke e cilësuar përfshirjen e anëtarëve të Listës për Familjen në listën zgjedhore të PDK-së për 28 dhjetorin si “vlerë të shtuar”.

Hamza u shpreh se është i bindur që ky partneritet do të jetë “i qëndrueshëm” dhe do të kontribuojë në progresin e vendit.

Dy anije patrullimi të ushtrisë përplasen në liqenin e Gjenevës.

Dy anije patrulluese të ushtrisë zvicerane u përplasën gjatë natës në liqenin e Gjenevës gjatë një stërvitjeje, përcjell albinfo.ch.

Dy ushtarë u lënduan lehtë dhe morën trajtim mjekësor. Nuk ka patur rrjedhje karburanti dhe mjetet janë kthyer në port, shkruan srf.

Në vendngjarje ndërhynë ekipe civile të shpëtimit, ndërsa drejtësia ushtarake ka nisur hetimet për aksidentin.

Për më shumë detaje –https://www.srf.ch/news/schweiz/waehrend-einer-uebung-zwei-patrouillenboote-der-armee-kollidieren-auf-dem-genfersee