Kosova
Digjen edhe tri vetura në veri
Edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të së shtunës. Policia ka njoftuar se zjarrvënia ka ndodhur në dy raste të ndara. Autoritetet po ashtu bëjnë me dije që veturat janë në pronësi të qytetarëve të nacionalitetit serb.
“Njëri rast ka ndodhur më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin. Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Kjo është dita e tretë ku digjen vetura në veri të vendit. Një ditë më parë janë djegur po ashtu tri vetura, dy në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan. Ndërkohë dy ditë më herët në Zubin Potok janë djegur dy të tjera.
Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës ka reaguar pas rasteve. Blerim Vela shkruan se kjo bëhet me qëllim frikësimin e qytetarëve serbë para zgjedhjeve lokale të 23 prillit. “3 vetura të tjera janë djegur në Leposaviq. Të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës, strukturat ilegale të Serbisë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromane i Vuçiqit do të dështojë”, shkruan Vela në Twitter, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











