Kosova
Dilemat e Albin Kurtit për FSK-në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë gjatë një interviste sonte se ka shumë pikëpyetje për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Intervistën e ka dhënë në TV21, përcjell Albinfo.ch.
“Në projektligjin e 2019 janë paraparë vetëm 58 milionë euro për FSK-në. Përkushtimi buxhetor për FSK-në e ardhshme është mjaft i mangët”, tha Kurti
Sipas Kurtit, se duhet të adresohet edhe shtrirja e FSK-së dhe në këtë drejtim ai ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj që tha ditë më parë se Kosova e ka FSK-në për misione paqeruajtëse jashtë.
“Kjo i dekurajon ushtarët e tu kur u thua se i ke ushtarët për një kontinent tjetër e jo për vendin tënd”, tha Kurti.
“Sa merremi me shikimin e topit të pingpongut me deklaratat e ndërkombëtarëve duhet të merremi me aftësitë e FSK-së. Ajo duhet ta reflektojë territorin dhe popullsinë tonë por edhe raportin me fqinjtë tanë, sidomos me Serbinë, e cila për çdo ditë na kërcënon”, tha ai.
Kurti ka komentuar edhe deklaratën e mbrëmshme të ambasadorit amerikan Philip Kosnett për FSK-në.
“Boshti dhe thelbi i NATO-s janë SHBA-të dhe mbështetja që i dhanë ato transformimit të FSK-së janë shumë të rëndësishme”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni














