Muzikë

Dua Lipa dhe Miley Cyrus, me këngën “Prisoner”, rezultojnë të suksesshme

Për 12 orë kënga ka arritur mbi 3.6 milionë klikime

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, bashkë me yllin tjetër, Miley Cyrus, kanë publikuar projektin e ri muzikor. “Prisoner” mban titullin kënga e tyre e re, për të cilën kanë përgatitur dhe videoklip, transmeton albinfo.ch.

Ashtu siç paralajmëruan, ky është projekti i parë i tyre i përbashkët nga albumi i ri i Cyrus “Plastic Hearts”. Të dy këngëtaret vijnë me një shfaqje të veçantë dhe marrin vëmendje me vokalin e tyre.

Albumi i ri i Miley Cyrus “Plastic Hearts” pritet të publikohet i plotë më 27 nëntor.

Për 12 orë kënga ka arritur mbi 3.6 milionë klikime. /Albinfo.ch