Bota
Facebook synon të lansojë kriptomonedhën Libra
Vlera e Libra-s do të bazohet në asete reale ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra
Facebook synon të lansojë kriptomonedhën Libra vitin e ardhshëm, tha një përfaësues nga ekzekutivi i kompanisë për gazetën zvicerane NZZ.
Që kur kompania publikoi planet në qershor për një kriptomonedhë, është përballur me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani, të cilat kërcënojnë me bllokimin e Libra-s në kontinent. “Objektivi ynë është lansimi i Libra-s vitin e ardhshëm”, tha shefi i blockchain pranë Facebook, David Marcus. “Deri atëherë do të na duhet të adresojmë të gjitha pyetjet dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për rregullimin e saj.”
Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptomonedhave, raporton Indeksonline.
Vlera e Libra-s do të bazohet në asete reale, ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Kriptomonedha do të mbikëqyret nga një organizatë me 28-anëtarë.
Marcus hodhi poshtë mundësinë që Libra të shndërrohet në një formë të zakonshme pagese edhe për transaksionet më të thjeshta, por qëllimi i saj është të lehtësojë transferet dhe pagesat ndërkombëtare me tarifa të ulëta.
Ai vijoi duke thënë se projekti nuk do të interferojë me politikat monetare, sepse Facebook nuk po krijon një para të re dhe nuk ndikon në vlerat e interesit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













