Sporte Luftarake
Fitore e madhe për Faton Vukshinaj nga Baseli
I përballur me një kundërshtar që kishte një përvojë të gjatë në ring, Faton Vukshinaj nga Baseli, mposht me vendim të gjyqtarëve argjentinasin Mateo Damian Veron
Gjashtë muaj nga ndeshja e tij e fundit, Fatoni i kishte shfrytëzuar më së miri, duke u përgatitur kështu për ndeshjen e radhës e cila zuri vend të shtunën më 14.09.2019 në Grand Casino të Baselit, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse me një karrierë jo shumë të pasur, por të suksesshme deri më tani, nga 12 ndeshje, 9 nga to i ka me fitore dhe dy barazime. E, të shtunën që lamë pas, e rrumbullaksoi në 10 numrin e tij të fitoreve, duke bërë që argjentinasi Damian Veron të shënojë edhe humbjen e tij të 24-t, nga 55 ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Duke u bazuar në përvojën e madhe të argejtinasit, ekipi i Vukshinaj priste një ndeshje shumë të fortë, edhe pse ishin të bindur në kualitetet e boksierit të tyre. Sipas disa njohësve të boksit, të cilët ishin prezent aty, mbrëmja e së shtunës është një spektakël boksi, pasi që niveli i boksimit që u pa nga dy sportistës ishte i një niveli shumë të lartë.
“Ishte një ndeshje e nivelit shumë të lartë, që bazohej në përvojën e madhe të kundërshtarit, por edhe e profesionalizmit dhe punës së madhe të Fatonit, për tu përballur me një kundërshtar të tillë”, deklaroi në një prononcim për Albinfo.ch, Mërgim Vukshinaj, nga ekipi i Fatonit, e njëkohësisht edhe vëllai i tij.
Fitorja e fundit, është një e arritur e madhe për Faton “El Vulcano” Vukshinaj, ku sipas www.boxrec.com, tashmë radhitet në vendin e 77-të në ranglistën botërore të kategorisë së mesme, si dhe është një hap më afër ndonjë ndeshje për titullin e më të mirit të botës në këtë kategori.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












