Futboll

Futbollistët nga Kosova që luajnë në Zvicër

Shumë futbollistë nga Kosova luajnë apo kanë luajtur më herët në Zvicër

Zvicra dhe Kosova do të përballen më 29 Mars në Cyrih, një miqësore speciale për shumë futbollistë nga Kosova dhe Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Shumë futbollistë nga Kosova kanë luajtur në Zvicër apo luajnë edhe tani.

Te ekipi aktual janë katër futbollistë që luajnë në Zvicër, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu në Zurich, Betim Fazliji në St. Gallen dhe David Domgjoni në Luzern. Toni Domgjoni më herët ishte pjesë e Zurich, kurse tani luan në Holandë te Vitesse.

Ndërkohë, Edon Zhegrova ditë më parë kompletoi kalimin në Lille nga Baseli.

Kujtojmë se Arijanet Muriqi ka lindur në Zvicër, ndërsa ishte paraqitur për Grasshoppers.

Deri së fundi edhe Benjamin Kololli ishte pjesë e Kosovës. Ai tani luan në Japoni.

Ndërkohë, përzgjedhës ishte Bernard Challandes, i cili bëri mrekulli me Dardanët, por në fund nuk arriti kualifikimin për Evropian. Challandes u largua, kurse FFK ende nuk e ka emëruar përzgjedhësin e ri.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI