Kosova

Gërvalla: Kosova s’mund të bëjë vetëvrasje politike për miqtë e saj

Në një intervistë për të përditshmen austriake, "Der Standard", ministrja Donika Gervalla - Schwarz, ka theksuar se Qeveria Kurti në çdo rast do ta mbrojë shtetin ligjor dhe demokracinë

Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Kështu është shprehur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, ajo ka theksuar se Qeveria Kurti në çdo rast do ta mbrojë shtetin ligjor dhe demokracinë.

“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndim në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë”, ka thënë kryediplomatja.

Sipas saj, Bashkimi Evropian nuk e ka një qëndrim të qartë ndaj Serbisë.

“Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë, sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë, sepse nuk është dakord”, ka thënë Gërvalla./Albinfo.ch