Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania gati të rikthejë karantinën për vendet me rrezik të lartë
Ekspertët: Jo më teste për udhëtarët
Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të testeve mjaft politikanë dhe ekspertë mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët.
Për shkak se laboratorët e kanë shumë të vështirë të përballojnë testet e shumta të Coronës ata kanë kërkuar që të ndryshohen rregullat për testimin e pushuesve që kthehen në Gjermani nga vende të ndryshme që konsiderohen si zona rreziku.
Për këtë ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar që për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë të rivendoset rregulli i karantinës së detyrueshme në vend të testimit për COVID-19 pas mbërritjes në Gjermani.
Ngarkesë e madhe në qendrat e testimit
Mbi 40 përqind e personave që janë testuar pozitivisht me Covid-10 gjatë ditëve të fundit në Gjermani duhet se janë infektuar pas gjithë gjasash jashtë vendit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë laboratorët në Gjermani janë duke bërë aktualisht rreth 875,000 teste në javë.
Por megjithë ngarkesën e madhe të qendrave të testimit dhe të laboratorëve një numër i madh i gjermanëve janë në favor të politikës së detyrueshme të testimit. Sipas sondazhit më të fundit të Deutschlandtrend të bërë për TV publik ARD, 93% e popullsisë thanë se kjo masë është një kërkesë e arsyeshme për të imponuar me detyrim.
Testet duhet të përqendrohen tek spitalet dhe të moshuarit
Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të testeve mjaft politikanë dhe ekspertë mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët që kthehen në Gjermani pas pushimeve të verës apo vijnë nga vende të rrezikshme, por duhet të përqendrohen drejt spitaleve dhe qendrave të përkujdesjes për të moshuarit.
Gjatë pushimeve janë infektuar më tepër të rinj që merrnin pjesë në party, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por tani pas pushimeve të verës, është me vend që “kapacitetet e testimit të përqendrohen më shumë tek të moshuarit dhe në institucionet e sistemit shëndetësor. Disa politikanë kërkojnë që në fokus të përfshihen edhe shkollat dhe kopshtet, shkruan DW, përcjellë albinfo.ch
Kryetari i Fondacionit gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, tha deri tani kursi për testimet i ngjan një zig-zagu dhe kjo është pikërisht ajo që i bën njerëzit të ndjehen të pasigurt./
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














