Bota

Gjermania ka numrin më të madh të azilkërkuesve në BE

Gjermania u pasua nga Franca (10 890, 16%) dhe Austria (10 625, 16%), përpara Spanjës (8 745, 13%) dhe Italisë (5 105, 8%)

Eurostat ka publikuar të dhënat e fundit mujore të azilkërkuesve, ku në korrik 2022, 66 545 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të BE-së, 265 persona më shumë se në qershor 2022, që, në terma relativë do të thotë një rritje mjaft e vogël prej 0.4%. Krahasuar me korrikun 2021 (44 760), ka pasur një rritje prej 49% në numrin total të kërkesave.

Në korrik 2022 kishte edhe 5 860 aplikantë të mëpasshëm (persona që riaplikuan për azil, pasi ishte marrë një vendim për një aplikim të mëparshëm), një rënie prej 7% krahasuar me qershorin 2022 dhe një rritje 2% krahasuar me korrikun 2021, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Shumica e aplikantëve për herë të parë për azil ishin sirianë

Në korrik 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (9 010 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (8 150), përpara venezuelianëve (3 665), pakistanezët (3 555) dhe kolumbianët (3 505).

Në mars 2022, pati një rritje të madhe të aplikantëve ukrainas për herë të parë për azil (nga 2 370 në shkurt në 12 890 në mars) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Shifrat kanë ardhur duke u zvogëluar çdo muaj: 1 510 në prill, 1 295 në maj, 975 në qershor dhe 950 në korrik. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit që ikin nga Ukraina përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme.

Gjermania raporton numrin më të madh të azilkërkuesve për herë të parë

Me 14 095 aplikantë për herë të parë të regjistruar në korrik 2022, Gjermania vazhdoi të ishte shteti anëtar që raportonte numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil në BE, duke përbërë 21% të totalit. Gjermania u pasua nga Franca (10 890, 16%) dhe Austria (10 625, 16%), përpara Spanjës (8 745, 13%) dhe Italia (5 105, 8%).

Këto pesë shtete anëtare së bashku përbënin tre të katërtat (74%) të të gjithë aplikantëve për azil për herë të parë në BE.

3 400 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në BE

Në korrik 2022, 3 400 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së, me 60% rritje krahasuar me korrikun 2021 (2 130) dhe 17% më shumë krahasuar me qershorin 2022 (2 905). Kjo është ndër shtetet anëtare të BE-së për të cilat disponohen të dhëna.

Shumica e të miturve të pashoqëruar që paraqitën kërkesa për azil në korrik 2022 vinin nga Afganistani (1 475), Siria (735), Somalia (225) dhe Pakistani (140).

Tre shtetet anëtare që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në korrik 2022 ishin Austria (1 270), me një rritje prej 11% krahasuar me qershorin 2022, Gjermania (485), me një rritje prej 9% dhe Holanda ( 450), me një rritje prej 70%.