Lajme
“Grupi i Gjilanit”, Nuhiu hedh poshtë akuzat
Shemsi Nuhiu ka hedhur poshtë akuzat para Departamentit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë të Serbisë se ka marrë pjesë në vrasjen dhe torturimin e civilëve në Gjilan në vitin 1999, si anëtar i të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së.
Në fillim të gjykimit të unifikuar kundër 17 anëtarëve të të ashtuquajturit Grupit të Gjilanit të UÇK-së, 12 nga të cilët janë në arrati, Nuhiu ka mohuar edhe se ka qenë anëtar i UÇK-së, duke argumentuar se për krimin në Gjilan, me të cilin është ngarkuar nga prokuroria serbe, ka mësuar nga gazetat dhe ka pohuar se aktakuza nuk është e saktë.
Ai është arrestuar një vit më parë në Zvicër në bazë të një fletarrestimi të Serbisë dhe në fund të muajit mars u ekstradua në Serbi.
Ai është paraqitur për herë të parë në gjykatë të hënën.
Përveç tij në paraburgim gjenden edhe tre të pandehur, njëri mbrohet në liri, ndërsa të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet gjyqësore të Serbisë dhe janë duke u gjykuar në mungesë.
Në gjykimin e së hënës, të gjithë të akuzuarit përsëriten se procesi është i motivuar politikisht kundër tyre, duke mohuar përfshirjen në krimet që i mvishen UÇK-së.(Evropa e lirë)
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Ekzekutivi i Cyrihut, “rrëshqet” tutje në të majtë Tani, 7 anëtarë të qeverisë së Cyrihut janë të majtë dhe vetëm dy, të djtathtë... -
Zgjedhjet në Cyrih: Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër -
Votuesit zviceranë miratojnë iniciativën për të “ndaluar mashtrimet me kamerat e shpejtësisë”












