Ekspozita
Jakup Ferri ekspozon në Muzeun e Arteve të Lucernit
Ekspozita që hapet më 18 mars (nesër, në orën 11.00) dhe qëndron e hapur deri më 28 maj, është organizim i Muzeut të Arteve, në kuadrin e KKL

Artisti i njohur nga Prishtina, Jakup Ferri hap nesër (e shtunë, 18 mars) ekspozitën e tij personale në Muzeun e Arteve të Lucernit, që është njëra ndër hapësirat më të shquara të ekspozimit, në Zvicër. Ky muze ndodhet në ndërtesën më emblematike – nga ato modernet – të Lucernit, të njohur si KKL (Kultur und Kongreszentrum Luzern), shkruan albinfo.ch.
Sot, në një aktivitet që i prin hapjes (vernisazhit), ekspozitën e kanë vizituar kryetari i qytetit të Luzernit Thomas Lussi dhe drejtoresha e Muzeut të Arteve të Luzernit, Fanni Fetzer, të drejtuar nga kuratorja, Eveline Suter.
Sigurisht, hapja e ekspozitës personale në një ambient si ky është një shans që u jepet vetëm artistëve të zgjedhur.
Ekspozita që hapet më 18 mars (nesër, në orën 11.00) dhe qëndron e hapur deri më 28 maj, mban titullin “We, we or me” (ne, ne ose unë) është organizim i muzeut të arteve në bashkëpunim me “Fumetto Comic Festival Luzern”, thotë Ferri për albinfo.ch.
Bota pikturale e Jakup Ferrit (i lindur në vitin 1981) është përplot ngjyra dhe plot krijesa të lumtura. Njerëzit, kafshët dhe krijesat e kombinuara bëjnë gjimnastikë, ngasin biçikleta ose lëvizin nëpër tablotë e pikturave, me një trotinet, thuhet në prezantimin që galeria i bën ekspozitës së piktorit nga Kosova. “Mbi të gjitha, ato bëhen bashkë: jashtë për një piknik, në tryezën familjare, për të kërcyer, për të bërë muzikë ose për të luajtur shah në park”.
Jakup Ferri duket se pyet veten teksa vizaton: çfarë tjetër ka në një motiv? – Dhe saora, kopsat e këmishës bëhen kokrra që të qëllohen nga zogjtë… Nga krijimet e tij shpërthen zgjuarsia grafike dhe gëzimi narrativ.
Artisti kosovar ruan një stil linear, konturet janë në plan të parë dhe kornizojnë ngjyrat e forta, trasnmeton albinfo.ch. Duke u nisur nga vizatimet, Jakup Ferri krijon piktura dhe shpikjet e tij pikturale i ka të endura ose të qëndisura. Mikroorganizmat, arti popullor, artizanati, arti brut dhe bota me pixel e lojërave kompjuterike i shërbejnë atij si frymëzim. Në instalimet e tij ai mbulon qilima me modele abstrakte-konkrete, vizatime dhe piktura të qëndisura për të krijuar një kozmos të dendur plot histori.
Pas hapjes, të dielën ka dhe një punëtori të udhëhequr nga Jakup Ferri, në kuadër të ekspozitës ndërsa më 22 mars, një bashkëbisedim me Ferrin dhe me kuratoren e ekspozitës, Eveline Sutter, me fillim nga ora 18.00.
Të kujtojmë: Po kështu nesër, në një pikë tjetër të Zvicrës, në galerinë elitare “Mayday” të Bazelit hap ekspozitën e saj personale artistja shqiptare që jeton në Zvicër, Anjesa Dellova.
(Fotot: në dispozicion për albinfo.ch, nga Jakup Ferri)
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Fillimi i jetës në një vend të huaj: Zvicra e kalon Austrinë dhe Gjermaninë Një renditje e re ndërkombëtare ka bërë që Zvicra të renditet mbi fqinjët e saj gjermanishtfolës,...
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë