Kosova
Haradinaj: Merkel i dha dimension tjetër politikës gjermane
Kryeministri, Ramush Haradinaj, është deklaruar në lidhje me ndryshimin e pozitës së Merkelit dhe pasardhësin e saj.
Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e Merkelit.
“Lidershipi i Angela Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe europiane ndaj Kosovës. Për 18 vite sa udhëhoqi me CDU-në, Merkel tregoi guxim e vizion për një Europë te fuqishme ekonomikisht dhe në partneritet strategjik me ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka uruar pasardhësin e Merkelit.
“Lidershipi i saj fuqiplotë i dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe rrugën tonë europiane. Pasardhëses Annegret Kramp-Karrenbauer i urojmë sukses për ta vazhduar udhëheqjen e CDU-së”, ka shkruar tutje, Haradinaj.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë













