Kosova
Haxholli: Serbia për kosovarët është vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, është shprehur i shokuar me vrasjen e 19-vjeçarit Shqipron Muçiqi, në territorin e Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se Serbia “për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë”.
Postimi i tij i plotë:
I shokuar me humbjen e jetës së të riut, Shqipron Muçiqi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen.
Nuk ka gjë më të trishtë se kur një i ri humb jetën, duke ëndërruar një jetë më të mirë. Tragjedi!
Nga Beogradi, Serbia, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurt dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetet derisa fryma anti-Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perëndim të këtij vendi.
Nuk ka rëndësi çfarë pasaporte keni, nëse flisni shqip, jeni nga Kosova, dhe keni shkelur brenda kufijve të këtij vendi, ju keni vendosur jetën tuaj dhe të bashkudhëtarëve tuaj në lojë!
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













