Kosova
Hoxha kërkon që BE-ja të mos i mbajë të izoluar kosovarët
Ministrja e Integrimit Evropian e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën organizimin e “Friends of Europe”, me temën “BE-Ballkani Perëndimor: Zgjerimi, integrimi dhe sfidat e transformimit”, ku ka folur për mosliberalizimin e vizave.
Ministrja ka thënë se Komisioni Evropian, edhe pse ka konfirmuar përmbushjen e kritereve nga Kosova, ende nuk ka rezultate, madje pa shpjegime të arsyeshme pse BE-ja nuk është në gjendje të mbajë premtimin e saj dhe të respektojë rregullat dhe procedurat e veta, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka shprehur brengën që Kosova është i vetmi vend i izoluar në Ballkanin Perëndimor. “Procesi i integrimit evropian është një nga qëllimet kryesore të vendit tonë, pasi kemi vlerat dhe parimet e përbashkëta të Evropës”, citohet të ketë thënë Hoxha.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni














