Lajme

Industria zvicerane e turizmit kërkon shkurtim të karantinës

Vizitorët e huaj nga vendet me rrezik të lartë Covid-19 duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në Zvicër me teste negative të COVID-19 dhe nuk duhet të shkojnë në karantinë, thonë zyrtarët e turizmit.

Sipas rregulloreve zvicerane, kushdo që hyn në Zvicër nga një prej vendeve me rrezik të lartë të koronavirusit në një listë të azhurnuar rregullisht nga Zyra Federale e Shëndetit Publik duhet të shkojë në karantinë për dhjetë ditë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19, ose rrezikon një gjobë.

Me vetëm tre muaj që kanë mbetur para fillimit të sezonit të dimrit, ndalimi i pushimeve për mysafirë nga vende si Franca po shkakton shqetësim të madh për industrinë e turizmit.

“Nëse mysafirët francezë mungojnë në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, ne do të goditemi rëndë”, i tha Martin Nydegger, drejtor i Turizmit në Zvicër, për gazetën NZZ am Sonntag më 13 shtator.

Rajoni Valais, me vendpushimet e njohura të skive si Verbier, Zermatt dhe Crans-Montana, janë veçanërisht nervozë.

“Ka shumë rrezik për ne”, tha Christophe Darbellay, kreu i Departamentit të Çështjeve Ekonomike të Valais-it.

Turizmi dimëror sjell rreth 2 miliardë CHF në vit.

Gjysma e turistëve të dimrit vijnë nga jashtë, kryesisht nga Evropa, sipas NZZ.

Zyrtarët e turizmit bien dakord se nevojitet një strategji e testimit dhe një periudhë më e shkurtër karantine.

“Periudha dhjetëditore e karantinës është shumë e gjatë”, tha Darbellay. “Ne kemi nevojë për teste më shumë, dhe më shpejt, e për të shkurtuar periudhën e karantinës”, përcjell albinfo.ch.