Kosova
Ish-kryediplomati grek tregon a është Greqia afër njohjes së Kosovës
Kosova është një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Lidhur me këtë vendim pati 33 vota pro, shtatë kundër dhe pesë abstenime.
Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës: Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia, dhe Hungaria si surpriza më e madhe, duke konsideruar faktin se kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës. Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi fare.
Georgos Katrougalos, profesor i të Drejtës Publike, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës, pasi Greqia është një marrëveshje të pranuar nga të dyja palët, përcjell Albinfo.ch
“Siç e dini Greqia është një 4 vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pozicioni ynë shpjegohet me faktin se ne duam të shmangim konflikte në Ballkan, ndaj duam zgjidhje që të pranohen nga të dyja palët konform ligjit ndërkombëtar. Ne jemi në favor të dialogut direkt mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka një ndryshim të qëndrimit të Greqisë kundrejt njohjes së Kosovës dhe ne siç e kemi thënë, duam një marrëveshje të pranueshme që të zgjidhë problemet në Ballkan, siç u bë me marrëveshjen e Prespës që i dha fund konfliktit mes Greqisë dhe RMV”, tha ish-ministri i Jashtëm grek./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno









