Kosova
Itali: Prezantohet potenciali ekonomik i Kosovës
Të shtunën është mbajtur Kosova Country Presentation në selinë e Agjencisë së Tregtisë dhe Investimeve të Italisë, ku edhe është prezantuar potenciali ekonomik i Kosovës në Itali dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Një gjë e tillë u mundësua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Agjencinë e Tregtisë dhe Investimeve të Italisë, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, u shpreh se Kosova ka potencial të madh ekonomik. “Kosova, me zhvillimin e saj të fundit, po bëhet gjithnjë e më e favorshme për investime në Evropën Juglindore, me popullsinë më të re në Evropë dhe një ekonomi me mundësi të rritjes së vazhdueshme. Pozicioni ynë gjeografik bën që Kosova të jetë një vend i favorshëm për qëndrime afër, energji të rinovueshme, me një potencial për ta transformuar atë në një qendër transporti që lidh Lindjen dhe Perëndimin”.
Përfaqësuesit nga të dyja qeveritë folën për të përbashkëtat e dy vendeve dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke potencuar edhe rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve miqësore në fushat me interes reciprok, veçanërisht sa i përket bashkëpunimit ekonomik e tregtar, dhe në fushën e teknologjisë së informacionit, me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer që Kosova ka me Italinë, përcjell albinfo.ch.
Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendësministrja Gashi, përbëhej nga përfaqësues të Presidencës, të Qeverisë, nga sektori privat, si dhe nga përfaqësues të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës, si dhe Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve – Esnaf në Prizren.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














