Kosova
Ja çka thuhet në raportin e policisë për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë
Reagon ministri i Kulturës dhe Mimoza Kusari-Lila
Policia ka njoftuar sërish për djegien e muzeut të muzikës në Gjakovë.
Në raportin 24-orësh thuhet se është raportuar për një objekt që është kapluar nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.
“ZJARRVËNIE – Gjakovë 30.08.2023-18:27. Është raportuar per nje objk qe është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Eshte njoftuar prokurori kujdestar, rasti ne procedure hetimore.”, thuhet në raport.
Ish-kryetarja e Komunës e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka fajësuar qeverisjen aktuale të kësaj komune për shkatërrimin e Muzeut të Muzikës.
Ajo ka thënë se komuna në krye me kryetarin Ardian Gjini, i cili vjen nga radhët e AAK-së, nuk e ka pasur interesin që ta mirëmbajë këtë muze i cili u dogj të mërkurën.
“Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilën përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale”, ka shkruar ajo.
Kusari-Lila ka shtuar se objekti duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ka qenë, tē rindërtohet dhe për të të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Deputetja ka theksuar se përkujdesja e vazhdueshme me mundësi të mirëmbajtjes së mirëfilltë të Muzeut do të jetë sfidë gjithmonë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e përhershme.
Të mërkurën pasdite, Muzeu i Muzikës në Gjakovë u përfshi nga zjarri, ndërsa para zjarrit objekti ishte vandalizuar tërësisht. Kryetari Gjini ka thënë se të gjitha eksponatet ishin larguar më herët nga aty.
Nga ana tjetër edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, pas djegies së objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë, ka thënë se ndihet i prekur nga krimi ndaj trashëgimisë kulturore, raporton Gazeta Blic.Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se përgjegjësit e kësaj ngjarje duhet të dënohen.
“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”.Tutje ka thënë se ky objekt do të kthehet në gjendjen e mëparshme pas restaurimit të tij dhe se ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të marrë masa për funksionalizimin e muzeut.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












