Kosova
Ja kur pritet të përfundojë rinumërimi i votave dhe numërimi i atyre me kusht
Ahmetaj tha se i gjithë procesi i rinumërimit po shkon shumë mirë
Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në këto momente janë rinumëruar 223 apo shprehur në përqindje rreth 42% të vendvotimeve të parapara për rinumërim.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj , i cili tha se deri më tani i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhduar pa ndonjë problem dhe se i gjithë procesi i rinumërimit të votave, duke llogaritur këtu edhe votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë pas 5-6 ditësh.
“Procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve do të përfundojë brenda 3-4 ditëve, pastaj ju hapet rruga e numërimit të votave me kusht e cila praktikisht do t’i marrë edhe 2 ditë, procesi i numërimit të votave me kusht në mënyrë që të finalizohen të gjitha rezultatet. Pra i kemi rezultatet e vendvotimeve të rregullta të cilat janë në bazën e të dhënave, do t’i procedojmë rezultatet e vendvotimeve të rinumëruara të cilat po ashtu do t’i a bashkojmë rezultateve finale. Po ashtu i kemi edhe rezultatet e votave me postë dhe mbesin vetëm edhe rezultatet e votave me kusht në mënyrë që të kompletohen të gjitha, dhe KQZ t’i bëjë publike rezultatet e përgjithshme”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj tha se i gjithë procesi i rinumërimit po shkon shumë mirë dhe të gjitha votat e rinumëruara po përcillen nga vëzhguesit e subjekteve politike.
“Stafi që bën rinumërimin është i obliguar që gjendjen çfarë është brenda kutisë së votimit ta pasqyroj në formularët e rezultateve, domethënë gjendjen reale. Procesi vëzhgohet nga vëzhguesit e subjekteve politike, procesi është mjaftë transparentë dhe secili nga vëzhguesit mund ta shoh secilën votë për subjekte dhe kandidatë. Kjo garanton transparencën dhe saktësinë e rinumërimeve që bëhen në QNR”, shtoi Ahmetaj.
Kujtojmë se rinumërimi i votave pritët të përfundojë mbas 3-4 dite.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













