Bota
Ja kush llogaritet i pasur në Gjermani
Secili me pagë mesatare prej më shumë se 3.440 euro në Gjermani konsiderohet zyrtarisht i pasur, tregon një hulumtim i Institutit të Punës në Këln
Shuma e fitimeve neto, pasi zbriten taksat, megjithëse nuk duket tepër e madhe, ajo është në dispozicion vetëm për çdo të dhjetin gjerman, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Ky limit i pasurisë është i vlefshëm për ata që jetojnë vetëm, dhe nëse flasim për një familje pa fëmijë ose një çift të martuar, kufiri i pasurisë është 5,160 euro ose pak më shumë se 2.550 euro për bashkëshort.
Arsyeja është se në një familje shpenzime të caktuara paguan me një çmim të vetëm, pavarësisht sa anëtarë përdorin shërbimet – siç janë interneti, ngrohja ose marrja me qira e një apartamenti.
Megjithatë, pothuajse asnjë nga ata me pagë më shumë se 3.500 euro nuk e konsideron veten të pasur, por vetëm një anëtar të klasës së mesme ose, në rastin më të mirë, të klasës së lartë të mesme.
Pjesëtarët e klasës së vërtetë të mesme, të cilët marrin rreth 1,870 euro në muaj, shpesh e konsiderojnë veten si njerëz në prag të varfërisë.
Pagat më të zakonshme për gjermanët janë ndërmjet 1.300 euro (për gratë) dhe 1.600 euro (për burra). Njerëzit e arsimuar në kolegj janë mesatarisht më të paguar, rreth 2.540 euro, një shumë e paarritshme për dy të tretat e popullsisë së vendit.
Në ish-Gjermaninë Lindore niveli i pasurisë është më i ulët dhe arrin në 2,839 euro, që është shuma e pagave të pranuara nga vetëm çdo i dhjeti gjerman në zonë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën