Kuzhina shqiptare
Kaçamak me djathë
Një recetë tradicionale si kaçamaku mund të rikrijohet duke i shtuar më shumë shije djathë dhe misër.
• 1 lt qumësht
• kripë
• 6 lugë djathë Cheddar
• 4 lugë gjelle miell i bluar (i bluar trashë)
• 5 lugë misër i konservuar
• 3 vezë
• piper (i freskët)
Përgatitja:
Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 190 gradë.
Vendosni në temperaturë mesatare një tigan të thellë. Më pas shtoni qumështin që të ngrohet dhe hidhini pak kripë.
Kur qumështi të jetë ngrohur, por jo shumë i nxehtë, shtojmë miellin e misrit.
E përziejmë derisa krijohet një masë e plotë dhe kremoze dhe lëreni në zjarr për gati 25 minuta.
Hiqeni mënjanë dhe lëreni të ftohet paksa.
Ndërkohë hidhni në grirëse kokrrat e misrit dhe bëjini pure.
Shtojini puresë djathin Cheddar, të verdhat e vezëve, pak kripë, pak piper. Hidheni te kaçamaku që keni përgatitur.
Në një tas të madh rrihni të bardhat e vezëve derisa të fryhen. Shtojini dhe këto te masa kremoze.
Ndajeni masën në 8 tasa dhe piqeni për 40-45 minuta, derisa pudingu të jetë bërë plotësisht.
Ju bëftë mirë!
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












