Kosova
Kafe dhe limon, përzierja më e fortë për humbje peshe
Dy ingredientët më të shpeshtë në guzhinë që janë kafja dhe limoni, së bashku krijojnë një pije, e cila mendohet të djegë efektivisht yndyrnat e barkut, ku gjithashtu reduktojë yndyrnat përgjatë belit apo të mundësojnë humbjen në tërësi të peshës trupore, përcjell albinfo.ch.
Kafeja që do të përdorni duhet të përmbajë kafeinë, dhe jo të jetë decaffeinato, pasi kafeina ka nivel të lartë antioksidantësh, gjithashtu ndihmon në menaxhimin e peshës. Acidi klorogjenik dhe teobromini, në përbërje të kafesë janë faktorë kyç që nxisin humbjen e peshës, sepse ndihmojnë në copëzimin e qelizave yndyrore. Kafeina stimulon termogjenezën, nëpërmjet së cilës trupi ynë çliron nxehtësi, energji, duke djegur kështu më shumë kalori.
Limoni, në anën tjetër, largon toksinat nga trupi ynë, krijon ndjesinë e ngopjes dhe madje nuk lejon që të marrim shumë kalori nga ushqimet.
Tani që e dimë se çfarë janë të aftë të bëjnë këta dy ingredientë, le të bëjmë pijen tonë.
1-Marrim një filxhan çaji bosh.
2-I hedhim një filxhan kafeje të ngrohtë.
3-Më pas shtrydhim gjysmë limoni.
4-Pjesën e mbetur të hapësirës e mbushim me ujë të ngrohtë.
5-I përziejmë.
Pija rekomandohet të konsumohet në mëngjes esëll, e pas 30-45 minutash mund të konsumoni mëngjesin. Po ashtu nëse ndiqni aktivitet fizik, ju mund ta përdorni 10-15 minuta para se të filloni ushtrimet. Rezultatet tregojnë se shumë individë kanë humbur 1-2 cm dhjam brenda një jave.
Personat që kanë probleme me kafeinën ose limonin sugjerohet që më parë të konsultohen me një dietolog.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













