Kosova
Kamberi: Mirënjohës miqve amerikanë për përkrahjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës
Mbështetjen e kongresmenëve amerikanë për reciprocitet në të drejtat e minoriteteve e ka mirëpritur deputeti i vetëm në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Jashtëzakonisht mirënjohës miqve tanë në Kongres për përkrahjen e parezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Kamberi.
Kongresmenët Ritchie Torres dhe Jim Himes me një letër drejtuar kreut të Departamentit të Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, kanë kërkuar të drejta të njëjta edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Letrën që e nisën në prag të takimit të Ohrit, kongresmenët theksojnë rëndësinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve, e po ashtu edhe njohjen reciproke.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











