Lajme
Konsumatorët ende të pasigurt në produktet ushqimore
Qytetarët nuk kanë shumë njohuri për synimin e politikave mbrojtëse të konsumatorit.
Ministria Tregtisë dhe Industrisë mbajti tryezë më temë “Roli dhe rëndësia e mbrojtjes së konsumatorit”.
Në këtë tryezë u tha se ndonëse Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve është në fuqi nga 2004, qytetarët nuk kanë shumë njohuri për synimin e politikave mbrojtëse të konsumatorit.
Bazuar në këtë, zëvendësministri i tregtisë, Gjynejt Ustaibo shpalosi disa mekanizma që rregullojnë të drejtat e konsumatorit. Ai ka thënë se po bëhet ligji i ri ligji për mbrojtjen e konsumatorit, i cili do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Por kreu i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se ndonëse korniza ligjore ekziston, konsumatori ende nuk merr shërbimet të cilat i takojnë.
“Është duke u draftuar ligji i ri i cili po draftohet akoma pa u bërë analiza se çfarë ka dështuar dhe çfarë ka ndodhur, pse po mbrohet ligji paraprak ndërsa gjendja në terren mbetet e njëjtë, konsumatori akoma nuk i merr ato shërbime për të cilat ai paguan dhe nuk i ka ato shërbime me të cilat ai do të ishte e satisfaksionuar”, ka theksuar Kaçaniku.
Drejtues të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, kanë thënë se po punojnë intensivisht në mënyrë që konsumatorët të kenë ushqim cilësor.
Aktivitete të organizuara nga institucionet me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e konsumatorit do të ketë gjatë një jave.
Gjithashtu, Kosova ka mungesë të hulumtimit rreth asaj se konsumatorët sa janë të informuar për të drejtat e tij dhe sa është i informuar për cilësinë e prodhimeve ushqimore të cilat i përkasin konsumit të përditshëm.
Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale – STRAS, nëpërmjet realizimit të pyetësorit të dizajnuar për të nxjerr informata për sjelljen e konsumatorit kosovar ka nxjerrë një rezultat për nivelin e informimit për të drejtat e konsumatorit, njohurit për prodhimet ushqimore si dhe prej cilave kanale ai informohet për të drejtat e tij.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë













