Kosova
Kosova i “ngjall të vdekurit” në ditën e zgjedhjeve
E në listën përfundimtare të votuesve i përfshin edhe qytetarët e vdekur, familjarët e të cilëve kanë dëshmi certifikatat e vdekjes të autoriteteve civile e dëshmitë e autoriteteve fetare
Nëpër rrjete sociale e kafene, shumëkush ka ironizuar pse shteti më i ri evropian ka më shumë qytetarë me të drejtë vote se banorë sipas regjistrimit të vitit 2011. E në listën përfundimtare të votuesve i përfshin edhe qytetarët e vdekur, familjarët e të cilëve kanë dëshmi certifikatat e vdekjes të autoriteteve civile e dëshmitë e autoriteteve fetare shkruan sot Koha Ditore, percjell Albinfo.ch.
Kosova ka të gjithë mekanizmat shtetërorë dhe ndihmën e bashkësive fetare, por prapëseprapë qytetarët në çdo proces zgjedhor shohin emrat e të dashurve të ndjerë në listën e votuesve. Ka raste kur raportohet edhe për “ngjalljen” e tyre pasi dikush ka nënshkruar poshtë emrit të tij dhe kundërligjshëm ka hedhur fletëvotimin në kuti.
Mbikëqyrësit e shoqërisë civile dyshojnë se përveç neglizhencës së mekanizmave shtetërorë, problemet përsëriten në çdo proces zgjedhor edhe për shkak se subjektet politike mund të përfitojnë vota prej vëzhguesve të tyre të gatshëm për të marrë përsipër rrezikun “për të votuar” për të vdekurit, ose për mërgimtarët që nuk kanë mundësi të votojnë.
E sistemi i drejtësisë, edhe kur i ndëshkon shkelësit e ligjit, i dënon me gjoba simbolike ose me kusht. Keqpërdorimet e kësaj fushe dhe kufizimet burokratike me të cilat përballen mërgimtarët, cenojnë demokracinë edhe ashtu të brishtë të Kosovës, vlerësojnë monitoruesit dhe analistët.
“Mënyra e parë dhe mundësia e parë për keqpërdorim të votës është mospastrimi i listës zgjedhore me vetë faktin që ka njerëz në listë të votuesve që dihet me siguri se nuk do të votojnë, dhe kjo përbën rrezikshmëri të madhe që krejt sistemi të manipulohet, sepse mjafton një nënshkrim në listë të votuesve dhe ai person, kushdo mundet me ba, me pasë të drejtën me votu për shkak të atij nënshkrimi”, thekson Artan Murati, nga organizata joqeveritare KDI, që në tetorin e vitit të kaluar publikoi raportin
“Çdo votë duhet të vlejë”. Aty janë vënë në pah mangësi të shumta, me theks të veçantë mundësitë për keqpërdorim të emrave të qytetarëve të vdekur dhe të mërgimtarëve në listën e votuesve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? Ekspertët theksojnë gjithashtu se puna me kohë të pjesshme nuk është gjithmonë zgjedhje e lirë. Në... -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud -
Zvicra në mesin e top vendeve me konsum të lartë të pastës në botë -
Stacioni i trenit në Cyrih ofron “përvojën më të mirë premium” për udhëtarët













