Kosova
Kosova ka bërë një punë të mirë në menaxhimin e migrimit
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë një konference ka përmbyllur Projektin e binjakëzimit të Bashkimit Evropian “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”.
Më këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, vlerësoi lart kontributin e dhënë nga Bashkimin Evropian dhe shtetet zbatuese të këtij projekti.
“Projekti i binjakëzimit i Bashkimit Evropian, sikurse edhe të gjitha projektet e tjera të binjakëzimit, ndër të tjera synon fuqizimin e kapaciteteve institucionale me një impakt afatgjatë”, tha Mustafa, duke shtuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar drejt zhvillimit të strukturuar dhe nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë në orientimin e qartë për implementimin e kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Ai theksoi gjithashtu se kur bëhet fjalë për riintegrimin e të kthyerve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht drejtoria përkatëse ka zhvilluar sistemin për monitorim, janë hartuar hartat e procesit, si dhe është zhvilluar plani i trajtimit.
“Duhet përmendur si një shembull të suksesit pilot-projektin e shkëmbimit të informatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Suedeze në fushën e kthimit dhe riintegrimit të të kthyerve”, tha Mustafa, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Ndërsa zëvendësshefi i Zyrës se BE-se/PPBE, Riccardo Serri, tha se Projekti i binjakëzimit jo vetëm që demonstron përkushtimin e BE-së për të vazhduar partneritetin me Kosovën, në procesin e ndërtimit të kapaciteteve në fushën e menaxhimit të migrimit, po gjithashtu ka për qëllim të përfshihet drejtpërdrejt me qytetarët e Kosovës.
“Të arriturat në këtë projekt janë vetëm një hap më tutje në bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe BE-së në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit”, tha Serri.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, tha se është bërë një punë e madhe në menaxhimit të migrimit, kjo është bërë në formë të fletushkave të informimit, procedura të operimit standard, duke vlerësuar se është kruciale që këto dokumente dhe akte tjera ligjore të aprovohen dhe të implementohen plotësisht.
Qëllimi i projektit ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve relevante të Kosovës në menaxhimin efektiv te migrimit si dhe harmonizimin e politikave dhe legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së.
Ky projekti është financuar nga BE-ja dhe është zbatuar nga Holanda me partnerët kryesorë Suedinë dhe Austrinë, ndërsa partnerë tjerë kanë qene Letonia, Polonia, Belgjika.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor