Lajme
Kosova s’ka buxhet për ambasada
Gjatë këtij viti, MPJ-ja ka buxhet prej 18 milionë euro, kurse vetëm për funksionimin e ambasadave janë ndarë 15 milionë euro
Për shkak të mungesës së buxhetit, edhe dy vite Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk planifikon të shpenzojë buxhet për blerjen e objekteve për ambasadat e Kosovës nëpër botë.
Gjatë këtij viti, MPJ-ja ka buxhet prej 18 milionë euro, kurse vetëm për funksionimin e ambasadave janë ndarë 15 milionë euro, ndërsa një pjesë e madhe e këtij buxheti do të shpenzohet për qiratë e ambasadave.
Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë të martën se është një vendim i MPJ-së që bën përpjekje që gjatë dy viteve të ardhshme të mos blejë ndërtesa të reja për ambasada. Hoxhaj ka thënë se një pjesë e buxhetit duhet të jetë në dispozicion të zhvillimit të vendit dhe të plotësimit të kërkesave që kanë qytetarët e Kosovës brenda për brenda dhe pastaj, në një periudhë afatmesme, duhet të mendohet që edhe ambasadat tona të kenë ndërtesat e tyre.
Ministri Hoxhaj ka konsideruar se funksionimi nëpër zyre me qira është diçka e natyrshme dhe se kjo ndodh edhe te shumë vende të BE-së..
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














