Futboll
Kosovare Asllani fiton medaljen e argjendtë
Suedia nuk ia arriti të fitojë në finalen e futbollit te femrat në Tokio
Kanada ka fituar medaljen e artë në futboll për femra, duke mundur Suedinë në finale me penallti 3:2. Sulmuesja e Suedisë, Kosovare Asllani fitoi kështu medaljen e argjendtë, shkruan albinfo.ch.
Koha e rregullt kishte përfunduar 1:1, ku Asllani kishte asistuar në golin e vetëm të Suedisë.
Në penallti, ishte pikërisht futbollistja me prejardhje nga Kosova e cila gjuajti e para dhe goditi shtyllën për të mos shënuar. Në fund, Kanada triumfoi 3:2.
Asllani bëhet shqiptarja e tretë që fiton medalje në Lojërat Olimpike në Tokio, pasi më herët fituan Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në xhudo, duke përfaqësuar Kosovën.
E-Diaspora
-
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë “Le të punojmë së bashku për një Graz më të fortë, më të drejtë dhe më... -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion
Jeta në Zvicër
-
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate Formula fituese e Yakinit, me Xhakën në krye, vazhdon të japë rezultate... -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë -
Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës













