Lajme
Kosovarët kursejnë, bankat investojnë jashtë Kosovës
Për gjashtë muaj kosovarët i deponuan në bankat komerciale 166 milionë euro
“Vlera e depozitave në dhjetor 2010 kap shifrën e 1 miliard e 931 milionë e 708 mijë euro, ndërkohë që në dhjetor 2011, kjo shumë është 2 miliardë e 97 milionë e 586 mijë euro”, ka thënë për Express, zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada.
Nga ana tjetër, vlera e kredive te lëshuara, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore, deri më 31 dhjetor 2011, ka arritur shifrën 1 miliard e 675 milionë e 580 mijë euro, derisa kreditë në të njëjtën periudhë të vitit 2010 kapnin shifrën 1 miliard e 435 milionë e 405 mijë euro.
Pavarësisht kësaj, bankat në Kosovë, përkundrazi, po investojnë miliona euro jashtë vendit. Edhe pse kreditimi i ekonomisë kosovare, për njohësit e ekonomisë, as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e saj.
Vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, bankat kanë investuar mbi 200 milionë euro depozita të qytetarëve në letra me vlerë jashtë vendit. Kjo sipas raportit të fundit të BQK-së, paraqet nivelin me të lartë të investimeve të bankave në letra me vlerë që nga viti 2006.
“Duke arritur shumën prej 205.6 milionë eurosh në qershor 2011, pjesëmarrja e investimeve në letra me vlerë në gjithsej asetet e sistemit bankar arriti në 8.2 për qind, e cila paraqet nivelin më të lartë të investimeve të bankave në letra me vlerë që nga viti 2006”, thuhet në raportin BQK-së.
Nga bankat, kjo kryesisht arsyetohet nga rreziku i likuiditetit, duke përfshirë këtu rrezikun për kthimin e kredive dhe proceset e vonuara gjyqësore.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno












