Kosova
Kosovarët rrezikojnë t’i humbin kursimet në bankat e Serbisë për shkak të heshtjes së institucioneve
Mirëpo, për shkak të mosangazhimit institucional të Kosovës, ato mjete rrezikojnë të humbasin
Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin mjetet e kursyera në bankat e Serbisë, përfshirë edhe ato të kohës së ish-Jugosllavisë, të cilat janë depozituar kryesisht gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Mirëpo, për shkak të mosangazhimit institucional të Kosovës, ato mjete rrezikojnë të humbasin.
Qe dy muaj, Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë kthyer një përgjigje Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka propozuar që të themelohet një zyrë ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë për kursimet e tyre, e të cilat pastaj do të mund të dorëzoheshin në Beograd nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën, shkruan Koha Ditore.
Afati që ka dhënë Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për zbatim të këtij vendimi, sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, është 23 dhjetori i këtij viti.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Drejtësisë, që nga e premtja e javës së kaluar nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës lidhur me këtë çështje. Dy institucione të tjera, angazhimin e të cilave e ka kërkuar Avokati, janë edhe Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës. E para ka thënë të mos i jetë përgjigjur, ndërkohë e dyta ka thënë se e ka ngritur këtë çështje duke i dërguar një letër Bankës Qendrore të Serbisë, në të cilën kërkohen shpjegime se në çfarë mënyre mund të kthehen ato mjete tek qytetarët e Kosovës. BQK’ja nuk ka marrë një përgjigje ende nga autoritetet e Serbisë. Nga Ministria e Financave, gazetës i kanë thënë se kjo çështje bie në fushëveprimin e Ministrisë së Punës dhe se ata janë të gatshme për të ofruar asistencë në këtë proces percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














